Lidhu me ne

Radar

Ish-presidenti rus përmend katër rastet kur mund të përdoren armët bërthamore


Moska do i përdorë armët bërthamore vetëm në katër skenarë, të cilët të gjithë paraqesin një kërcënim ekzistencial për shtetin rus, tha ish-presidenti Dmitry Medvedev për mediat franceze të premten.

Duke folur për kanalin televiziv LCI, Medvedev u pyet nëse doktrina ushtarake e Rusisë lejon përdorimin e armëve taktike bërthamore. Ish-presidenti u përgjigj se qëndrimi bërthamor i Moskës është bërë publik dhe nuk ka asgjë sekrete për këtë.

“Ka katër arsye për përdorimin e armëve bërthamore. Për hir të interesit dhe për publikun francez, unë do t’i emërtoj ato: lëshimi i raketave bërthamore, përdorimi i armëve bërthamore, sulmet në infrastrukturën kritike që kontrollon armët bërthamore ose veprime të tjera që kërcënojnë ekzistencën e shtetit rus.” – tha ai, duke shtuar se asnjë nga sa më sipër nuk ka ndodhur deri më tani.

Duke komentuar përdorimin e mundshëm të armëve atomike taktike, ose armëve që përmbajnë uranium të varfëruar, ish-presidenti vuri në dukje se Rusia nuk i ka vënë kurrë ato në veprim, ndryshe nga disa vende perëndimore.

“Gjatë 20-30 viteve të fundit, shtetet e NATO-s i kanë përdorur në mënyrë mjaft aktive si në Jugosllavi ashtu edhe në Irak. Rreth kësaj teme ka njëfarë paqartësie, me pasoja shumë tragjike. Pra, në këtë kuptim, së pari duhet të shohim se çfarë kanë bërë vendet perëndimore në situata të caktuara.” – tha Medvedev.

Ish-presidenti theksoi se përgjigja e Rusisë ‘do jetë në përputhje me madhësinë e kërcënimeve me të cilat përballet’ dhe se ofensiva ushtarake e Moskës në Ukrainë, e cila filloi në fund të shkurtit, është një masë mbrojtëse.

Sipas Medvedev, një nga arsyet e sulmit ishte një deklaratë e presidentit ukrainas Vladimir Zelensky, i cili tha në një moment se Kievi nuk përjashton rikthimin e potencialit të tij bërthamor.

“Me sa duket, ai donte të na trembte, por në fund ai krijoi një atmosferë edhe më të rëndë, e cila në fund e detyroi Federatën Ruse të nisë një operacion special ushtarak.” – tha ai.

Javën e kaluar, Ivan Nechaev, zëvendës Sekretari i shtypit i Ministrisë së Jashtme ruse, deklaroi se Moska nuk ka nevojë të përdorë një opsion bërthamor në Ukrainë dhe se Rusia është një fuqi bërthamore e përgjegjshme, e cila do teë përdorë arsenalin e saj atomik vetëm nëse ekzistenca e saj është vërtetë nën kërcënim.

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook