Lidhu me ne

Aktualitet

Drejtori i Fondacionit të Butrintit dikur e konsideronte Shqipërinë shtet artificial i krijuar pa shqiptarë: Dëbuan grekët në jug (Video)


Kreu i Fondacionit që do të menaxhojë Butrintin, Richard Hodges gjatë një leksioni të mbajtur vite më parë për studentët në Romë e cilëson Shqipërinë një shtet të krijuar artificialisht pa pasur asnjë shqiptar.

Në një video të publikuar nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore shfaqet Hodges teksa jep leksione para studentëve duke e cilësuar vendin tonë si produkt të fuqive të mëdha dhe shtet të formuar pa pasur asnjë shqiptar në kohën e themelimit.

“Është një vend (Shqipëria) i krijuar artificialisht pa pasur asnjë shqiptar, nga anglezët dhe fuqitë e tjera të mëdha në Londër. Morën një vendim politik pas Luftës së Dytë Ballkanike”, thotë Hodges.

Më pas, në të njëjtin leksion Richard Hodges i referohet autonomisë së zgjeruar që mori për pak kohë nga Princ Vidi dhe “Protokolli i Korfuzit” jugu i Shqipërisë, duke përfshirë këtu edhe Korçën. Këtu, Hodges përkundër fakteve historike flet edhe për dëbim të grekëve.

“Për një moment të shkurtër, kjo zona këtu (tregon me gisht jugun e Shqipërisë) ishte një zonë e ndarë ishte Epiri. Por, me ndërhyrjen e fuqive të mëdha, kjo zonë u mbyll dhe shumë grekë u larguan për më në jug”, thotë ai.

Forumi për Trashëgiminë Kulturore ka reaguar duke u kërkuar deputetëve që miratuan si ligjin për kulturën, ashtu edhe koncesionin e Butrintit që të reflektojnë.

“Zotërinj deputetë, ju që votuan ligjin për dhënien e Butrintit te një fondacion i huaj! Ju që nuk lexuat asnjëherë ligjin Kumbaro, që do të sjellë një rrezikshmëri të lartë për trashëgiminë kulturore shqiptare. Ju që votuat emrat që ju vuri përpara ministrja Margariti, ku emri i Richard Hodges ishte lideri shkencor që do të shkruajë historinë e Butrintit. Ju që dëgjuat me vëshët tuaj kur Kryeministri ju tha në Parlament se Richard Hodges ishte miku i tij…”, thotë Forumi.

Kalimi i menaxhimit të Butrintit te një fondacion privat u miratua mes debateve në Kuvend. Për këtë qëllim është themeluar Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit.

Sipas ligjit të miratuar, fondacioni i krijuar do të menaxhojë për të paktën 10 vite Butrintin, ndërsa parashikon fondacioni të investojë rreth 7 mln dollarë. Megjithatë, nga opozita kanë akuzuar se për 10 vite, Butrinti do të gjenerojë të paktën 50 mln dollarë të ardhura për fondacionin, ndërsa koncesioni i hap rrugë ndërtimit të hoteleve dhe resorteve në zonën e mbrojtur.

Ndërkohë, sipas kësaj videoje të Hodges, që sot do të menaxhojë një prej trashëgimive kulturore e historike më të rëndësishme të shqiptarëve mendon që shqiptarët nuk ekzistojnë dhe se shteti i formuar është produkt artificial i fuqive të mëdha.

Përveç kësaj, ai shfaqet në të njëjtat linja me ekstremistët grekë sa i takon jugut të Shqipërisë, ku rasti më i fundit i shprehjes së ekstremizmit grek dhe synimeve të tyre u shpërfaq gjatë ngjarjeve që pasuan vrasjen e Konstantinos Kacifasit në Bularat.

 Gazetasi

Edi Rama: Do të jepja dorëheqjen vetëm nëse... BE tradhtoi Zaevin! -  Opinion.al

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix16 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix16 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix16 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix16 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix16 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook