Lidhu me ne

Kryesore

“2/3 e popullsisë në kufijtë e varfërisë”, Meta: Iniciativë ligjore në Kuvend për indeksimin e pagave

meta 7 1280x720

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka njoftuar nismën ligjore për indeksimin e pagave me nisjen e sesionit të ri parlamentar. Edhe nëse kjo nismë do të hidhet poshtë nga Kuvendi, Meta tha se do ta çojnë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese dhe Europiane. Në një konferencë për mediat, Meta theksoi se që prej vitin 2017 nuk ka pasur asnjë indeksim të pagave, ndërsa çmimet vijojnë të rriten. Sipas Metës, 2/3 e popullsisë jetojnë në kufijtë e varfërisë me 5.5 dollarë në ditë.

Mbi 67% e popullsisë në këtë vend jeton në më pak ose në kufirin e varfërisë, pra me 5.5 dollarë në ditë. 76% e punonjësve jetojnë gjithashtu duke llogaritur mbi ta dhe fëmijët, në kufirin e varfërisë. Që nga viti 2017, ky shpirtzi nuk ka indeksuar pagat që e ka pasur detyrim ligjor dhe kushtetues dhe ne menjëherë me sesionin e ri të Kuvendit, do të kërkojmë indeksimin e menjëhershëm të tyre dhe nëse nuk do të miratohet do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese dhe europiane. Ky është sadizëm. Të ardhurat mujore neto për invalid, janë 5 dollarë në ditë, për pensione 2.7 dollarë në ditë, pensioni familjar në zonat rurale është 0 dollarë në ditë.  2/3 e popullsisë jetojnë në kufijtë e varfërisë me 5.5 dollarë në ditë. Kjo është situatë kritike dhe e korrupsionit katastrofik që ka përgjegjës kryesor, Ramën”.

Meta bëri përgjegjës kryesor për situatën kritike të korrupsionit në vend, kryeministrin Edi Rama.

Paratë shkojnë për super aferën e zezë për inceneratorët, Paguhen akoma ato, sepse shteti është ortak me to. Ky të shkelë ligjin që të mos rruajë mld të qytetarëve shqiptarë më firma njerëzit që janë ndarë nga jeta dhe me firma barinjsh. Ndërkohë të dhënat tregojnë se 67. 5 e popullsisë jeton me 5.5 dollarë në ditë. ndaj i shikoni ju ku janë të fortët, vjedhjet. Kjo është situatë kritike dhe është pasojë e korrupsionit katastrofik. Përgjegjës është Edi Rama. Besoj jeni njohur me situatën dramatike që gjoja në doli tani për bashkitë që prej 3 vitesh e gjysmë qeverise nga një parti e vetme. Tani këta shpikin falimentin e bashkive në kundërshtim të qartë  të ligjeve. Kjo tregon që duhen vota, shtojmë administratën, bëjmë gjithçka për të vjedhur dhe kur shtrëngohet situata me borxhin shpikim administratorët. Ato të partisë janë të gjithë. Këta që janë sot në Shqipëri janë administratorë, përveç kryetarit të bashkisë. Ata i bënë të gjitha këto se i urdhëron ky, blini vota u thotë, fusni njerëz në punë sa të doni. E dini si është tani situata katastrofike është rritur në mënyrë marramendëse hipokrizi më e madhe nuk ka ku shkon, gjendje më të rëndë të menaxhimit të pushtetit vendor”

MË TEPËR

Kioske14 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar14 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore14 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix14 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix14 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar14 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix14 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix14 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix14 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook