Lidhu me ne

Radar

Shkullaku “masakron” Ulsi Manjën: Si mund të flasësh budallallëqe ndërsa janë zhdukur miliona euro?


Gazetari Armand Shkullaku ka komentuar reagimin e ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, të parin nga ai lidhur me aferën e inceneratorëve pas disa javësh denoncime dhe dëshmi të forta.

Ai shprehet i habitur se si ministri i drejtësisë mund të flasë “budallallëqe” kur miliona euro janë zhdukur.

Ministri i Drejtësisë i një shteti serioz nuk do të duhej të flinte gjumë. Ngrihen dy Klodë dhe rrafshojnë buxhetin e shtetit. Zoti Manja nuk është i shqetësuar p.sh. pse duhet të bëhet reklamë në media një kompani që djeg plehrat. Mirë prokurorët nuk marrin vesh nga financat e bankat, po këtë reklamën e shohin ata? Mirë, nuk e kape transaksionin se je i trashë. Po këtë reklama në TV nuk të ngre pyetje? As Eskobari nuk bëri dot kaq lekë në aq pak kohë. Vetëm në Shqipëri ndodh që ministri i Drejtësisë të mos ketë pikën e cipës dhe të dalë e të flasë budallallëqe, në një kohë kur këtu kanë avulluar qindra miliona euro!”– deklaroi sot Shkullaku, ndërsa ishte i ftuar në programin “Të Paekspozuarit në “MCN TV”.

Ky koment vjen pas reagimit të parë zyrtar të ministrit Ulsi Manja për inceneratorët, i cili në një postim në rrjetet sociale, nuk u mor me vjedhjen por me një përgjigje politike për presidentin Ilir Meta.

 “Ulëritëse është që Ilir Meta vazhdon ndot dynjanë, ndërkohë që emrat e të vdekurve me të cilët ai luan për të ulëritur, janë nxjerrë nga dosjet e çuara në prokurori prej vitesh nga hetimi tatimor! Po diçka tjetër ia prish gjumin Ilir Metës, dhe nuk ka faj i shkreti…”– shkruante Manja në Facebook.

Ky koment i parë i ministrit të drejtësisë për çështjen e inceneratorëve, pas disa javësh denoncimesh të forta, erdhi pasi kreu i shtetit kritikoi institucionet për qëndrimin në raport me këtë aferë duke ngritur pikëpyetje mbi sistemin bankar që pranon firma nga njerëz që nuk jetojnë. Meta iu referua rastit të një zonje të moshuar që ka ndërruar jetë 5 vite më parë, emri i të cilës ishte përdorur në skemën e inceneratorëve, ku transaksione prej 5 deri në 6 milionë euro ishin kryer në emër të saj.

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix16 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix16 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix16 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix16 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook