Lidhu me ne

Mix

Seriali për fëmijë “Peppa Pig” prezanton çiftin e parë gay


Peppa Pig është padyshim një nga kafshët vizatimore më të njohura dhe më të dashura në botë nga fëmijët. Seriali vizatimor dedikuar parashkollorëve dhe shumë i ndjekur në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Australi dhe Amerikën Latine, ka vendosur të prezantojë çiftin e parë të të njëjtit seks.

Gjatë një episodi të titulluar “Families” apo “Familjet”, i cili u transmetua për herë të parë të martën në Channel 5 në Mbretërinë e Bashkuar, personazhi kryesor Peppa Pig u prezantua me dy mamatë e shoqes së saj Penny Polar Bear.

Ndërsa vizatonte një portret të familjes së saj, Penny shpjegonte: “Unë jetoj me mamanë time dhe mamanë time tjetër. Një mami është mjeke dhe një mami gatuan spageti.”

Programi, i krijuar nga animatorët britanikë Mark Baker dhe Neville Astley, ka nisur që nga viti 2004. Kjo është hera e parë në historinë e tij 18-vjeçare (me 7 sezone të transmetuara gjithsej në këto vite), që një çift i të njëjtit seks është paraqitur në program.

Ky ndryshim vjen vetëm dy vjet pasi u krijua një peticion në një faqe interneti me bazë në SHBA, që kërkonte një “familje prindërore të të njëjtit seks në Peppa Pig”. Peticioni në fjalë ka mbledhur pothuajse 24 mijë nënshkrime.

“Fëmijët që shikojnë Peppa Pig janë në një moshë mbresëlënëse.”– kanë shkruar krijuesit e peticionit. “Përjashtimi i familjeve të të njëjtit seks do t’u mësojë atyre se vetëm familjet me një prind të vetëm ose dy prindër të sekseve të ndryshme janë normale.”

Robbie de Santos, drejtor i komunikimit dhe i marrëdhënieve të jashtme në organizatën bamirëse të të drejtave LGBT “Stonewall”, e përshkroi këtë episod si “fantastik”.

“Shumë nga ata që e shikojnë shfaqjen do të kenë vetë dy nëna ose dy baballarë dhe do të thotë shumë për prindërit dhe fëmijët që përvojat e tyre po përfaqësohen në një program kaq ikonik për fëmijë.”– tha ai për BBC.

Peppa Pig nuk është aspak programi i parë për fëmijë që paraqet çifte të të njëjtit seks. Filmi vizatimor amerikan “Arthur”, për fëmijët katër deri në tetë vjeç, në vitin 2019 shfaqi një martesë homoseksuale gjatë serisë së saj të 22-të.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook