Lidhu me ne

Mix

Si prodhohet sheqeri? – Rrugëtimi i panxharit nga fusha në kuzhinën Tuaj

nga AgroWeb

Kërkimet dhanë fryte dhe së shpejti prodhimi i panxharit të sheqerit filloi me vrull në të gjithë Europën.Foto:Flickr

Edhe pse shkencëtarët europianë, për qindra vite kanë qenë të vetëdijshëm për vetitë unike të nxjerrjes së sheqerit nga panxhari, kjo alternativë nuk u mor parasysh deri në fillim të shekullit të 19-të.

Por me fuqizimin e perandorit Francez Napoleon Bonaparti, kjo gjë ndryshoi. Kur Francës iu ndërpre papritmas furnizimi me sheqer nga Karaibet, për shkak të bllokadave gjatë luftës, asaj iu desh të gjente mënyra të brendshme të prodhimit të sheqerit.

Kështu Napoleoni financoi kërkimet mbi prodhimin e panxharit të sheqerit dhe nxiti fermerët francezë për të zhvilluar këtë kulturë.

Kërkimet dhanë fryte dhe së shpejti prodhimi i panxharit të sheqerit filloi me vrull në të gjithë Europën.

Franca është ende një nga prodhuesit kryesorë të sheqerit të panxharit, përkrah Rusisë, Gjermanisë, Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara.

AgroWeb.org iu njeh më poshtë me mënyrën se si prodhuesit e shndërrojnë panxharin në një grumbull sheqeri të bardhë.

Rrugëtimi i panxharit nga fusha në kuzhinën tuaj

Një nga ndryshimet kryesore midis panxharit të sheqerit dhe kallamit të sheqerit është lloji i bimës nga vijnë.

Kallami i sheqerit ka një gamë shumë të kufizuar në të cilën mund të prodhohet, ndërsa panxhari mund të rritet edhe në rajone si Europa dhe Amerika e Veriut.

Panxhari është një nga të korrat e para që mbillet në fillim të vitit. Ai mbillet në pranverë, rritet gjatë verës dhe korret në vjeshtë. Pasi korrret, transportohet në një fabrikë përpunimi ku pastrohet, lahet dhe pritet në shirita të gjatë.

Këto shirita i nënshtrohen një procesi të krijuar për të hequr saharozën (e cila përbën 20% të rrënjës) nga bima.

Lëngu që nxirret, karbonizohet dhe filtrohet për të hequr papastërtitë dhe më pas përqendrohet përmes zierjes dhe avullimit.

Me të arritur përqendrimin e duhur, kristalet e sheqerit iu nënshtrohen centrifugës, për të ndarë sheqerin e bardhë nga melasa. Në këtë pikë, sheqeri thahet, ftohet dhe ruhet para se të paketohet. Sapo të paketohet, ai është gati të dërgohet tek blerësit e ndryshëm në botë.

Historia e zhvillimit të panxharit të sheqerit është një histori e zgjuarsisë njerëzore.

Jo vetëm që panxhari i sheqerit është një pjesë thelbësore e prodhimit global të sheqerit, por është gjithashtu një kujtesë se ka gjithmonë një mënyrë për të prodhuar ushqime jetësore tek të cilat mbështetemi çdo ditë./AgroWeb.org

MË TEPËR

Mix7 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix7 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix7 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix7 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix7 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix7 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook