Lidhu me ne

Kryesore

15 mln euro të Fondit të Emergjencave iu dhanë pa VKM “Inceneratorit të Fierit”

PD: 15 mln euro të Fondit të Emergjencave iu dhanë pa VKM “Inceneratorit të Fierit”

PD: 15 mln euro të Fondit të Emergjencave iu dhanë pa VKM

Partia Demokratike ka vijuar me pyetjet e ngritura mbi aferën 430 milionë euro të inceneratorëve.

Koordinatorja për Media dhe Komunikim, Silvi Bardhi, tha në një deklaratë nga selia blu se Ministria e Mjedisit asokohe ka përdorur buxhetin e Fondit të Emergjencave për t’i kaluar 15 milionë euro inceneratorit të Fierit, pa VKM.

Bardhi sqaroi se kontrata e firmosur nuk është botuar as në Fletoren Zyrtare. Bardhi deklaroi se kontrata 30 milionë euro që u lidh me Ministrinë e Mjedisit, u nda 15 milionë euro për ndërtimin e inceneratorit, dhe pjesa tjetër kaloi në xhepat e qeveritarëve.

Deklarata e Silvi Bardhit: 

Vetëm me një foto, sot do të tregojmë disa aspekte skandaloze të aferës së Inceneratorit të Fierit.

Siç mund të jeni në dijeni, kontrata për Inceneratorin e Fierit është firmosur nga Ministri i Mjedisit, ndonëse nuk kishte asnjë lek në buxhet dhe u përdor Fondi i Emergjencave i Kryeministrit.

Nuk u nënshkrua as nga Kryeministri që dha paratë e as nga Bashkia që do të merrte shërbimin.

Siç mund të jeni në dijeni, kjo kontratë nuk ka kaluar me VKM dhe nuk është botuar në Fletoren Zyrtare.

Përse kjo gjë? Do të çuditej shumëkush.

Sepse kontrata ka thagma të tjera që do të shohim në javët në vijim. 

Sot do të merremi vetëm me një faqe të kontrates siguruese.

“Nonat e inceneratorëve” morën kontratë 30 milion euroshe me Ministrinë e Mjedisit më 24 Tetor 2016 dhe vetëm 2 javë më pas 10 Nëntor 2016, gjetën një italian që t’ia ndërtojë me çelësa në dorë për 15 milion, duke përlarë në këtë mënyrë plot 15 milion euro të parave publike. 

Nuk ka investuar asgjë, asnjë lopatë, por morën 15 milion euro para publike.

Kanë lidhur një kontratë siguruese me një bankë duke mos lënë kolateral asnjë lek, asnjë investim, vetëm kontratën me Ministrinë e Mjedisit dhe tokën publike!

Kjo nuk do të ishte e mundur pa Edi Ramën! 

Disa pyetje të thjeshta:

1. Këta që nuk kishin asnjë investim, ishin kompania me eksperiencë që duhej t’u jepeshin 30 milion euro para publike?

2. Përse u shkel ligji i autonomisë së pushtetit vendor?

3. Nëse duhej incenerator në Fier, përse të mos e bënte Bashkia tenderin dhe kurseheshin 15 milion euro?

4. Përse u ndërrua 3 herë vendi i Inceneratorit të Fierit dhe madje u zgjodh një vend tjetër nga ato 10 që propozoi Komisioni i ngritur nga Bashkia Fier?

5. Kush i grabiti, apo më mirë mes kujt u ndanë 15 milionë euro para publike?

Ne themi se u ndanë mes Rama – Ahmetaj – Agaçi dhe sekserëve të tyre Zoto, Mërtiri etj.

Kush mund të ishte tjetër?

Po ju të nderuar shqiptarë, si mendoni?

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Sekreti i Victoria Beckham për të qëndruar në formë është uthulla e mollës: a funksionon vërtet?

Për të qëndruar në formë, Victoria Beckham pi uthull molle çdo mëngjes dhe shkenca konfirmon fuqitë e saj dobësuese. Pas...

Mix3 orë më herët

Dieta me magnez: çfarë duhet të hani për mëngjes!

Dieta me magnez është një dietë që po bëhet e popullarizuar në mesin e atyre që duan të humbin peshë...

Kioske3 orë më herët

Ky duhet të ikë!

Belind Këlliçi, një zyrtar i Rithemelimit ka akuzuar sor kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj, se ka ngritur një skemë të ngjashme...

Kryesore3 orë më herët

Neritan Sejamini analizon deklaratat e Metës: Janë skandaloze, përfiton vetëm qeveria

Ilir Meta dhe Neritan Sejamini Në emisonin “Të paekspozuarit” analisti Neritan Sejamini u shpreh se mënyra se si flet ish-presidenti...

Mix3 orë më herët

Koha fluturon, vajza e Tom Cruise dhe Kate Holmes bëhet maxhorene

Suri Cruise po feston moshën madhore. Paparaci ka kapur një foto të saj teksa shëtit me një shoqe. Në njërën...

Mix3 orë më herët

Olivia Munn flet për betejën me kancerin e gjirit

Olivia Munn është duke detajuar diagnozën e saj të kancerit në fazën 4, e cila e çoi në një mastektomi...

Radar3 orë më herët

Kim Jong Meta bën susta për krahët, “shërbëtorët” e tij mbajnë shënime

Ilir Meta ka dhënë një intervistë për Çim Pekën. Para intervistës, ai ka publikuar një video nga zyra e vet....

Radar3 orë më herët

Lulzim Basha: Rama e mund Berishën sa herë t’i dojë qejfi

Kryetari i PD, Lulzim Basha, i ftuar në News24, është shprehur se “problemi i Edi Ramës” është me të dhe...

Radar3 orë më herët

Monika Kryemadhi konfirmon “ndarjen”: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën. Palë të treta kanë hyrë në jetën tonë

Në përfundim të intervistës për “Opinion” gjatë së cilës Monika Kryemadhi foli për ngjarjet brenda Partisë së Lirisë, sulmet e...

Radar1 ditë më herët

Rama i dhuron 16 mijë m2 tokë dhe ndërtim Arbër Hajdarit të “Fundjavë Ndryshe”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar vite më parë nga qeveria...

Facebook