Lidhu me ne

Aktualitet

Berisha: Afera e inceneratorëve vazhdon, hetimet janë fake

SPAK po përdoret si një instrument për hetime “fake” për të mbuluar vazhdimin e aferës.

Berisha: Afera e inceneratorëve vazhdon, hetimet janë fake

Kryetari i PD-së, Sali Berisha doli në një deklaratë për mediat lidhur me të ashtëquajturën aferë e inceneratorëve. Duke nënvizuar zyrtarët e lartë të përfshirë, Berisha tha se bëhet fjalë për një kompleks veprash penale.

Ai dënoi vijimin e pagesave për inceneratorin e Fierit, në një kohë që kompania është nën sekuestro, apo edhe për të Tiranës, kur administratorët janë në kërkim.

Sipas tij, këto dëshmojnë se SPAK po përdoret si një instrument për hetime “fake” për të mbuluar vazhdimin e aferës.

“Engjëll Agaçit, Arben Ahmetajt, Lefter Kokës, Erion Velisë, nuk ka ligj, nuk ka institucion, nuk kë forcë në kteë vend që mund t’u bëjë gjë. Kështu, muaj më parë, SKAP-i i partisë, në njoftimin zyrtar për këtë aferë gjigante, që tejkalon 420 milionë euro, njofton se bëhet fjalë për korrupsion, procedura prokurimesh antiligjore, falsifikime dokumentesh, larje parash, tjetërsime pronash.

Pra, një kompleks veprash penale nga më seriozet. Me gjithë këtë, kjo ndërmarrje kriminale, kjo aferë kriminale është e vetmja në Europë dhe në botë, mbi të cilën kanë rënduar akuza të tilla dhe janë shpallur në kërkim menaxherë dhe pronarë të saj, ajo vazhdon njëlloj sikundër asgjë nuk ka ndodhur, sikundër asgjë nuk është konstatuar, sikundër asnjë mandat arresti apo shpallje në kërkim nuk është lëshuar, sikundër askush nuk është burgosur në këtë aferë.

Ftoj çdo shqiptar të shtrojë pyetjen: si mundet pas të gjithë këtyre akuzave, pas shpalljes në kërkim të pseudopronarëve të kompanive të djegësave, qeveria e Edi Ramës dhe Ministria e Financave, të disbursojë gjer sot, rreth 100 milionë euro. Të vazhdojë të disbursojë plotësisht të gjithë shumën e parashikuar për djegësin e Fierit. Mbi 6 milionë euro. Të gjithë shumën e parashikuar për djegësin e Tiranës. Të ndërtojë, të urdhërojë OSHEE-në të ndërtojë, linjën e tensionit të lartë për djegësin e Tiranës, me një shumë prej 6 milionë eurosh. Si mund të ndodhin këto? Këto ndodhin, kjo aferë kriminale vazhdon jetën e saj për faktin e vetëm se kjo është aferë e Edi Ramës”, u shpreh Berisha.

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix19 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix19 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix19 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix19 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix19 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook