Lidhu me ne

Radar

Shikoni fytyrën e Erion Velisë kur uron mjekun Tritan Kalo

Mjeku Tritan Kalo në 66-vjetorin e lindjes

Mjeku Tritan Kalo merr urimin dhe vlerësimin e kryetarit të

Mjeku i njohur, Tritan Kalo e ka festuar krejt ndryshe 66-vjetorin e tij. Në shenjë vlerësimi për kontributin shumëvjeçar në mjekësinë shqiptare, atij iu rezervua një pritje e veçantë nga Bashkia e Tiranës dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Së bashku me miq e familjarë, Kalo u ndje i vlerësuar teksa mori një dhuratë simbolike nga kryebashkiaku në këtë ditë të veçantë.

Mjeku Tritan Kalo merr urimin dhe vlerësimin e kryetarit të

Si kryetar i Bashkisë, por edhe si shok, si mik dhe si qytetar i këtij qyteti, te cilin e ndajmë sebashku – nje qytet qe nuk është perfekt, por që është mirënjohës – doja t’ju benim një urim të veçantë në këtë ditë të veçantë të lindjes, për të gjithë kontributin e paçmuar. Ti je një “vrapues” i qytetit tonë, i këtij qyteti që gjithmonë e më shumë duhet të vlerësojë të mirën, duhet të frymëzohet nga e drejta, nga paqja, nga ata që i bashkojnë dhe nuk i përçajnë njerëzit. Profesor Tritan Kalo është padyshim figura më dinjitoze e këtij përshkrimi,” tha Veliaj.

Kryebashkiaku shprehu mirënjohjen e veçantë për kontributin e gjatë të mjekut të njohur infeksionist, i cili ishte edhe në krye të betejës më të fundit dhe më të vështirë, atë me pandeminë e Covid 19.

“Dua të flas edhe në emër të atyre që kanë provuar mirësinë tënde, kujdesin tënd, por ndoshta nuk kanë patur kurrë mundësi të të thonë faleminderit. Faleminderit për gjithë mirësinë, dashurinë, përkushtimin, që na provuar çdo ditë se e mira triumfon mbi të keqen, se drita, mençuria triumfon mbi injorancën, mbi errësirën, dhe se ky qytet e ka tabanin e fortë. E di që ndonjëherë, ndoshta pa dashje, ndoshta me qëllim, një minorancë e zhurmshme merr më shumë vëmendje, merr më shumë jehonë, dëgjohet më shumë, por ata nuk jane shumica e qytetit. Pjesa dërrmuese e njerëzve janë të mirë, janë të ditur, janë të mençur, investojnë në dije, investojnë në shkencë, besojnë tek njerëzit me reputacion, nuk i shkojnë pas histerisë së radhës, i shkojnë pas dijes, njohurisë, shërbimit, vetëmohimit,” nënvizoi Veliaj.

Nga ana e tij, profesor Kalo u shpreh i lumtur për këtë surprizë të veçantë në një ditë të rëndësishme për të. “Është një surprizë dhe kënaqësi e veçantë, një dhuratë nga i pari i qytetit. Tirana është rritur tashmë, pothuajse pjesa më e madhe e Republikës jeton këtu. Me përmasat e rritjes po i ngjan një Athine, e cila përfaqëson 2/3 e gjithë Greqisë. Unë si mjek i jam përkushtuar këtij profesioni sepse kuptoj që bashkëqytetarët e mi kanë nevojë për njerëz që më shumë i kushtohen misionit, sesa pasionit. Misioni e kompenson dhe pasionin, dhe sidomos mjeku duhet të jetë misionar para se t’i nënshtrohet etheve të pasionit. Unë jam pak idealist, kam mbetur i tillë dhe besoj se do të mbetem i tillë. Faleminderit shumë” u shpreh Kalo.

Profesor Tritan Kalo prej afro 40 vitesh shërben si mjek infeksionist në Spitalin e Sëmundjeve Infektive, QSU “Nënë Tereza”.

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Do të dukesh me vetëbesim? Bëj këto veprime

PHOTO CREDITS: UNCHAINYOURBRAIN Vetëbesimi është një karakteristikë që me praktikën e duhur, kthehet në një armë shumë të fortë. Janë...

Mix1 orë më herët

Si ta bësh *fantastik* seksin gjatë pushimeve?

Si ta bësh *fantastik* seksin gjatë pushimeve? Nëse je me pushime me partnerin/en, të duhen me patjetër këto këshilla: 1....

Mix2 orë më herët

Si të bëhem milioner ? Si të bëhesh milioner përpara se të jesh 30 vjeç

Nga GRANT CARDONEEkspert ndërkombëtar i shitjeve Si të bëhesh milioner është një temë tabu. Të thuash që mund të bëhesh...

Aktualitet2 orë më herët

Dhe me dy vrasjet në Vlorë ju uroj një ditë të qetë e të bukur!!!

Koment nga Respublica.al Dhe me dy vrasjet në Vlorë ju uroj një ditë të qetë e të bukur!!! Është në...

Radar2 orë më herët

Video / Sanna Marin e Finlandës, party dhe alkol në një festë private! Shpërthejnë kritikat ndaj saj

Shumë persona e kanë quajtur “cool” për thjeshtësinë e saj, kryeministren e Finlandës, Sanna Marin, duket se i ka ardhur...

Mix3 orë më herët

Tre shenjat e Horoskopit që bëjnë më shumë para

Tre shenjat e Horoskopit që bëjnë më shumë para Disa shenja të Horoskopit konsiderohen më me fat kur bëhet fjalë...

Mix3 orë më herët

10 ushqimet më të pasura me ujë që na hidratojnë në stinën e verës

10 ushqimet më të pasura me ujë që na hidratojnë në stinën e verës Në mot të nxehtë, është e...

Mix3 orë më herët

Khaby Lame merr zyrtarisht nënshtetësinë italiane

TikTokeri më i ndjekur në botë merr nënshtetësinë Khaby Lame merr zyrtarisht nënshtetësinë italiane . “Betohem se do të jem...

Kryesore3 orë më herët

Berisha: “Ballkani i Hapur” do të shënojë masivisht falimentimin e fermave tona

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një bashkëbisedim me fermerët lidhur me subvencionet, mungesën e tregut dhe largimin e...

Mix3 orë më herët

Më mirë përnjëherë apo gradualisht, cila është mënyra më e mirë për të lënë duhanin?

Personat që heqin dorë nga duhanpirja do ta largojnë përgjithmonë me më shumë sukses këtë shprehi të keqe, se sa...

Facebook