Lidhu me ne

Radar

Raporti, gati 1 në 3 shqiptarë vuajnë nga pasiguria për ushqim, më e larta në Europë

Nga Monitor

Raporti, gati 1 në 3 shqiptarë vuajnë nga pasiguria për

Rreth 1 në 3 shqiptarë vuan nga pasiguria për ushqim për shkak të mungesës së parave apo burimeve të tjera.

Të dhënat e fundit në raportin “Gjendja e Sigurisë Ushqimore dhe Ushqyerit në Botë në 2022” publikuar nga Organizata për Ushqim dhe Bujqësi në Kombet e Bashkuara vlerësojnë se mesatarja në vitet 2019-2021 e përqindjes së popullsisë që bien në treguesin e emërtuar si “prevalenca e pasigurisë ushqimore” është 30.9 për qind. Kjo mesatare është ulur në raport me vitet 2014-2016 kur përqindja ishte 38.8 për qind.

Nëse këtë përqindje e ndajmë dhe marrim vetëm pjesën e atyre që kanë pasiguri ushqimore të rënduar treguesi që regjistron Shqipëria është 7.7 për qind për tre vitet e fundit. Ky tregues ka shënuar gjithashtu përmirësim në raport me anketën paraardhëse kur rezultati ishte 10 për qind e popullatës.

Në rajonin e Europës Jugore ku llogariten një sërë shtetesh, vendi ynë është ai që ka nivelin më të lartë të popullatës që kanë pasiguri ushqimore të lehtë apo më të ashpër. Maqedonia e Veriut llogarit 20.9 për qind të popullatës në vitet 2019-2021 ndërkohë që Serbia 14.1 për qind. Pas tyre vjen Mali i Zi me 14 për qind, Bosnjë-Hercegovina me 12.6 për qind dhe Kroacia me 11.4 për qind. Europa Perëndimore e ka këtë tregues vetëm 4.4 për qind.

Treguesi i prevalencës së pasigurisë ushqimore të moderuar ose të ashpër. Raporti shpjegon se çfarë është në fakt ky tregues dhe si llogaritet. “Prevalenca e pasigurisë ushqimore e matur nga shkalla e eksperiencës së pasigurisë ushqimore Përcaktimi: Pasiguria ushqimore e matur nga ky tregues limitohet nga aksesi në ushqim e individëve apo familjarëve për shkak të mungesës së parave apo burimeve të tjera. Ashpërsia e pasigurisë së ushqimit matet nga të dhënat që mblidhen nga moduli i anketës Shkalla e Eksperiencës së Pasigurisë së Ushqimit(FIES-SM) një set me tetë pyetje që i pyet të intervistuarit të raportojnë kushtet dhe eksperiencën e tyre lidhur me aksesin e kufizuar në ushqim.

Raporti, gati 1 në 3 shqiptarë vuajnë nga pasiguria për

Për qëllime të ,monitorimit vjetor të SDF pyetjet bëhen në referencë të 12 muajve para anketës. Duke përdorur teknika statistikore të sofistikuara që bazohen në modelin e matjes RASCH informacioni i marrë në anketë përpunohet dhe konvertohet në sasior” shpjegohet në raport./Monitor

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix7 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix7 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix7 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix7 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook