Lidhu me ne

Mix

Sekreti për të shpëtuar nga gluteni!

Gluteni shfaqet, në disa variante, në të gjitha ushqimet e mira: biskota, pica, birrë dhe sigurisht te buka. Por tani, një kardiolog është këtu për të na treguar që ushqimet me bazë gluteni janë në të vërtetë toksike, por ka vetëm një lloj të shëndetshëm buke, mes të gjithave. Dr.Steven Gundry përforcon atë që shumë e kanë dëgjuar këto kohë. Ajo ndjeshmëria ndaj glutenit është diçka e vërtetë, edhe te njerëzit që nuk vuajnë nga sëmundja autoimune celiac. Gundry thotë që njerëzit duhet ta shmangin glutenin për të ulur rrezikun e inflamacionit që mund të çojë në rritjen e peshës.

Dr.Gundry është një armik i lektinës, një proteinë bimore që mund të dëmtojë stomakun dhe zorrët tuaja, ku bën pjesë edhe gluteni. Ai thotë që nëse duhet të hani bukë, ajo duhet të jetë buka e markës “Barely”. Meqë te ne nuk ekzistojnë këto produkte, po ju tregojmë çfarë është kjo lloj buke. Ajo përmban miell bajamesh, gjalpë bajamesh dhe vaj arrë kokosi dhe absolutisht jo drithëra, sojë apo maja. Nëse vendosni të mos hani prodhime të përbëra nga drithërat, produktet me miell bajamesh janë alternativa më e mirë.

Pak kohë më parë, një studim ka zbuluar që shumë produkte pa gluten mund të nxitin obezitetin më shumë sesa produktet përkatëse me miell integral, sepse përmbajnë më shumë yndyrna të ngopura dhe më pak proteina. Më të kritikuarat ishin mielli pa gluten, biskotat, bukët dhe makaronat e ngjashme. Për hir të së vërtetës, buka Barely Bread përmban 3 gramë proteina për fetë, njëlloj si një fetë buke me miell integral, që nënkupton nëse jeni duke shmangur glutenin, ky zëvendësues i bukur ka vlera ushqimore të përafërta me të.

Megjithatë, nëse jeni skeptikë ndaj rekomandimit të Dr.Gundry-t, mund të keni të drejtë. Revista Mjekësore Britanike, zbuloi pak kohë më parë, se njerëzit që nuk kanë sëmundjen celiac dhe ndjekin një dietë pa gluten nuk janë duke e ulur fare rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Në fakt, ndërprerja e të gjitha drithërave bashkë, mund t’i ekspozojë ata ndaj sëmundjeve të zemrës. Sigurisht, Barely Bread, apo buka me miell bajamesh, është shumë e mirë për ju, por konsultohuni me mjekun tuaj më parë nëse do vendosnit të përjashtonit të gjitha drithërat nga dieta.

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix12 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix12 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix12 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix12 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix12 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix12 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix12 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix12 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar13 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook