Lidhu me ne

Kryesore

“Rama tiran, mori peng Bashën”, Berisha: Sot Edi Rama ka pushtet më shumë seç kishte Ramiz Aliaj

BERISHA FOLTORJA ROME frame 1698 1280x720

Në një bashkëbisedim me mbështetës të PD-së në Itali, lideri demokrat  Sali Berisha iu rikthye disa nga temave të nxehta të politikës shqiptare.

Duke folur për akuzat mbi  financimet ruse, Berisha deklaroi se kryeministri Rama mori peng Lulzim Bashën. “E faktuar është se ai Lulzim Bashës pasi i kishte hapur dosjen për financimet siç ka thënë vetë në mars 2018, financime ruse, pasi ishte zotuar para shqiptarëve se do t’i shkonte deri në fund hetimit, përdori hetimin për të marrë peng kreun e opozitës. Kjo është e vërteta”, ishin fjalët e tij.

Berisha cilësoi Ramën si një tiran, ndërkohë që Shqipëria sipas tij ka tashmë një regjim diktaturë një partiake dhe personale, që ai krahason me pushtetin e Ramiz Alisë.  

“Sot të gjitha pushtetet kontrollohen tërësisht dhe totalisht nga një person dhe parti. Sot Edi Rama ka pushtet, 10 % më shumë seç kishte Ramiz Aliaj pas shkurtit të vitit 1991. Edi Rama pasi mori një e nga një të gjitha pushtetet, të fundit Presidentin e Republikës”, deklaroi ish-kryeministri.

Sipas Berishës, Rama mbron aksin Beograd-Moskë. “Nuk ka pasur kurrë dhe nuk mund të ketë asnjë lloj flirti me Rusinë që në dy shekujt e fundit ka mbajtur qëndrime armiqësore ndaj popullit shqiptar. I theksova këto, pasi Edi Rama voton dhe bashkëpunon, sepse Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe nga ana tjetër është avokati i vetëm i politikës filo ruse të Vuçiçit në Europë”, deklaroi ai.

Berisha cilësoi Italinë si partnere të rëndësisë së veçantë dhe, premtoi se me ardhjen në pushtet të PD, Shqipëria “nuk do të eksportojë krim si sot, në rajon dhe Europë, por do të eksportojë potencialet e mëdha të saj natyrore që disponon.

MË TEPËR

Kioske3 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar3 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore3 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix3 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix3 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar3 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix3 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix3 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix3 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook