Lidhu me ne

Kryesore

“Reforma Territoriale dështim madhor, u bë për punësime partiake”- Sali Berisha tregon prapaskenat: U bënë pazare

“Reforma Territoriale dështim madhor, u bë për

Partia Demokratike do të prezantojë sot raportin për reformën territoriale, i cili është hartuar nga një grup pune. Në nisje të fjalës së tij, kryetari i PD, Sali Berisha u ndal tek reforma aktuale, që siç shpjegoi ai ishte një dështim madhor që nxori në pah diskriminim qytetar.

Po ashtu, Berisha foli edhe për pazare që janë bërë me këtë reformë. “Kjo reformë ishte reforma e punësimit partiak. Në pazaret e mëparshme siç ka rezultuar, siç është bërë publike me të cilët PS nuk ka asnjë lidhje, me Edi Ramën ishte rënë dakord që të votohej vettingu dhe ai do të lëshonte katër bashki”.

“Reforma territoriale është një nga dështimet madhore, dështim i cili nxori në pah diskriminim madhor të qytetarëve shqiptarë, pabarazinë e tyre na aksesin ndaj shërbimeve.

Një ndarje territoriale bazuar në dëshira partiake dhe në kundërshtim flagrant me kriteret e përcaktuara nga kongresi i autoriteteve rajonale të Evropës, në kundërshtim të hapur me interesat e qytetarëve shqiptarë. Kjo reformë është një dështim i madh, sepse ishte presupozuar që të lehtësonte barrën e administratës mbi qytetarët shqiptarë. Rrogëtarët që këta qytetarët paguajnë për njësi vendore.

E vërteta është se nga 420 bashki dhe komuna, sot në 61 njësitë e qeverisjes vendore, personeli, punonjësit që paguhen janë mbi 50% më shumë sesa nga ata që paguheshin në 320 njësi.

Kjo reformë ishte reforma e punësimit partiak. Në pazaret e mëparshme siç ka rezultuar, siç është bërë publike me të cilët PS nuk ka asnjë lidhje, me Edi Ramën ishte rënë dakord që të votohej vettingu dhe ai do të lëshonte katër bashki.

Pazar i papërgjegjshëm, jashtë çdo kriteri, përveç pazarit dhe biznesit. Si zakonisht, kjo ishte një Pazar sa për të kaluar radhën, sepse dje pseudomazhoranca deklaroi se nuk kemi asnjë detyrim dhe nuk do respektojmë asgjë” theksoi Berisha.

MË TEPËR

Kryesore7 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix8 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi21 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi21 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix21 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix21 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske22 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Facebook