Lidhu me ne

Mix

Vrasja e John F. Kennedy, dhe vrasje të tjera politike

Vrasjet politike që e ndryshuan rrjedhën e historisë

Vrasjet politike që e ndryshuan rrjedhën e historisë

Shumë udhëheqës janë vrarë përgjatë historisë për një sërë arsyesh, dhe këtu përfshihet presidenti amerikan Xhon Kenedi, kryeministrja pakistaneze Benazir Buto dhe kryeministri izraelit Jitzhak Rabin. Politikani më me ndikim në Japoni, ish-kryeministri Shinzo Abe vdiq nga plagët e marra pasi u qëllua në një atentat gjatë një fjalimi që po mbante për fushatën zgjedhore të partisë së tij. Mbetet ende e paqartë nëse vrasja e Abe ishte e nxitur nga motive politike apo fetare.

Xhon F.Kenedi

Vrasjet politike që e ndryshuan rrjedhën e historisë

Presidenti i 35-të i SHBA-së, Xhon F.Kenedi, u vra më 22 nëntor 1963 në qytetin e Dallasit në shtetin e Teksasit. Li Harvi Osvald, vrasësi i supozuar, u qëllua për vdekje dy ditë më vonë nga Xhek Rubi, pronar i një klubi nate në Dallas. Pavarësisht 59 viteve që kanë kaluar nga ajo ngjarje, vrasja e Kenedit ende mbetet temë e një debati shumë të gjerë.

Mbreti Faizal

Vrasjet politike që e ndryshuan rrjedhën e historisë

Faizal Bin Abdulaziz Al Saud ishte mbreti i Arabisë Saudite nga viti 1964 deri në vrasjen e tij më 25 mars 1975. Ai zbatoi një sërë reformash në vendin e tij. Lejoi ngritjen e televizioneve dhe hapjen e shkollave për vajzat. Po ashtu, luajti një rol të rëndësishëm në embargon e naftës që shkaktoi krizën e naftës në vitin 1973. Faizal, 68 vjeç, u qëllua për vdekje nga nipi i tij 30-vjeçar Princi Faizal Bin Musaid bin Abdulaziz Al Saud në Pallatin Mbretëror në Riad.

Park Çung-Hi

Vrasjet politike që e ndryshuan rrjedhën e historisë

Presidenti Park Çung-Hi, që e mori pushtetin nëpërmjet një grushti shteti ushtarak të vitit 1961 në Korenë e Jugut, u qëllua për vdekje në një restorant nga miku i tij Kim Jae Kju, shefi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Koreane, më 26 tetor 1979. Që kur mori kontrollin e Koresë së Jugut, Çung-Hi sundoi me një grusht të hekurt. Kim pretendoi se e vrau presidentin për të rivendosur demokracinë në vend.

Muhamed Anvar Sadat

Vrasjet politike që e ndryshuan rrjedhën e historisë

Presidenti egjiptian Anvar Sadat u vra në vitin 1981 nga anëtarët e grupimit xhihadit islamik egjiptian, pak kohë pas nënshkrimit të diskutueshëm të një traktati paqeje me Izraelin në vitin 1979. Sadat erdhi në pushtet në vitin 1970, pas vdekjes së Abdel-Naser. Sadat cilësohej si krijuesi i paqes, pasi e udhëhoqi vendin gjatë luftës së vitit 1973 kundër Izraelit.

Indira Gandi

Vrasjet politike që e ndryshuan rrjedhën e historisë

Indira Gandi, ishte kryeministrja e parë dhe e vetme grua e Indisë. Ajo u qëllua për vdekje nga dy truprojat e saj të besimit fetar Sikh më 31 tetor 1984. Ata thanë në gjykatë se e ndërmorën atë akt në shenjë hakmarrjeje, pasi Indira kishte urdhëruar një bastisje ushtarake në Tempullin e Artë, tempullin më të shenjtë Sikh. Vrasja çoi në trazirat anti-Sikh të vitit 1984, në të cilat gjetën vdekjen mijëra anëtarë të këtij komuniteti.

Olof Palme

Vrasjet politike që e ndryshuan rrjedhën e historisë

Kryeministri suedez Olof Palme ishte një kritik i shpeshtë i politikës së jashtme të SHBA-së, Bashkimit Sovjetik, si dhe regjimit të Aparteidit në Afrikën e Jugut. Palme u qëllua pas shpine më 28 shkurt 1986, pasi kishte dalë nga një kinema në Stokholm, së bashku me gruan e tij.

Kjo ngjarje tërhoqi vëmendjen e politikanëve të tjerë suedezë që dilnin në publik pa asnjë masë sigurie. Pasi qëlloi Palmen, vrasësi u largua me armën e krimit. Ende nuk dihet autori i asaj ngjarjeje, edhe pse u morën në pyetje më shumë se 10.000 njerëz, nga të cilët 130 prej tyre pranuan përgjegjësinë për krimin.

Jitzhak Rabin

Vrasjet politike që e ndryshuan rrjedhën e historisë

Kryeministri izraelit Jitzhak Rabin u vra më 4 nëntor 1995 për shkak të bisedimeve të paqes me palestinezët. Autori ishte radikali i së djathtës izraelite Jigal Amir. Marrëveshjet e Oslos të vitit 1993 që nënshkroi Rabin, synonin të hidhnin themelet për bisedimet e paqes.

Roli i Rabinit në ato bisedime i dha atij Çmimin Nobel për Paqe, së bashku me liderin palestinez Jaser Arafat. Pas vrasjes së Rabin, mundësia e zgjidhjes së çështjes palestinezo-izraelite me krijimin e 2 shteteve u bë edhe më e vështirë.

Rafik Hariri

Vrasjet politike që e ndryshuan rrjedhën e historisë

Vrasja e ish-kryeministrit Rafik Hariri, i njohur si politikani që e rindërtoi Libanin, ndikoi thellë në kursin që po ndjek ky vend. Hariri, që erdhi në pushtet në vitin 1992 pas Luftës Civile, dhe që udhëhoqi rindërtimin e vendit për të fshirë gjurmët e luftës, u vra më 14 shkurt 2005 gjatë një atentati me bombë në Bejrut. Pas asaj ngjarje Libani u polarizua, ndërsa  pasiguria u shtua. Vendi, i dominuar nga paqëndrueshmëria politike, po përjeton aktualisht një nga krizat më të mëdha ekonomike në historinë e tij.

Benazir Buto

Vrasjet politike që e ndryshuan rrjedhën e historisë

Benazir u vra në një sulm terrorist gjatë një tubimi në parkun historik Liakuat të Raualpindi në dhjetorin e vitit 2007. Në vitin 1988, ajo ishte presidentja e parë grua e Pakistanit, e zgjedhur në një vend me shumicë myslimane. Buto, që u shkarkua nga posti i saj, të cilin e mbajti për 2 vjet për shkak të akuzave për korrupsion, u bë kryeministre në vitin 1993 për herë të dytë.

Ajo u shkarkua 3 vite më vonë, me akuza të ngjashme, dhe u largua vullnetarisht nga Pakistani në vitin 1999. U rikthye në vitin 2007, kur edhe gjeti vdekjen. Gjithsesi partia e saj fitoi zgjedhjet e vitit 2008, dhe bashkëshorti i saj, Asif Zardari, dhe nënkryetari i partisë, Sajet Gilani, u bënë përkatësisht president dhe kryeministër.

Jovenel Moise

Vrasjet politike që e ndryshuan rrjedhën e historisë

Presidenti 53-vjeçar i Haitit u vra më 7 korrik të vitit 2021, gjatë një sulmi në shtëpinë e tij nga persona të armatosur. Gruaja e tij mbeti e plagosur. Të paktën 40 persona u arrestuan në lidhje me atë atentat, që ende sot mbetet një mister, pasi askush nga të arrestuarit nuk është akuzuar zyrtarisht për krimin.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook