Lidhu me ne

Radar

Të mitur që bëhen ‘kriminelë’, në 7 muaj mbi 1 mijë të dyshuar

Nga euronews.al

51,484 Arrest Stock Photos, Pictures & Royalty-Free Images - iStock

Të mitur që bëhen ‘kriminelë’, në 7 muaj mbi 1 mijë të dyshuar

Çdo vit e më shumë të miturit po përfshihen në krime. Për periudhën janar-korrik të këtij viti janë evidentuar 1008 të mitur si autorë të dyshuar të veprave penale.

“ Tipologjia që vëmë re ne si institucion është se të miturit autorë të veprave penale nën 14 vjeç zënë rreth 37 % të totalit të të miturve të përfshirë. Shumica e tyre në tërësi përfshihen më së shumti në krimet kundër pronës, në vjedhje por edhe në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, drejtojnë automjete pa patentë”, thotë shefja e sektorit për të miturit dhe dhunën në familjet, Silvana Alimadhi.

Sipas të dhënave të policisë, përfshirja e të miturve në krime në 7 muajt e parë të këtij viti, përbën 5 % të nurmit total të veprave penale që janë kryer në Shqipëri.

“Numrin më të madh të të miturve që përfshihen në krime e shikojmë në zonat urbane, në qytete por nuk përjashtohen edhe zonat rurale”, u shpreh Alimadhi.

Kodi penal i drejtësisë për të miturit favorizon këtë kategori duke i lehtësuar pozitën penale, por kjo mund të shfrytëzohet nga të rriturit.

“A përdoren të miturit nga grupe kriminale, po mund të përdoren nga të rriturit, ne kemi 16 procedime penale ndaj personave për shtyrje të të miturve në krim. Sa i takon narkotikëve, prodhimit dhe shitjes, është relativisht i vogël në numrin total por ekziston”, sipas saj.

Policia e Shtetit shikon tek oficerët e sigurisë në shkolla, figurën kyçe në parandalimin e përfshirjes së të miturve në krime ndaj dhe në strategjinë e re do të kërkohet fuqizimi i rolit të tij.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Alma Bektashi flet për divorcin: S’jam as e para, as e fundit, jeta vazhdon!

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar Alma Bektashi pas një kohe të gjatë ka dhënë një...

Mix2 ditë më herët

Plakat e Prillit “trazojnë” motin çdo pranverë, si lindi legjenda që njihet në gjithë Ballkanin

Pothuajse të gjithë e keni dëgjuar që ekziston një legjendë për shiun dhe motin e keq në javën e fundit...

Radar2 ditë më herët

Deklarata skandaloze në emisionin e Arjan Çanit: Gjeneralët e Kosovës kanë qenë kriminelë lufte, njëlloj si Mlladiçi e Radoiçiçi

Shpendi Gashi, një ish-pedagog në Universitetin e Tiranës, ka bërë një deklaratë skandaloze në emisionin e moderatorit Arjan Çani, ku...

Kryesore4 ditë më herët

Fjalia e Xhaçkës që shkallmoi çdo propagandë të PS!

Shkruar nga Irena BeqirajXhaçka dhe Rama Nuk di sa duar do të duhet të puthin e sa tallava do të...

Mix4 ditë më herët

Cila nga shenjat e horoskopit tradhton më shumë?!

A është Dashi tradhtar? 34% e njerëzve të kësaj shenje tradhtojnë. A është Demi tradhtar? Shenja më sensuale, por që...

Radar4 ditë më herët

Shenja e parë se tagri i PS-së qëndron mbi Kushtetutën

Ish-ministrja Olta Xhaçka ka dalë Top-Channel që të bilbilojë për demokracinë dhe rendin kushtetues. Sipas saj parlamenti dëshmoi se mban...

Mix4 ditë më herët

Zbuloni 6 arsyet që ju bëjnë të ndiheni të lodhur

Është normale të ndihesh i/e lodhur pas një nate me gjumë të trazuar, pasi jeni çuar herët në mëngjes ose...

Mix4 ditë më herët

Mit apo e vërtetë: A sëmuresh nga gluteni?

Picat, ëmbëlsirat, buka, makaronat, të gjitha përmbajnë zakonisht grurë, elb ose thekër. Kështu që kanë edhe gluten. Pjesës më të...

Mix4 ditë më herët

Bora Zemani dhe shtatzënia “fake” për klikime

Me duart mbi bark, Bora Zemani ngjalli dyshime ne promon e puntatës së radhës së emisionit të saj, “Cherry On...

Mix4 ditë më herët

Alketa Vejsiu goditet me kanaçe ndërsa ishte live në skenën e “X Factor”

Moderatorja Alketa Vejsiu është përballur me një incident mbrëmjen e djeshme gjatë konkursit të muzikës “X Factor Albania”. Drejt saj...

Facebook