Lidhu me ne

Mix

Nga John F. Kennedy te Winston Churchill, fjalët e fundit që thanë politikanët e njohur para vdekjes

Nga Kenedi te Çërçilli, fjalët e fundit qëFoto ilustruese

Ekziston diçka e fuqishme te fjalët e fundit që thotë një njeri para se të vdesë. Mjerisht, vdekja është kaotike dhe e dhimbshme, ndaj edhe politikanët e famshëm nuk kanë thënë domosdoshmërisht fjalët e fundit më të thella dhe kuptimplota që mund t’u shkonin për shtat.

Uliks S.Grant

Nga Kenedi te Çërçilli, fjalët e fundit që

Uliks S.Grant, gjenerali fitimtar i Luftës Civile dhe president i Shteteve të Bashkuara, ishte një adhurues i madh i purove. Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, Grant kishte 20 puro të rreshtuara në tavolinën e tij çdo mëngjes, dhe deri në fund të ditës, do t’i pinte të gjitha. Kjo për 2 dekada, prandaj nuk është aspak e habitshme që ai u prek nga kanceri në fyt.

Sëmundja i shkaktoi një agoni të gjatë. Siç shkruante vetë Grant në një letër: “…asgjë nuk më jep aq shumë dhimbje sa gëlltitja e ujit. Me duket si plumbi i shkrirë që zbret në fyt”. Pak çaste para vdekjes së tij në vitin 1885, Grant i tha vetëm një fjalë bashkëshortes së tij: “Ujë!”

Majkëll Kolins

Nga Kenedi te Çërçilli, fjalët e fundit që

Kolins ishte udhëheqësi i lëvizjes për pavarësi të Irlandës. Por në vitin 1921, ai mori vendimin e diskutueshëm për të nënshkruar një traktat me britanikët, me të cilin jo të gjithë irlandezët ishin dakord. Më 24 gusht 1922, Kolins po udhëtonte në një autokolonë makinash i mbrojtur nga disa truproja. Ajo ra në një pritë të organizuar nga rreth 200 nacionalistë irlandezë. Kolins u plagos rëndë në kokë. Para se të vdiste, raportohet se ai tha: “Falini ata. Më varrosni në Glasnevin së bashku me djemtë”.

Indira Gandi

Nga Kenedi te Çërçilli, fjalët e fundit që

Më 30 tetor 1984, kryeministrja e Indisë, Indira Gandi, deklaroi para një turme mbështetësish: “Mua nuk më intereson një jetë e gjatë. Nuk kam frikë nga vdekja. Nuk më shqetëson nëse jeta ime sakrifikohet në shërbim të këtij kombi. Nëse vdes sot, çdo pikë e gjakut tim do ta gjallërojë kombin”.

Kjo deklaratë bëri bujë vetëm për disa orë. Të nesërmen në mëngjes, Gandi u vra nga 2 prej truprojave të saj të komunitetit etnik Sikh. Më 31 tetor, Gandi shkoi në mëngjes në zyrën e saj, i përshëndeti dy truprojat e saj duke u thënë “Namaste!” Si përgjigje, ata nxorën armët dhe e qëlluan për vdekje. Ata ishin të pakënaqur me politikat shtypëse të Gandit ndaj komunitetit dhe fesë së tyre të veçantë. 

John F.Kenedi

Nga Kenedi te Çërçilli, fjalët e fundit që

Vrasja e presidentit amerikan ndodhi në Dallas të Teksasit më 22 nëntor 1963. Versioni zyrtar është se autori i ngjarjes ishte Li Harvi Osvald. Ai u arrestua brenda disa minutash, por u vra 2 ditë më vonë nga Xhek Rubi, ndërsa po transportohej për në gjykatë për masën e sigurisë.

Ky akt nxiti shumë teori konspirative. Por cilat ishin fjalët e fundit të presidentit? Xheki Kenedi, e veja e tij, dëshmoi para Komisionit hetimor Uoren se pak sekonda para të shtënave, gruaja e guvernatorit të Teksasit, e cila ndodhej në limuzinë me të i tha presidentit Kenedi: “Sigurisht që nuk mund të thuash që qytetarët e Dallasit nuk dinë t’ju presin mirë…. E pyetur se si u përgjigj presidenti, Xheki tha: Ai u përgjigj: ‘Jo, sigurisht që jo’”.

Hugo Çavez

Nga Kenedi te Çërçilli, fjalët e fundit që

Vdekja e diktatorit venezuelian Hugo Çavez më 5 mars 2013, erdhi pas një lëngate të gjatë. Dy vjet më parë, ai kishte njoftuar në televizion se i ishte nënshtruar një operacioni për një lloj kanceri të legenit, pa dhënë më shumë detaje. Pas kësaj, iu nënshtrua disa raundeve të kimioterapisë dhe operacioneve, pasi kanceri vazhdonte të rishfaqej.

Gjenerali Hose Ornela ishte me Çavezin kur ai dërroi jetë. Pavarësisht betejës së tij me kancerin, ishte një atak në zemër, ai që do të ishte shkaku zyrtar i vdekjes së diktatorit. Një ditë më parë, Çavez ra në koma, por para kësaj, ai arriti të thoshte fjalët e tij të fundit: “Nuk dua të vdes, mos më lër të vdes!”.

Uinston Çërçill

Nga Kenedi te Çërçilli, fjalët e fundit që

Gjatë jetës së tij të jashtëzakonshme, Uinston Çërçill kaloi 6 dekada në Parlamentin Britanik, shkroi dhjetëra libra, fitoi çmimin Nobel për Letërsi dhe pati një rol thelbësor në fitoren e Luftës së Dytë Botërore. Në një artikull të vitit 1965, gazeta “London Evening Standard” raporti se pavarësisht se ishte në gjendje kome për pjesën më të madhe të 2 javëve para se të vdiste pas një goditje në tru, Çërçill kishte pasur një moment kur ishte kthjelluar, pa dhëndrin e tij buzë shtratit dhe i tha: “Jam mërzitur me të gjitha!”. Çërçill vdiq 9 ditë pasi tha ato që besohet të jenë fjalët e tij të fundit më 24 janar 1965, në moshën 90-vjeçare.

MË TEPËR

Kryesore1 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix1 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Mix2 orë më herët

Kafeja – Ju bën mirë apo keq? Çfarë thonë ekspertët!

Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj një lëndimi fizik, infeksioni ose pranisë së një toksine dhe lënde të huaj...

Mix2 orë më herët

8 filma komedi në Netflix!

Nëse nuk keni bërë asnjë plan për fundjavën dhe keni vendosur të merrni ca kokoshka të mira me pijen tuaj...

Mix2 orë më herët

Dua Lipa zbulon tatuazhin e saj të preferuar, ja 2 arsyet e veçanta

Dua Lipa, e ftuar në podkastin “Sirius Xm”, tregoi ndër të tjera një prej tatuazheve të saj të preferuar, i...

Mix7 orë më herët

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

Foto ilustruese Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në...

Mix7 orë më herët

Justin Bieber dhe Hailey presin një bebe

Justin Bieber do bëhet baba! Me një set fotosh, ku Justin zgjodhi të ishte fotografi i Hailey, çifti dha lajmin...

Mix7 orë më herët

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga kafeja

Edhe pse konsumimi i moderuar i kafesë është një gjë shumë e mirë për shëndetin tonë, ndonjëherë disa njerëz duan...

Facebook