Lidhu me ne

Aktualitet

Shtatë raste kur Rama shmang përgjegjësitë si kryeministër

Reagimet që erdhën pas ngjarjes tragjike ku polici me skaf i mori jetën vogëlushes Jonada Avdia, ishin pjesë e strategjisë së zakonshme të propagandës.

Si fillim u shkarkuan disa policë në Vlorë, pastaj një aksion për bllokimin e Jetski-ve, Gledis Nano shpërndau një mesazh nga plazhi ndërsa kryeministri Rama iu përgjigj kritikëve duke i quajtur “vampirë” të politikës dhe të medias.

Qëllimi: Të shuhet njëherë mllefi në rrjetet sociale dhe të harrohet zullumi pas tre ditësh.

Kush priste llogaridhënie dhe reflektim nga kryeministri Rama ose është naiv, ose nuk i ka ndjekur në vazhdimësi reagimet e tij.

Sepse Rama nuk mban kurrë përgjegjësi. As për firmën që hedh vetë, e jo më për një ngjarje të ndodhur larg në Himarë.

Lapsi.al sjell më poshtë 7 raste kur ai është protagonist në një çështje apo skandal dhe i shmanget përgjegjësisë pa shfaqur asnjë shenjë reflektimi. Episodet janë të shumta, por për të kuptuar mënyrën si i bishtnon Edi Rama rolit të kryeministrit mjaftojnë reagimet si më poshtë:

Për firmën tek inceneratorët

Ndër procedurat që i hapën rrugë projektit të inceneratorëve është edhe firma e kryeministrit Rama. I pyetur në komisionin hetimor nga Jorida Tabaku për dokumentin që ka firmosur vetë Rama u shpreh: “Firmat e mia? E di si vihen firmat e mia? Vijnë ato dosjet tak tak tak të gjitha kështu dhe unë firmos… pam pam pam pam.”

Me këto fjalë, la të kuptohet se as nuk e lexon fare se çfarë firmos. Për pasojë, s’ka si të mbajë përgjegjësi, apo të japë llogari për diçka që nuk e di, megjithëse e ka firmosur vetë. Ky është rasti më ekstrem i shmangies nga përgjegjësia, por nuk është i vetmi.

Për vjedhjen e të dhënave personale

Vjedhja e të dhënave personale për të paktën 910 mijë qytetarë të Tiranës dhe një përshkrim për bindjet politike të secilit, qe skandal që habiti të madh e të vogël. Partia Socialiste i vodhi të dhënat personale që ne ia kishim besuar shtetit dhe i përdor për fushatat zgjedhore, duke vënë nga pas edhe nga një patronazhist për qytetarët.

Por kryeministri Rama e gjeti një justifikim për t’iu shmangur përgjegjësisë: të dhënat nuk ishin konfidenciale. “Nuk bëhet fjalë për të dhëna personale, të themi konfidenciale që kanë dalë, por janë dhëna të organizatës së partisë, që nuk kanë lidhje me të dhënat personale dhe konfidenciale të shtetit” tha kryeministri, në pamundësi për ta mohuar skandalin.

Për deputetët dhe bashkëpuntorët që i futen në burg

Rama e ka hequr nga vetja përgjegjësinë e njerëzve që i emëron ministra, apo i përzgjedh për të qenë deputetë, kryetarë bashkie, apo bashkëpuntorë të afërt. Në rast se këta përfshihen në sherre, përplasje të armatosur, në skandale seksuale, në afera korrupsioni apo trafik droge, sipas tij “përgjegjësia është personale”.

Herën e fundit që e përdori këtë shprehje ishte kur u arrestua Alqi Bllako. “Nuk ka përgjegjësi kolektive dhe zgjedhjet e njerëzve në jetë, zgjedhjet me të cilën vendos të lidhësh jetën, zgjedhjet e njerëzve me të cilën bashkëpunon, bazohen mbi një sërë arsyesh, të cilat nuk prezumojnë për askënd se kush zgjedh është përgjegjës nëse i zgjedhur shkel ligjin” u shpreh ai pas arrestimit të Alqi Bllakos.

Për telefonatën e përgjuar me blerësin e votave në Dibër

Ndërsa prokuroria e Krimeve të Rënda përgjonte telefonin e Arben Keshin, një shef policie që blinte vota në Dibër u dëgjua edhe zëri i kryeministrit Edi Rama. Ishte vetë Rama që i kërkonte Keshit, të “arrinte objektivin”. Në përgjime të tjera, Arben Keshi dilte duke shitur dhe duke blerë vota.

Prap asnjë përgjegjësi për Ramën. “Është një sallatë e madhe fjalësh, por s’ka asgjë. Të zbardhin gjithë të vërtetën, lidhur me bisedën time, që e kam bërë dhe do ta bëja sërish” u shpreh ai, ndërsa relativizonte telefonatën me blerësin e votave.

Për taksat e larta mbi naftën dhe ushqimet bazë

Rritjen e çmimit të naftës dhe të ushqimeve, shqiptarët e ndjenë menjëherë në xhepat e tyre. Në rrjetet sociale u organizuan protesta që kërkonin uljen ose heqjen e disa taksave mbi naftën dhe uljen e TVSH për ushqimet bazë. Këtë të fundit, Rama e kishte premtuar në një nga fushatat e tij, si masë lehtësimi për shtresat e varfra.

Por përgjigjia që i erdhi protestuesve ishte një sulm propagandistik i gjithanshëm, sipas së cilit qytetarët duhet të kishin turp që protestonin në kohë lufte dhe nuk solidarizoheshin me Ukrainën. “Lërini makinat kur shkoni blini cigare” ishte përgjigjia e Belinda Ballukut, ndërsa Rama shkoi më tej dhe i akuzoi protestuesit se ishin në shërbim të Rusisë. Mbi çmimin e një litri naftë, rëndojnë 8 taksa dhe qeveria nuk lëvizi asnjërën prej tyre.

Për mungesën e rendit dhe sigurisë

Të gjithë policët kanë pasur një ndjesi çlirimi kur kryeministri i mblodhi në Pallatin e Kongreseve disa vite më parë dhe kur foli për shtimin e vrasjeve bëri një ndër deklaratat më të papërgjegjshme ndonjëherë duke thënë “kokat hëngshin”.

Me këtë devizë, vit pas vit janë përcjellë në heshtje përplasje të ashpra mes bandash kudo në Shqipëri, ndërsa Vlora, Shkodra, Tirana, Kruja, Durrësi, Elbasani, Fieri etj janë shndërruar në skena krimi, për të cilat askush nuk mban përgjegjësi.

Për korrupsionin dhe raportet e Transparency International

Raportet e Transparency International, Rama i lexonte me kujdes kur ishte në opozitë. Por kur TIA nxorri raportin e vitit 2022 që e uli ndjeshëm Shqipërinë në renditje, kryeministri i bishtnoi përgjegjësisë, duke vënë në dyshim profesionalizmin e atyre që hartonin raportet.

“Mua s’më interesojnë fare këto. I shikoj me shumë rezervë sepse janë raporte të cilat kanë shumë burime, metodologji kontradiktore etj. Sigurisht merret një perceptim, por nuk më interesojnë. Nuk merrem me këto” tha Rama, që kaloi në mohim total për të njëjtat materiale të cilave u referohej vetë kur ishte në opozitë.

Për rrahjen e militantëve të PD

Para fushatës zgjedhore të 25 Prillit, kryeministri Rama udhëtoi drejt Elbasanit, një nga qytetet me ngarkesën më të lartë të pasigurisë, për shkak të përplasjes mes bandave. Por gjatë vizitës së tij ndodhi një incident që i parapriu vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

Një grup militantësh të PD-së e pritën me thirrjet “Rama ik”. Kaq u desh që grupi që shoqëronte Ramën të lëshohej me grushta dhe shqelma ndaj militantëve të PD, ndërsa policët rrinin dhe vëzhgonin. Pas ngjarjes, Rama nuk mbajti asnjë përgjegjësi, por e justifikoi dhunën duke thënë se militantët e PD i kishin provokuar njerëzit që e shoqëronin atë.

“Kjo rrugaçëri që del aty dhe nuk bërtet vetëm “Rama Ik” por edhem e librin e shtëpisë nuk janë qytetarë por rrugaçë” tha Rama, ndërkohë që të njëjtët personazhe u përfshinë në incidentin që u pasua me vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix13 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix13 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix13 orë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix13 orë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix13 orë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar14 orë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport14 orë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix14 orë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix14 orë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook