Lidhu me ne

Kryesore

Nga pagat, taksat, barra fiskale, Berisha zbardh planin ekonomik të PD

Nga pagat, taksat, barra fiskale, Berisha zbardh planin ekonomik të PD

Kreu i PD, Sali Berisha zbardhi disa nga pikat e programit ekonomik të Partisë Demokratike.

Në një takim me ekspertë dhe përfaqësues të biznesit të vogël, Berisha se plani do përqendrohet te taksat, rritja e pagave, rivendosja e sistemit të ulët fiskal etj.

Më poshtë, disa nga pikat e shpalosura nga Berisha:

Do të vendosim minimumin jetik dhe taksat më të ulëta

Problematika e madhe që ne duhet t’i japim përgjigje, padiskutim reforma të thella ekonomike.

Këto reforma ne do të ua besojmë zërave, ekspertëve edhe grupeve të interesit, qarqeve akademike, të vendit, por edhe shqiptarë në diasporë dhe kudo që janë sot. Kanë kredenciale të shkëlqyera dhe do të jenë ata që së bashku me ekspertë në Shqipëri që do të ndërtojnë një platformë ekonomike dhe do ti japin një përgjigje të detajuar.

Shqipëria nuk ka asnjë shkak që të jetë pellg varfërie dhe mjerimi. Shqipëria ka potencial që qytetarët e saj të prosperojnë nga vitit në vit e më shumë. Ne kemi qenë parti e taksave të ulëta, nga një parim i thjeshtë; ne besojmë se paratë në kontot tuaj janë për shoqërinë më të leverdishme se sa në arkën e qeverisë. Ne jemi konservatorë dhe i besojmë këtij parimi dhe i qëndrojmë. E kemi parë zbatimin e tij.

Ne do të rivendosim sistemin më të ulët fiskal të mundshëm.

Kriza është krizë, do masa antikrizë. Reforma është njëra anë, reforma është për zhvillim afatmesëm afat gjatë. Kurse kriza, sirenat e saj ulërijnë nga të 4 anët. Përgjigja do të jetë si për krizë, do të vendosim minimumin jetik të llogaritur nga specialistët. Le të jetë sa të jetë. Nuk do të pranojmë në mënyrë absolute, që sirenat e urisë të bien tek shqiptarët më.

Pagat duhej të ishin 3 herë më të larta se në 2013, por u rrit vetëm borxhi në 107%

Pas vendosjes së minimumit jetik, ne do të ndërmarrim rritje të pandërprerë pagash dhe pensionesh. Në vitet 2005-2013, i mbi dyfishuam rrogat dhe pensionet. Por sot ato janë shumë larg atyre që duhej të ishin. Rrogat do të rriten më shumë se dyfish. Është humbur kohë e tmerrshme. Sot rrogat e shqiptarëve duhet të ishin të paktën 2 herë më të larta se në 2013, minimumi. Duke pasur parasysh rritjen e çmimeve, edhe kjo rritje nuk do të ishte ndonjë rritje e madhe.

Po të kemi parasysh vetëm borxhin që ka marrë kjo qeveri, jo sa është krijuar, rrogat mund të rriteshin pa asnjë frikë 2 deri në 3 herë, bashkë me pensionet. Është rritur borxhi në vitet 2005-2013 me 4.4 %, nga 58.2 në 62.6. Janë ndërtuar 11 mijë km rrugë,  etj., etj. Çfarë është bërë këto 8 vite kur borxhi është 107 %. Me rritjen e borxhit kjo qeveri mund të kishte 3-fishuar rrogat pa vështirësi. Rrogat sot në raport inflacionin janë 20-30 % më të ulëta seç ishin në vitin 2013.

Përgjysmim të barrës fiskale mbi karburantet, indeksim të përmuajshëm të pagave.

Masa e parë do të jetë përgjysmimi i barrës fiskale. Unë jam i vetëdijshëm se ka spekulim të madh, por qeveria është spekulatorja e parë. Gjersa kjo qeveri i lejon vetes të tatojë litrën e naftës, 1.2 euro në një kohë kur në tregun e SHBA shitet 1 dollar litri i naftës dhe Kanada, 0.9 apo 1 dollar, problemi më i madh këtu është qeveria. Ne patjetër që do të përgjysmojmë barrën fiskale mbi naftën.

Zhdukja e bordeve është imperative. Indeksim i përmuajshëm i pagave me inflacionin përveç rritjes që thashë më sipër.

Berisha: Shqipëria e ka të domosdoshme një politikë demografike.

Vendi e ka të domosdoshme një politikë demografike. Nga viti 2007 në 2014, popullsia u rrit dhe ky është tregues i pamohueshëm. Nga 2014 e deri më sot nga Shqipëria janë larguar 744417 shqiptarë, vetëm në BE, pa llogaritur vendet që nuk janë në BE. Ky kërkon përveç ndryshimeve rrënjësore të klimës së biznesit, shkollimit, kërkon detyrimisht një politikë specifike demografike. Kërkon pagesa për fëmijë dhe vendosjen në kohë sa më të shkurtër, të stimulit për fëmijë e 3-të.

Sot viti ishte tragjik për ne, në kuptimin se ne patëm më shumë vdekje se sa lindje, vitin e kaluar dhe ky ishte viti i parë që mbahet mend ndonjëherë.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix1 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix1 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix1 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix1 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix1 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix1 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix1 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix1 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar1 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook