Lidhu me ne

Mix

10 raste kur Princeshë Diana theu rregullat mbretërore

Princeshe Diana ne kercim me aktorin amerikan John Travolta

Diana, Princesha e Uellsit, u martua me Mbretin aktual të Britanisë së Madhe, Çarlsin III në vitin 1981 në Katedralen e Shën Palit në Londër.

Lady D. Do të mbetet në histori për shumë prej tabuve të cilat ajo i theu gjatë jetës së saj fatkeqe e cila u mbyll shpejt.

Ama janë pikërisht sjelljet dhe vendimet e saj guximtare që do të ndihmojnë që trashëgimia e saj të jetojë dhe të vazhdojë jehonën e saj edhe sot e kësaj dite.

1 – Ajo i shkroi vetë betimet martesore dhe nuk pranoi të thoshte fjalën ‘bindje’ 

Martesa e Princeshë Dianës me Mbretin Carls

Ka qenë një traditë e gjatë që nuset mbretërore të thonë se do t’i binden burrave të tyre ndërsa recitojnë betimet e dasmës.

Por kur Diana, 20 vjeç, u martua me Princin Charles, 32 vjeç, në vitin 1981, ajo vendosi të hiqte fjalën “bindje” nga zotimet e saj – duke thyer precedentin e deriatëhershëm mbretëror.

Në vend të kësaj, Diana tha se “do ta donte atë, do ta ngushëllonte, do ta nderonte dhe do të qëndronte krah tij edhe në sëmundje dhe në shëndet”.

Si Kate ashtu edhe Meghan ndoqën hapat e Dianës duke lënë jashtë fjalën “bindje” në betimet e tyre të martesës dekada më vonë.

2 – Një edukim jashtë mureve të pallatit

Diana bëri histori përsëri kur djali i saj i madh, Princi William, ishte tre vjeç dhe ajo vendosi ta dërgonte në parashkollor – duke e bërë atë anëtarin e parë të familjes mbretërore që frekuentonte parashkollorin jashtë Pallatit Buckingham. Në të kaluarën, trashëgimtarët e ardhshëm të fronit qëndronin në shtëpi me një guvernante.

Në vitin 1985, Princi dhe Princesha e Uellsit shoqëruan djalin e tyre të madh në ditën e tij të parë të shkollës në shkollën e fëmijëve Jane Mynor në Londër. Princesha Diana, e cila dikur punonte si ndihmës mësuese, zgjodhi shkollën e vogël sepse donte që William të kishte një arsim normal si fëmijët anglez.

Princi Harry përfundimisht ndoqi gjurmët e vëllait të tij duke ndjekur të njëjtën shkollë dy vjet më vonë. Zgjedhja e Dianës për t’u ofruar djemve të saj një arsim të hershëm publik tregoi jo vetëm guximin e saj për t’u shkëputur nga protokolli mbretëror, por për t’i ekspozuar djemtë e saj ndaj një jete sa më normale.

3 – Zgjedhje moderne mode

Princesha Diana theu shumë herë protokollin mbretëror në zgjedhjet e saj të modës, duke zgjedhur veshje më moderne të stilit ‘casual’.

Një nga momentet më të njohura për ikonën e modës ishte kur ajo veshi një fustan blu kadife, me supet jashtë ndërsa kërcente me John Travolta në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1985. Eleganca dhe hiri i saj e bënë këtë foto të paharrueshme.

Një tjetër foto ikonike ishte “fustani i saj hakmarrës”, mini-fundi i zi asimetrik që ajo veshi në një event në Londër ditën kur Princi Charles pranoi publikisht se kishte patur një lidhje jashtëmartesore në vitin 1994.

E zeza konsiderohej e përshtatshme vetëm për anëtarët e familjes mbretërore gjatë funeralit.

4 – Shtoi të zezën në gardërobën e saj

Princesha Diana shpesh vishte veshje të mrekullueshme të zeza gjë që shoqërohej gjithnjë nga kritika. Cili ishte problemi? E zeza vishej zyrtarisht nga gratë mbretërore vetëm gjatë zisë.

Në fund të fundit, ishte e vetmja ngjyrë që mbretëresha Victoria mbante për dekada të tëra pas vdekjes së burrit të saj. Por Diana vishte shpesh të zeza.

5 – Hoqi dorë nga kapelet

Kapelet kanë qenë gjithmonë një pjesë thelbësore e gardërobës mbretërore të grave. Ata janë teknikisht të detyruara t’i veshin ato për çdo rast zyrtar. Mbretëresha shpesh vishte kapele që përputheshin në mënyrë të përkryer me veshjet e saj.

Kjo vjen nga një traditë shumë e vjetër e cila dikton që gratë duhet t’i mbajnë flokët të mbuluara. Por Diana nuk u kujdes kurrë për këtë detaj. Kur e pyetën se pse hoqi dorë nga kapelet, ajo tha se: “Nuk mund të përqafosh një fëmijë me kapele”.

6 – Zgjedhja e pantallonave

Princesha Diana ishte pro asaj që sot njihet si moda androgjene apo uniseks. Gratë mbretërore, që nga koha kur janë vajza të vogla, inkurajohen të veshin vetëm fustane. Kjo është një traditë që vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Por Diana shihej rregullisht me pantallona sportive. Madje ajo dikur ka dalë edhe me veshjen mashkullore me papion dhe smoking.

7 – Manikyri i kuq!

Gratë në familjen mbretërore duhet të përdorin vetëm manikyrin neutral, me ngjyrë të pastër, rozë ose mos vendosin fare. Në fakt, vetëm thonjtë me pamje natyrale lejohen në ngjarjet zyrtare dhe mbretërore.

Preferenca e mbretëreshës Elizabeth për manikyrin nudo është e njohur dhe ky rregull i saj ka qenë në fuqi prej dekadash. Por Princesha Diana bëri zgjedhjet e saj dhe shpesh vishte manikyr të kuq në shfaqet e saj publike.

8 – Supet e zbuluara 

Një nga shkeljet e para të veshjes mbretërore që u vu re tek Lady D. ishte mosveshja e fundeve dhe fustaneve deri tek gjuri, gjë që konsiderohet e përshtatshme për gratë mbretërore.

Gratë mbretërore gjithashtu nuk vishnin fustance që tregonin supet por sigurisht Diana ishte e ndryshme në çdo mënyrë.

Fustanet e tilla ajo i mbante shpesh dhe arrinte të dukej gjithmonë elegante.

9 – Vendosja e Gjerdanit Mbretëror si Kurorë

Për një paraqitje të vitit 1985 në Melburn, Australi, Princesha Diana vendosi të vishte si kurorë, gjerdanin e famshëm prej smeraldi dhe diamanti që duhet të mbahej në qafë

Mbretëresha ia kishte dhënë asaj gjerdanin si dhuratë martese dhe nuk priste që ajo të rimodelonte bizhuteritë e çmuara. Sigurisht edhe kjo do të shoqërohej me kritika sa majtas djathtas.

10 – Bikini-t!

Mbretërorëve u kërkohet gjithmonë të vishen në një mënyrë të caktuar konservatore pasi përfaqësojnë familjen kudo që shkojnë.

Ama princesha Diana shpesh vishte bikini gjatë pushimeve të saj. Paparacët sigurisht e përndiqnin atë dhe kjo kthehej në një tjetër aryse për kritika të shumta.

Por Diana nuk mund të detyrohej të bënte diçka që ajo vetë nuk e donte dhe për këtë arsye dhjetëra foto të saj e kanë kthyer atë në një ikonë mode që duket se do t’i rezistoj gjithnjë kohës!

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix22 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix22 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix22 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix22 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix22 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix22 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix22 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix22 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix22 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook