Lidhu me ne

Radar

Ajo që po ndodh në Kosovë duhet të shqetësojë të gjithë prijësit e urtësisë.

Nga Gaz Aga

Kleriku Gazmend Aga: Pandemia nuk e ndal agjërimin. Në fund do festojmë një  Bajram të trefishtë - Euronews Albania

Ajo që po ndodh në Kosovë duhet të shqetësojë të gjithë prijësit e urtësisë.

Një polarizim i tejskajshëm në një vend të vogël me të ardhme të brishte është i rrezikshëm për Kosovën.

Nga leximi i historisë së afërt të vendeve të ngjashme vërejmë se ekstremizmi prodhon ekstremizëm. Ekstremizmi prodhon edhe heronj të rremë të cilët bëhen flamurtarë të kauzave përcarëse.

Vëren analistë që e nisin bisedën me zellin e burrave për të ‘ çliruar’ vajzat myslimane medemek nga mbulesa e sforcuar dhe e mbarojnë duke anatemuar myslimanët në tërësi.

As ‘intelektualët’ e tehuajëzuar të cilët e lexojnë shoqërinë nga kullat e fildishta, as prijesit fetare që anatemojnë cdokënd që s’mendon si ata, nuk i shërbejnë shërimit të plagëve të një shoqërie.

Kosova ka liderë, mësues, intelektualë dhe lidera fetarë të cilët duhet t’i paraprijnë diskursit konstruktiv për çeshtje të tilla delikate.

Unë e dua Kosovën. Kam jetuar dy vite të mrekullueshme atje, dhe më dhemb kur shikoj heshtat e urrejtjes mes vëllezërve e motrave. Kemi nevojë për shërim shpirtëror dhe intelektual. Le të harxhojmë më shumë energji mbi sistemin arsimor në tërësi.

Lë të shtojmë cilësinë e mësimdhënies, infrastrukturën e shkencës dhe aksesin e barabartë për t’u arsimuar. Le të lutemi për Kosovën dhe Shqipërinë që të shtohen burrat e gratë mendjeçelë, të ndershëm dhe krahëhapur ndaj së ndryshmes. Le të ruajmë traditat dhe të importojmë zhvillimin, demokracinë, disiplinen dhe punën nga vendet e zhvilluara dhe jo diskurset boshe të tyre.

MË TEPËR

Kryesore4 javë më herët

Të jesh shqiptar…..

Nga Besnik Rama Të jesh shqiptar është krenari.Të jesh nga Kosova është histori.Të kujtosh UÇK-në është të kujtosh një nga...

Radar3 muaj më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore4 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore7 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore10 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore11 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike11 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar11 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore11 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar11 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Facebook