Lidhu me ne

Radar

Sa herë i rehabiliton punët që ka përuruar Veliaj

Bashkia Tiranë nuk i jep askujr llogari per punët që bën, prandaj fillon rehabilitimin menjëherë sapo ka prerë shiritin e inagurimit. Kjo po ndodh me pistat e biçilletave në bulevard si dhe me Parkun Rinia. Ky i fundit i rindërtuar, me një vlerë përtej 1 milion dollarë, u inagurua në qershor 2020.

Vetëm dy vjet më pas një prej shesheve të parku i nënshtrohet një rehabilitimi të ri.

E njëjta gjë po ndodh edhe me bulevardin Dëshmorët e Kombit. Kushdo që ka kaluar aty këto ditë ka arritur të shohë se pistat e biçikletave janë rrethuar me tela dhe janë shqepur plotësisht, në gjatësinë nga selia e kuvendit e deri tek presidenca.

Nderkohë që ato ishin funksionale dhe të përuruara gjatë mandatit Veliaj në 2019 në kuadër të ngritjes së 10 km të para per çiklistët. Në versionin që ka dhënë bashkia pretendon se është rritur fluksi: “Rritja e përdoruesve të biçikletave në kryeqytet, veçanërisht në orët e mëngjes dhe të drekës që përkojnë me oraret e shkuarjes dhe të kthimit nga punë, shtroi nevojën për zgjerim të korsive të biçikletave pasi rrjeti ekzistues nuk po e përballonte më fluksin”. Për këtë “dyndje” të paprë që nuk e parashikoi dot, administrata e Veliajt ka shkatërruar dhe pistat ekzistuese duke e filluar punën nga fillimi.

Gjithkush e kupton se rehabilitime kaq të shpeshta nuk kanë kuptim dhe kjo tregon se ose pinër nuk janë bërë mirë herën e parë ose me to është dashur të vidhet me të dytën. Dhe kur kjo bëhet në zemër të qytetit, në sy të të gjithëve, kuotohet lehtë se ç’ndodh në periferi.

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix7 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix7 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix7 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix7 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook