Lidhu me ne

Radar

Inceneratorët: Në fletoren zyrtare publikohet skandali që shkel ligjin dhe ligjëron vjedhjen

PD për inceneratorët: Në fletoren zyrtare publikohet skandali

Partia Demokratike vijon me pyetjet e përditshme për inceneratorët.

Nga selia blu, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Jamarbër Malltezi, deklaroi se në Fletoren Zyrtare është botuar një shkarravinë për inceneratorin e Elbasanit që shkel ligjin dhe ligjëron vjedhjen e 430 milionë euro të shqiptarëve.

Malltezi tha se shqiptarët jo vetëm që nuk i kanë marrë mbrapsht lekët e dhëna, por nuk iu është paraqitur as edhe një skicë e “veprave monumentale” që do të duhej të digjnin mbetjet.

Deklaratë e Malltezit:

Në Fletoren Zyrtare, për inceneratorin e Elbasanit është botuar një shkarravinë.

Ky është një hap i vogël në drejtim të transparencës po ta krahasosh me inceneratorët e Fierit dhe Tiranës për të cilët nuk është dhënë asnjë karakteristikë.

Kjo pra është historia e transparencës së inceneratorëve të infamozëve Rama-Veliaj-Ahmetaj-Mërtiri-Zoto-Gugallja: shqiptarët kanë dhënë 430 milion euro, por nuk kanë marrë mbrapsht asgjë. Madje as një skicë të ‘veprave monumentale’, të cilat do ta shpëtonin Shqipërinë nga plehrat, apo do të zvogëlonin edhe vrimën globale të ozonit.

E vetmja vrimë që është zvogëluar është ajo e miut, ku janë futur për t’u fshehur një pjesë e grupit kriminal. Të gjithë ata, aty e kanë vendin një ditë.

Por nuk janë shkarravinat e detajeve të ineceneratorit shqetësimi i madh. Kontrata, mënyra e hartimit, autorët, teksti, e me radhë. Aty vjedhja ligjërohet dhe ligji shkelet, por SPAK ka ditë që sheh, e ditë që nuk sheh.

Ja edhe pesë pyetjet për sot:   

1. A mund të ketë kontratë në kundërshtim me ligjin?

2. A mund të ketë kontratë që rri në fuqi edhe kur nuk zbatohen disa pika të saj?

3. Kush e ka hartuar këtë kontratë brenda ditës? A është hartuar nga drejtoria juridike siç e kërkon ligji apo është marrë e gatshme nga Rama-Zoto-Mërtiri dhe drejtoria juridike nuk u lejua as ta shohë e as të bëjë komente?

4. A është marrë në pyetje dhe a është ofruar bashkëpunim me drejtësinë për drejtorin e drejtorisë juridike në kryeministri?

5. A ka gjurmë në kontratë të mjaftueshme që SPAK të nisë hetimet duke bllokuar së pari veprën e aktit korruptiv?

Kur flasim për kontrata të shkelura apo korruptive, nuk mund të mos na shkojë mendja te kontrata që ka drejtësia e re me publikun.

Të paktën në letër. Po kjo kontratë, a po zbatohet?

A janë të gjithë të barabartë para ligjit, apo drejtësia e erës së Ramës shkon andej nga fryn era e fortë e pushtetit dhe e frikës prej tij?

Mos na e përsërisni! E dimë se një Kokë është në burg, por nuk është koka e kësaj vjedhjeje në shkallë industriale.

Ai mund të jetë pjesërisht fajtori, por me siguri është plotësisht kokë turku.

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix11 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix11 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix11 orë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix11 orë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix12 orë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar12 orë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport12 orë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix12 orë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix12 orë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook