Lidhu me ne

Mix

Sa para na duhen për të qenë të lumtur?

Does Money Really Make People Happier? | Live Happy

Sa para na duhen për të qenë të lumtur?

Ideja se “paratë nuk mund ta blenë dot lumturinë”, ka dominuar për më shumë se një dekadë. Studimet e fundit, kanë treguar se fitimi mbi atë që na nevojitet për të mbuluar nevojat tona bazike,dhe për të na mbajtur “komodë’ është i kotë, dhe madje mund të na bëjë të ndihemi më pak të lumtur.

Mjerisht, ato kohë kanë ikur. Tani sociologët bien dakord mbi një moto të re:sa më shumë, aq më mirë. Në vitin 2020, studiuesit analizuan të dhënat nga Zyra e Statistikave Kombëtare në Britaninë e Madhe dhe Indeksi i Lumturisë së Planetit, për të zbuluar se sa para do t’i duheshin një britaniku mesatar për të pasur një jetë të lumtur.

Përgjigja:33.864  paund ose më shumë. Dhe kryesore këtu është pjesa “më shumë”. Një studim i botuar këtë vit nga Metju Kilingsuort i Universitetit të Pensilvanisë,SHBA, sugjeron se sa më shumë para që të kemi, aq më të lumtur jemi. Kjo nuk është thjesht një filozofi e tipit “lakmia është diçka e mirë”.

Ajo ka të bëjë më shumë me gjendjen e botës, dhe me “pabarazinë e mirëqenies” që po përjetojmë aktualisht në pjesën më të madhe të saj. Njerëzit më të pasur, kanë tendencën të kenë shëndet më të mirë, dhe kjo e fundit ka një ndikim të madh tek lumturia e njeriut.

Të pasurit që i shpenzojnë paratë e tyre për të blerë më shumë kohë të lirë, dhe për të investuar më shumë tek përvojat dhe jo tek“gjërat”, mund të rrisin lumturinë e tyre.

Sigurisht, lumturia buron edhe nga marrëdhëniet sociale, kënaqësia në punë apo edhe thjesht nga shijimi i jetës.

Por paratë qe kemi në bankë, na japin mundësi më të mëdha në shumë prej këtyre kategorive.Ndërkohë ajo që ndikon gjithashtu mbi lumturinë tonë, është shuma e parave që kemi në krahasim me të tjerët.

Nëse ne kemi mundësi të ruajmë të njëjtin standard jetese me ata përreth nesh, përjetojmë një nivel më të lartë të mirëqenies, dhe kësisoj ndihemi më të lumtur. Nëse nuk mundemi, kjo gjë nuk ndodh. Siç duket “privimi relativ”,është një dukuri që ndodh pavarësisht nga “varfëria absolute”.

Ne mund të jetojmë në një lagje apo vend të pasur. Por nëse nuk kemi një makinë të re ashtu si fqinji ynë, do të jemi sipas shkencës të pakënaqur. Efektet e privimit relativ shpjegojnë arsyen, pse lumturia mesatare ka mbetur në nivele mesatare me kalimin e kohës, pavarësisht rritjeve të mëdha të të ardhurave në nivel global.

Taksat mbi shpenzimet në funksion të“kërkimit të statusit”, si dhe tatimi mbi të ardhurat, mund të pakësojnë ndikimin negativ të privimit relativ në mirëqenien e njerëzve. Kjo shpjegon edhe arsyen pse vendet skandinave me taksa të larta, renditen shpesh në krye të sondazheve globale të lumturisë.

Por shumica e britanikëve mburren ende me idenë e taksave më të larta. Pra tani për tani, të kesh më shumë para se sa fqinjët tanë, dhe të fitosh të paktën 33 mijë paund në vit, është pika statistikore, ku ne mund të nisim jemi të lumtur.

Një studim në “Psychology Today”, tregoi se fëmijët e prindërve të pasur janë më të rrezikuar për të përjetuar depresion, ankth, çrregullime të ngrënies dhe abuzim me substancat narkotike.

Po ashtu studiuesit thonë se teksa bëhemi më të pasur, ne mund të bëhemi më pak etikë, më shumë arrogantë dhe më pak empatikë, pasi pasuria e rrënjos ndjenjën e lirisë, dhe sa më të pasur që jemi, aq më pak merakosemi për problemet dhe ndjenjat e njerëzve të tjerë.

Nga ana tjetër, psikologët në Universitetin e Kalifornisë, SHBA, zbuluan se njerëzit me të ardhura më të ulëta, janë lexues më të mirë të shprehjeve të fytyrës dhe më empatikë. Pra, nëse nuk po ngasim një makinë më të mirë sesa fqinjët tanë, mund të kemi një ngushëllim  me këtë fakt të thjeshtë:ndoshta jemi ende njerëz shumë më të sjellshëm se të tjerët.

/ “Science Focus”

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook