Lidhu me ne

Mix

ALEKSANDËR XHUVANI: PSE I THEMI BUKËS “BUKË”?

Aleksandër Xhuvani

Nga Aleksandër Xhuvani

Nuk dij pse fjala e jonë bukë dalka nga lat. bucca e nuk mund t’u – lidhka me gjermanishten backen, që do të thotë edhe me pjekë ose me shqipen me pjekë, e atëhere bukë do të thotë gja e pjekme.

Si mbas etimologjisë pra të Meyer-it të pranueme prej të gjithëve del se fjalën shqip a ilirisht të bukës e kemi tretë gjatë shekujvet tue marrë latinisaten bucca e tue i dhanë kësaj kuptimin e bukës. Por, deri sot të pakën, nuk mund të dijmë me siguri se ç’fjalë kanë pasë përdorë Ilirët për fjalën bukë që përdorim na sot .

Për t’u vrejtë asht se fjala bukë ka hy edhe në greqishten e re tue u-formue emnat femnorë vuka e buja = cop e vogël, kafshore buke dhe folja bukonomal = ha bukë. Porse bashkë me ne edhe Grekët e rij e kanë humbë fjalën bukë, se edhe këta nuk përdorin atë të vjetrën artos, as ndonji formë tjetër të kësaj fjale të ndryshueme fonetikisht, sikurse ka ndodhë me shumë fjalë të tjera që greqishtja e re i ka prapë prej të vjetrës, por të ndryshueme tmershëm prej saj; por përdorin fjalën psomi, që deri sot nuk kanë mundë me e gjetë me siguri se prej kah e ka rranjën.

Mue më thotë mendja se fjala bukë, që, si thamë, asht e huej, mund ta gjêjmë ke fjala shqipe shûjtë, mund të lidhet etimologjikisht me fjalën e greqishtes së vjetër stos, që do të thotë: ushqim, grun, miell, bukë.

Për këte fjalë të greqishtes së vjetër dikush ka thanë se nuk asht greqishte, por e huej (krhs. E Boisocq, Dictionnaire etymologique de la langue grecque, f. 267), sikurse edhe fjalë të tjera të greqishtes së vjetër të fillueme me si (sigma iota) qenkan të hueja, si sidheros, sindhon, etj.

Por fjala sitos e greqishtes së vjetër mund të lidhet edhe me foljen shqipe me shi (=trebbiare), sikurse e ka përmendë, më duket, edhe Thomopuli në librin e tij «Pelasgiká». E sikurse sitos-i i greqishtes së vjetër e ka kuptimin e ushqimit, të grunit, të miellit e të bukës, kështu edhe fjala e jonë shujtë mund të ketë pasë veshtrimin e bukës, e mbasandaj e bori ketë domethanë, u-bâ e rrallë e gadi u harrue (edhe sot pakëkush e din) dhe muer kuptimin e përgjithshëm t’ushqimit./konica.al

Aleksandër Xhuvani

“Studime gjuhësore”, 1956

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook