Lidhu me ne

Radar

Syri Tv: Ditën e marrëveshjes së 17 majit Rama-Basha, kompania e lobimit të PS kontaktoi 4 herë Donald Lu


Partia Socialiste ka paguar mijëra dollarë të padeklaruara tek autoritetet shqiptare për të lobuar në SHBA.

Syri TV ka publikuar dokumentin ku 140 mijë dollarë janë paguar nga Partia Socialiste për lobim, në bazë të një kontrate të firmosur nga Endri Fuga, krahu i djathtë i Edi Ramës.

Nga këqyrja e dokumenteve rezulton se kompania lobuese, veç 140 mijë dollarëve me firmë të Fugës ka marrë edhe mbi 1 milionë dollarë nga Turqia, nga të cilat 750 mijë dollarë nga Qeveria e Turqisë dhe 350 mijë të tjera nga HalkBank, e cilësuar si “Banka e Erdogan” dhe hetuar nga SHBA për transaksione të dyshimta madje edhe për thyerje embargoje ndaj Iranit.

Deri këtu këto pagesa nuk ngrenë asnjë dyshim. Por po të shohim aktivitetin e kompanisë lobuese Ballard, ngrihen pikëpyetje të mëdha. Lobistët e Ballard Partners janë takuar me zyrtarë të lartë të SHBA, e sipas deklarimeve të tyre kanë lobuar për interesa të Shqipërisë dhe Turqisë njëkohësisht. Por se cilat janë interesat e përbashkëta që ka bashkangjitur lobimin mes Partisë Socialiste dhe Erdogan, i takon autoriteteve shqiptare të japin një përgjigje.

Në datë 6 qershor 2017 Lobisti Brian Ballard ka komunikuar me zyrën e senatorit Marco Rubioe siç duket në dokumentin e FARA, është diskutuar për Shqipërinë e Turqinë. Por ky nuk është i vetmi aktivitet ku lobistët kanë bashkërenduar interesat e Partisë Socialiste me Turqinë, pasi edhe në raste të tjera ka pasur kontakte me zyrtarët e SHBA ku objekti ka qenë po i njëjtë.

Pikëpyetjet më të mëdha lidhen me financimin për këto lobime. Kur bëhet fjalë për lobim shtetëror të Turqisë, kontrata me Ballard nënshkruhet nga Ambasadori i Turqisë. Ndërsa për pagesën tjetër ku lobimi është i përbashkët për Shqipërinë e Turqinë pagesa kryhet nga HalkBank i takon palëve përfituese të këtij lobimi dhe kompanisë lobuese për të sqaruar nëse nga pagesat e kryera nga Banka turke për ka përfituar edhe Partia Socialiste.

Një tjetër pikëpyetje që ngrihet është fakti se nëse do të ishte lobuar për interesa të Shqipërisë përse këto kontrata duhet të nënshkruheshin nga Endri Fuga për llogari të Partisë Socialiste e jo për llogari të qeverisë Shqiptare, e kjo mund të rriste edhe transparencën për këtë lobim.

Por ndryshe nga sa ndodh rëndomtë me pagesat për lobime, ku shtete e zyrtarë paguajnë për të ndikuar tek zyrtarët në SHBA, në rastin e Partisë Socialiste vihet re një anomali. Kontaktet më të shumta janë kryer për të ndikuar tek Ambasada e SHBA në Tiranë.

Në dokumentin e siguruar nga Syri Tv, që i takon vitit 2017, rezulton se lobistët kanë pasur kontakte të vazhdueshme me ambasadorin e asaj kohe në Tiranë, Donald Lu. Për të arritur suksesin në lobimin e saj, kompania “Ballard Partners”, kontraktoi si konsulent dhe ndërmjetësues ish-kongresmenin demokrat Robert Wexler.

Dita më e ngarkuar për Robert Wexler duket se ka qenë 17 maji i vitit 2017, ku pas një krize të zgjatur politike, Edi Rama dhe Lulzim Basha do të shtrëngonin duart në marrëveshjen më të diskutuar të viteve të fundit. Këtë ditë Wexer ka komunikuar disa herë me ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu.

Nuk dihet se cila ka qenë përmbajtja e këtyre bisedave, por atë ditë Donald Lu ka kryer takime intensive si me Bashën ashtu edhe me Ramën, e në mbrëmje shqiptarët panë se si kreu i qeverisë dhe ai i opozitës shtrënguan duart pas një takimi surprizë e të panjoftuar më herët.

Pas këtij suksesi, Robert Wexler ka intensifikuar kontaktet me ambasadorin Donald Lu, duke pasur 4 komunikime me telefon dhe e-mail, e në fund me një vizitë në Tiranë. Por kjo duket se nuk ka qenë puna e vetme e “Ballard Partners” për llogari të Partisë Socialiste dhe Edi Ramës. Në këtë dokument faktohet se edhe disa qëndrime apo foto të shkrepura me zyrtarë amerikan janë produkt Iikësaj pagese dhe këtij lobimi.

Syri.net

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook