Lidhu me ne

Mix

Disa kuriozitete që mund të mos i keni ditur rreth dashurisë

There are six styles of love. Which one best describes you?

A e dini se dashuria është vërtet e “verbër”? Dhe se burrat kanë më shumë të ngjarë të thonë “Të dua”, para se këtë ta bëjnë partneret e tyre? Dashuria zë shumë vend në jetën, psikologjinë tonë dhe historinë e jetëve tona. Ja cilat janë disa nga faktet më mbresëlënëse, që do t’ju ndihmojnë ta kuptoni atë, dhe ndoshta ta gjeni në jetën tuaj.

1. Kontakti me sy është shumë i rëndësishëm

Disa studime të jashtëzakonshme, kanë zbuluar se çiftet e dashuruara, i sinkronizojnë rrahjet e zemrave së tyre, kur shohin në sy njëri-tjetrin për 3 minuta.

2. Dashuria vepron shpejt

Një tjetër studim, ka zbuluar se dikujt i duhen vetëm 4 minuta, për të vendosur nëse i pëlqen apo jo dikush.

3. Dashuria mund shkaktojë varësi

Rënia në dashuri, është pak e shumë e njëjta gjë me marrjen e një doze kokainë, pasi që të dyja përvojat ndikojnë në mënyrë të ngjashme në tru, dhe shkaktojnë një ndjesi të ngjashme euforie. Shumë studime, kanë zbuluan se të dashuruarit prodhojnë disa kimikate në trurin e tyre, që shkaktojnë eufori dhe stimulojnë njëherazi 12 zona të trurit.

4. Pse puthjet i bëjnë njerëzit të ndjehen mirë

Oksitocina, i ashtuquajturi hormon i dashurisë ose i përkëdheljes, prodhohet pikërisht gjatë një përqafimi ose një përkëdheljeje mes 2 partnerëve.

5. Zemra mund të “thyhet” vërtetë në një lidhje

Studime të ndryshme, kanë siguruar prova se ngjarje intensive traumatike si ndarja, vdekja e njeriut të zemrës, apo tradhtia mund të shkaktojnë dhimbje të vërteta fizike në zonën e zemrës së një personi. Kjo gjendje quhet Sindroma e Zemrës së Thyer.

6. Dashuria romantike zgjat vetëm 1 vit

Vlerësohet se dashuria romantike, e shoqëruar me ndjenjën e euforisë, varësisë, pëllëmbëve të djersitura, “fluturave në stomak” e të tjera si këto, zgjasin vetëm rreth 1 vit. Pas vitit të parë, nis faza e ashtuquajtur e “dashurisë së përkushtuar”.

7. Dashuria shkon krah për krah me stresin

Studimet tregojnë se njerëzit në një fazë të hershme të dashurisë, kanë nivele më të ulëta të serotoninës, që lidhet me ndjenjat e lumturisë dhe mirëqenies, dhe nivele më të larta të kortizolit, hormonit të stresit.

8. Disa njerëz nuk mund të ndiejnë dashuri

Disa njerëz që pretendojnë se nuk kanë ndjerë kurrë dashurinë romantike, vuajnë nga hipopituitarizmi, një sëmundje e rrallë që nuk e lejon një person të ndiejë “rrëmbimin” nga ndjenja e dashurisë.

9. Trupi jonë ka një “venë të dashurisë”

Unazat e fejesës, vihen shpesh në gishtin e katërt të dorës së majtë, pasi grekët e lashtë pretendonin se ai gisht përmban ‘vena amoris’ (venën e dashurisë), që shkon drejt e në zemër.

10. Ndonjëherë koha është përcaktuese në dashuri

Njerëzit kanë më shumë të ngjarë të dashurohen nëse kërkojnë aventura, për shkak të mallit për shtëpinë, nga vetmia që po përjetojnë, shpërngulja në një vend të huaj, kalimi në një fazë të re të jetës, ose kur janë financiarisht dhe psikologjikisht të gatshëm të ndajnë jetën me dikë tjetër, dhe të nisin të ndërtojnë një familje.

11. Gratë pëlqejnë burrat ambiciozë, dhe me pamje burrërore

Gratë në të gjithë botën, kanë më shumë të ngjarë të dashurohen me partnerët me ambicie, arsim, pasuri, status, një sens humori, dhe që janë më të gjatë sesa ato. Ndërkohë, gratë preferojnë mollëzat e dalla dhe një nofull të fortë tek partneri i tyre, pasi këto tipare janë të lidhura me nivele të larta të testosteronit.

12. Dashuria që lind ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme, reziston më gjatë

Sa më ngadalë që lind një dashuri mes 2 miqve, aq më të mira do të jenë perspektivat për një martesë të gjatë. Njerëzit që kanë romanca intensive, të tipit hollivudian, aq më shumë kanë të ngjarë të divorcohen.

13. Burrat dhe gratë, e ndjejnë ndryshe dashurinë

Gratë e ndjejnë më shpesh dashurinë kur flasin ballë për ballë me partnerin e tyre. Ndërkohë burrat, ndihen shpesh më të afërt emocionalisht kur punojnë, luajnë ose flasin duke ecur krah për krah.

14. Dashuria është një rrugëtim

Shkencëtarët sugjerojnë se shumica e njerëzve do të dashurohen përafërsisht 7 herë, para martesës.

15. Të kundërtat nuk tërheqin

Personat që duken të ngjashëm dhe kanë të njëjtin nivel tërheqës, kanë më shumë të ngjarë të përfundojnë bashkë, se sa njerëzit që duken shumë ndryshe nga njëri-tjetri.

16. Burrat thonë me shpesh “Të dua”

Statistikisht, burrat kanë më shumë të ngjarë të thonë “Të dua” në një marrëdhënie sesa gratë. Ndërkohë, burrat kanë më shumë të ngjarë të preken më tepër emocionalisht nga ndarjet sesa gratë.

17. Puthjet të zgjasin jetën

Një studim ka zbuluar se burrat që i puthin gratë e tyre në mëngjes kur nisen për në punë, jetojnë deri 5 vjet më gjatë se sa të tjerët.

18. Simetria është gjithçka

Simetria është mënyra se si truri ynë gjykon bukurinë e dikujt. Një burrë që ka një fytyrë simetrike, do të fillojë të kryejë marrëdhënie seksuale 4 vjet më herët, dhe do të ketë më shumë lidhje sesa meshkujt me fytyrë asimetrike.

19. Dashuria është vërtetë e “verbër”

Kur dikush përjeton një dashuri të re, qarqet nervore që zakonisht lidhen me gjykimin social, dalin përkohësisht jashtë funksionit. Pra në një farë mënyre, dashuria është vërtet e “verbër”.

20. Mos u dashuroni, nëse keni objektiva të mëdha përpara

Është shkencërisht e vërtetuar se të qenit i dashuruar, e bën një person më pak produktiv se më parë.

21. Shumë njerëz në botë po kërkojnë dashurinë e tyre

Çdo ditë në të gjithë botën, ndodhin rreth 3 milionë takime të para mes 2 njerëzve që kanë simpati ndaj njëri-tjetrit.

​​22. A ekziston “shpirti binjak?

Një studim zbuloi se 52 për qind e grave, thonë se burri i tyre nuk është shpirti i tyre binjak.

23. Dashuria është gjithçka

Një studim 75-vjeçar, i kryer nga një grup studiuesish në Universitetin e Harvardit, ka treguar se dashuria është në fakt gjithçka që ka rëndësi në këtë jetë. Përvojat e gjata të pjesëmarrësve në studim, zbuluan se lumturia dhe të qenit i realizuar në jetë, silleshin rreth dashurisë apo kërkimit të dashurisë.

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook