Lidhu me ne

Kryesore

Berisha: Patronazhistët janë shndërruar në një specie shkatërrimtare për administratën

berisha 21 1280x720

Patronazhistët janë shndërruar në një specie shkatërrimtare për administratën. Kështu u shpreh kreu i PD-së Sali Berisha gjatë një takimi me ekspertë dhe gazetarë të sigurisë. Sipas kreut të selisë blu patronazhistët nuk bëjnë asnjë punë, vetëm krijojnë mekanizma për të vjedhur qytetarët.

“Policia do të jetë e profesionistëve dhe jo e patronazhistëve. Patronazhistët janë shndërruar në një specie shkatërrimtare për administratën. Dje më shkruante një punonjës i OSHEE-së; doktor, të gjithë drejtuesit e një sipërmarrje shumë të rëndësishme për vendin, janë zëvendësuar me patronazhistët, të cilët nuk bëjnë asnjë punë, vetëm krijojnë mekanizma për të vjedhur qytetarët. Kështu është në polici, kudo. Patronazhistët tani janë ndihmësa të gjykatësve në Gjykatën e Lartë. Po. Pra, administrata, institucionet do të çlirohen prej tyre. Ky është një kusht për funksionuar shteti ligjor”, u shpreh Berisha ndërsa u zotua se kur të vijë në pushtet do t’ia nisë nga zbatimi i ligjit.

“Më pyetën një ditë; nga do e nisni. Sa herë që të më pyesë nga do e nisim, unë kam vetëm një përgjigje: Zbatimi i ligjit. Do nisim nga zbatimi i ligjit. Të gjithë nën ligjin. Dhe këtu pastaj makineria jonë funksion gjithnjë e më mirë. Artani dha disa të dhëna shumë interesante, në kuptimin se ekziston ideja se këto lumenjtë narko-eurosh sjellin prosperitet, në fakt jo. Në fakt pa këto narko-euro të ardhurat kanë qenë më të mëdha, rrogat janë rritur dyfish dhe pikërisht se u luftua krimi, Shqipëria u bë  vend i preferuar për investimet dhe investitorët e huaj. Sot Shqipëria është vendi i TAP, i kaskadës së Devollit, Rrugës së Kombit, pra i projekteve të cilat kanë dhe do kenë një ndikim të fuqishëm në këtë vend. Por këto nuk bëheshin pa rend dhe ligj. Ndaj dhe ju garantoj edhe njëherë se ky mbetet objektivi ynë më madhor. Lufta me zero tolerancë ndaj krimit ka qenë dhe do të mbetet moto e qeverisjes së Partisë Demokratike”.

Sipas Berishës rrogat sot janë qartësisht 20-30 % më të ulëta se në vitin 2013.

“Rrogat sot duhet të ishin, me borxhin e marrë, mund të ishin rritur të paktën 3 herë. Rrogat sot faktikisht nëse i modelojmë me inflacionin janë qartësisht 20-30 % më të ulëta se në vitin 2013.  Çfarë ndodh, janë oficerë madhorë në ushtri e polici. Shkojnë e bëjnë roje sigurie nëpër lokale pasdite. Bëjnë kamerier, se pa to nuk mbajnë dot familjen. Ai që i ka të gjitha dhe merr e vendos 4 mln euro në oborrin e kryeministrisë për të kënaqur syrin dhe xhepin e tij, ai nuk pse të ua dijë atyre tjerëve. Ata janë mirë thotë, se unë jam mirë, paçka se ata nuk e mbyllin dot muajin me rrogat që marrin. Rritja e rrogave do të jetë një objektiv madhor dhe imediat i qeverisjes së ardhshme”.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix1 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix1 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix1 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix1 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix1 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix1 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix1 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix1 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar1 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook