Lidhu me ne

Radar

Mbyllja e ‘Mehmet Akif’, Berisha: Akt i turpshëm i qeverisë! Sinan Idrizi të mos luajë me interesat kombëtare

Mbyllja e ‘Mehmet Akif’, Berisha: Akt i turpshëm i

Kreu i PD, Sali Berisha e ka cilësuar një akt të turpshëm dhe poshtërues vendimin e qeverisë shqiptare për mbylljen e shkollës private turke ‘Mehmet Akif’.

Në fjalën që mbajti në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, Berisha tha se mbyllja e shkollave dhe kopshteve në Shqipëri është bërë me urdhër të Turqisë, teksa e quajti kryeministrin Rama njeri i pa atdhe.

Po ashtu, Berisha përcolli edhe një mesazh për biznesmenin Sinan Idrizi, i cili rezulton të jetë blerësi i godinës së shkollës së mbyllur “Mehmet Akif” në Tiranë.

“Unë e kuptoj se ka qytetarë që e interpretojnë si të veçantë qëndrimet e presidenti të Turqisë, por ato janë absolutisht në kundërshtim flagrant me miqësinë dhe bashkëpunimin që ka ekzistuar mes dy vendeve sovrane.

Së pari i rikujtoj çdo shqiptari që kurrë nuk duhet të harrojë se për ne kombi është i pari dhe ne jemi komb plureligjoz.

Ne nuk mund të pranojmë ndikime politike nga askush në raportet tona fetare. Ata që e thanë se ‘feja e shqiptarit është shqiptaria’, ishin besimtarë të Zotit. Ata e thanë këtë se fetë nuk duhet ti përçajnë shqiptarët.

Në një anë kërkon të emërohet kreu i Komunitetit Mysliman, i cili zgjidhet me votë nga xhemati i tij.

Tani na del se do të na hapë dhe mbyllë shkollat kur të dojë.

Nuk ka akt më të turpshëm, poshtërues, të shpifur se sa të mbyllësh shkolla e kopshte fëmijësh, se gjoja janë të lidhura me terroristë dhe puçistë në Turqi.

Pa asnjë fakt. Fakti i vetëm që gjejnë një oligark të klientelës për të thënë se e kam blerë unë godinën, Sinan Idrizi. I them Sinan Idrizit, mos e bëj veten në këtë mënyrë se do të përgjigjesh, mos luaj në interesa kombëtare.

Nëse Turqia do të respektojë Shqipërinë si vend sovran nuk do të mundet të diktojë mbyllje shkollash dhe kopshtesh.

Me asnjë manovër dhe ne këtë do të ua themi shqiptarëve kudo që janë. Ne nuk mund të pranojmë një individ si ky, për të lejuar që vendimet për ne të merren në Beograd dhe Stamboll. Kanë ikur ato kohëra”, tha Berisha.

MË TEPËR

Kioske23 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar23 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore23 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix23 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix23 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar23 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix23 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix23 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix23 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook