Lidhu me ne

Radar

Tensionet në veri të Kosovës, reagimet në Shqipëri dhe heshtja e Tiranës zyrtare


Vendimi për zbatimin e reciprocitetit për targat e letërnjoftimet e serbëve të Kosovës solli reagimin e këtyre të fundit të ndikuar edhe nga Beogradi zyrtar çka çoi në rritjen e tensioneve në veri të Kosovës.

Tensionet u shfaqën me vendosjen e barrikadave në dy vendkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Në Shqipëri opozita shqiptare reagoi menjëherë në mbështetje të Kosovës dhe institucioneve të saj dhe bëri thirrje për qetësim të situatës.

Ish-Presidenti i Republikës dhe njëherësh, drejtuesi i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mbështeti hapur vendosjen e vullnetit të institucioneve të Republikës së Kosovës për ligjshmërinë në të gjithë territorin dhe dënoi sulmet ndaj Policisë.

Mbështes plotësisht vullnetin e institucioneve të Republikës së Kosovës për vendosjen e ligjshmërisë në të gjithë territorin dhe dënoj me forcë çdo sulm ndaj Policisë dhe forcave të sigurisë në ushtrimin e misionit dhe detyrës së tyre ligjore dhe kushtetuese.

Bëj thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi të tensioneve, që minojnë sigurinë e Kosovës, paqen dhe stabilitetin në rajon, duke theksuar se vendosja e reciprocitetit është e drejtë e çdo shteti sovran”-shkroi Meta.

Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha reagoi me një ton disi më të lartë duke sulmuar drejtpërdrejt Aleksandër Vuçiç.

Berisha e quajti Vuçiç serbomadh dhe Putinin e vogël të Ballkanit që sipas tij mobilizoi bandat serbe ditën e mbrëmëshme për të kundërshtuar reciprocitetin nga qeveria e Kosovës në përputhje me marrëveshjet e Brukselit.

Edhe Berisha doli pro reciprocitetit dhe mbështeti qeverinë e Kosovës dhe i bëri thirrje NATO-s të marrë masat dhe t’i jepte përgjigjen e merituar Vuçiçit.

Bandat e Vuçiçit në verit të Kosovës bllokojnë rrugët dhe shkrehin breshëri armësh kundër policisë!

Miq, ashtu sikundër paralajmëroi, serbomadhi Vuçiç mobilizoi bandat serbe dhe të infiltruar nga Beogradi kundër aplikimit të reciprocitetit nga qeveria e Kosovës, në përputhje me marrëveshjet e Brukselit. Duke mbështetur qeverinë e Kosovës në qëndrimin e saj për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë, dhe ligjit në tërë teritorin, dënoj me ashpërsinë më të madhe këto akte, si skenar ruso-serb, dmth Putin-Vuçiç, për të ndezur konfliktin në rajon. Nga ana tjetër, i bëjë thirrje NATO-s të marrë të gjitha masat për një përgjigje të merituar ndaj Putinit të vogël të Ballkani”-shkruante Berisha.

Por ndërkohë që opozita e Shqipërisë reagonte një zëri në mbështetje të qeverisë së Kosovës, Tirana zyrtare ka heshtuar dhe ende nuk ka reaguar.

As kryeministri Edi Rama i cili shpesh e quan Vuçiçin “vëllaun e tij” dhe as Ministria e Jashtme nuk reaguan për rritjen e tensioneve në veri të Kosovës.

Veprimet dhe kundërshtimet e Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve dhe reciprocitetin në Kosovës nuk janë në një linjë me frymën që kërkon të përçojë Rama e Vuçiç me Ballkanin e Hapur, për hapjen e kufijve.

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix17 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix17 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix17 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix17 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix17 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix17 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix17 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix17 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar18 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook