Radar
“Open Balkan” i jep fuqi ekonomike dhe politike Serbisë, thotë analisti amerikan
“Nisma “Open Balkan” minon “Procesin e Berlinit” dhe i jep më shumë fuqi ekonomike dhe politike Serbisë”.
Kështu deklaroi analisti amerikan, Edward P. Joseph në një inervistë për Deutsche Welle, ku shtoi se ambiciet nacionaliste serbe janë shqetësuese.
“Anëtarët e Senatit të SHBA-së sapo kanë prezantuar legjislacionin për Ballkanin, që përfshin propozimin për “vlerësimin e nismave bashkëpunuese rajonale, siç janë nisma “Open Balkan” dhe “Tregu i Përbashkët Rajonal i Ballkanit Perëndimor”. Rreziqet e “Open Balkan” nuk janë kuptuar mirë, edhe pse ato janë të qarta për shumë njerëz në Ballkan.
Po, unë kam shërbyer për rreth 12 vite në rajon, duke përfshirë vitet e luftës në të gjitha vendet e konflikteve. Si shumë të tjerë në rajon, unë vërej dinamikë e zhvillime, veçanërisht në diskursin e nacionalizmit të “Serbisë së Madhe”, të çuar përpara nga presidenti Aleksandar Vuçiq dhe të deleguarit e tij, nën flamurin “Bota Serbe”, u shpreh ai.
Sipas analistit, “Open Balkan” nuk është vetëm një shpërqëndrim nga problemet thelbësore të rajonit, të cilat janë politike, por në fakt është një rrezik që mund të çojë në përkeqësimin e tyre.