Lidhu me ne

Aktualitet

Berisha: Rama me heshtjen dhe deklaratat e tij u rreshtua me Vuçiçin


Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur rreshtim në krahun e Vuçiçit heshtjen dhe më pas deklaratat e Kryeministrit Rama lidhur me tensionet në veri të Kosovës.

Berisha shkruan se Rama kur ranë sirenat e luftës në veri të Kosovës heshti ndërsa pas 24 orësh kur kishin reaguar BE-ja, SHBA-ja e NATO, doli hapur në mbrojtje të Putinit dhe Vuçiçit.

Postimi i plotë:

Edi Rama me heshtjen dhe deklaratat e tij rreshtohet me Putinin dhe serbomadhin Vuçiç!

Te dashur miq, situata konfliktuale ne Veri te Kosovës e krijuar nga Putini i Vogël i Beogradit, Aleksandër Vuçiç, i cili kërcënoi me përgjigje vdeksore dhe konflikt qeverinë e Kosovës dhe NATO-n, ne rast se do te zbatoheshin marrëveshjet e reciprocitetit per targat dhe letërnjoftimet serbe ne Kosove. Pas këtyre deklaratave, dje pasdite dhe ne darke ne Veriun e Kosovës banda serbesh u ranë sirenave te luftës, bllokuan rrugët me barrikada dhe shkrehen breshëri armesh mbi Policinë e Kosovës.

Kjo gjendje konflikutaliteti u përball me një reagim te fuqishëm ndërkombëtar, ne rradhe te pare te NATO-s, e cila ka ne mbrojtje direkte Kosovën dhe, nëpërmjet KFOR-it deklaroi se ishte e gatshme te ndërhynte ne rast se rrezikohej stabiliteti i Kosovës.

Po kështu reagoi Bashkimi Evropian dhe Komisioni Europian me përfaqësuesin e larte te Politikes se Jashtme dhe Sigurisë, Jozef Borrel, i cili kerkoi heqjen e menjëhershme te barrikadave te vendosura ne rruget e komunave te Kosovës se Veriut dhe vendkalimet kufitare nga bandat e Vuçiç. Gjithashtu reagoi Ambasada e SHBA-se ne Prishtine, e cila e vlerësoi te ligjshme vendimet e qeverise se Kosoves per reciprocitetin per leternjoftimet dhe targat e leshuara ne Serbi por kerkoi shtyrjen me nje muaj te zbatimit te tyre, kerkese te cilen qeveria e Kosoves e pranoi.

Reaguan te gjitha forcat politike shqiptare kudo qe jane ne mbeshtetje te Qeverise se Kosoves.

Ashtu siç pritej, ne anen e Serbise dhe Vuçiçit u rreshtua menjehere Putini dhe qeveria e tij, i cili ben gjithçka per nxitjen e konfliktit ne rajon.

Por ndaj ketyre kercenimeve luftenxitese te serbomadhit Vuçiç, ne nje akt te turpshem vasaliteti te plote ndaj padronit, heshti per 24 ore si fija e barit, Edi Rama.

Kurse pas 24 oreve, ai doli hapur ne mbrojtje te Putinit te Madh dhe Putinit te Vogel duke e paraqitur ceshtjen jo te nxitur nga Moska dhe Beogradi por refuzim te marreveshjes nga serbet lokal per arsye te tyre.

Keshtu, Rama sot ne konference shtypi deklaroi: ‘’Unë i bëj thirrje autoriteteve në Beograd, Presidentit të Serbisë që të mos ushqejnë më asnjë lloj justifikimi apo alibie për grupe të caktuara në Veriun e Kosovës që për arsyet e tyre i kundërvihen zbatimit të një marrëveshje që jo vetëm duhet zbatuar por është e vlefshme për t’u zbatuar për t’i dhënë më shumë besueshmëri dialogut”.

Me një deklarate te tille Edi Rama, duke vlerësuar se gjendja nuk erdhi pas deklaratave te Kremlinit per destabilizimin e Ballkanit dhe ultimatumeve te padronit te tij Vuçiç për përgjigje vdeksore ndaj Kosovës dhe kërcënimit për konflikt ndaj perëndimit në rast se qeveria e Kosovës do te zbatonte marrëveshjen për reciprocitet, ai i del haptas ne mbrojtje politikes luftenxitese te Putinit dhe Vuçiçit.

Me kete deklarate ky tradhetar inkurajon konfliktin ne Kosove dhe, njelloj siç justifikon refuzimin nga padroni i tij Vuçiç per zbatimin e sanksioneve te BE ndaj Rusise, ai i thote komunitetit nderkombetar se nuk eshte Putini dhe Vuçiçi qe nxisin konfliktin por jane disa fshatare te pagdhendur serb qe nuk duan Albin Kurtin dhe nuk zbatojnë vendimet e qeverise se tij.

Po kështu, me këtë deklarate, ky puthador i shpifur i Beogradit i thotë Aleancës se Atlantikut te Veriut se u nxitua me deklaratën e KFOR-it për gatishmërinë për te vendosur stabilitetin ne Kosove, se atë nuk po e kërcënonte Beogradi i nxitur nga Moska por disa fshatare nacionalist serb qe nuk duan marrëveshjen dhe vendimet e qeverise se Albin Kurtit.

Me ketë rast, duke mbështetur plotësisht qeverinë e Kosovës, qëndrimin e NATO-s, BE dhe SHBA dënoj me forcën me te madhe provokacionet e ulëta te serbomadhit Vuçiç dhe qëndrimet e deklaratat e argatit te tij, tradhtarit te kombit shqiptar Edi Rama.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook