Lidhu me ne

Kryesore

“Do t’ua marrim të pasurve, do t’ia japim popullit”! Rama si Robin Hud, pas 10 vitesh në qeverisje. Loja me oligarkët në prag të zgjedhjeve

Rama-Salllari

Ndërkohë që gjatë qeverisjes 10-vjeçare të Ramës, qytetarë të thjeshtë u bënë viktima pas dënimeve për ndërtimin e një avllie apo për mospagim të energjisë elektrike, oligarkët janë pasuruar edhe më shumë me para publike dhe koncesione. Pikërisht tani, Rama i është rikthyer propagandës duke folur për pasuritë që do t’iu merren të pasurve e do t’i jepen popullit.

Në shown e ditëve të fundit, pas zemërimit qytetar në rrjetet sociale dhe në mediat ndërkombëtare për shkatërrimet në mes të sezonit turistik në “Prestige resort”, kryeministri po përpiqet të rikuperojë imazhin e humbur duke premtuar si Robin Hud, që t’iu rrëmbejë pasurinë të pasurve e t’ua japë atë të varfërve. Por çfarë ka ndodhur gjatë këtyre 3 ditëve?

Në një operacion propagandistik me regji qendrore, thuhet se po i sekuestrohen 1200 metra katror ndërtime pa leje në Tiranë oligarkut Salillari, një prej përfituesve kryesorë të tenderëve publike dhe koncesioneve në Shqipëri. Ndërsa Salillari vetëm me një kontratë të fundit pa garë dhe me 99.9% të fondit limit për mirëmbajtjen e rrugëve të Jugut, mori dhjetëra-miliona euro nga paratë publike. Në këto kushte nuk duket ta ketë problem që t’i parablejë po me para publike, 1200 metrat katrorë te sekuestruar në funksion të propagandës që i duhet sot Ramës, për të na bindur se po godet edhe oligarkët rreth tij.

Ajo që të bën përshtypje në këtë operacion propagande të kryeministrit, i cili kujtohet pas 10 vjetësh në krye të qeverisë për paligjshmërinë e ndërtimeve, është përpjekja e tij për të rishpikur veten si opozitar, si një person përballë sistemit që nga ngritur vetë për 10 vjet. E ndërsa është arkitekti i këtij sistemi, pasi prej 6 vitesh ka maxhorancë dhe fuqi të plotë mbi gjithçka, ndërkohë që prej 2019 edhe i gjithë pushteti lokal komandohet prej tij. Në të gjitha raportet ndërkombëtare theksohet se kryeministri Rama qeveris si autoritar, emëron dhe kontrollon vetë të gjitha agjencitë ligjzbatuese në vend, madje ndikimi i tij shkon edhe përtej ekzekutivit.

E ndërsa zgjedhjet po afrojnë, duket se Ramës nuk po i dalin mirë llogaritë pasi sipas sondazheve që ai vetë i administron, i rezulton se pakënaqësia popullore sa vjen dhe rritet. Për ta balancuar sadopak këtë zemërim qytetar, Rama thërret përsëri në ndihmë atë që ai e ka pikën e vet më të fortë; propagandën.

“Aksioni” për pallatet pa leje, Rama shpëton nga prangat bosët e ndërtimit

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix19 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix19 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix19 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix20 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix20 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix20 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix20 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix20 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar20 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook