Lidhu me ne

Radar

Vula e PD/ Dordolecët që e duan partinë me gjykatë

alibasha

Një dërgatë deputetësht demokratë, pjesë e atij që Sali Berisha i etiketon me ironi si grupi Alibasha, u paraqitën sot përpara gjykatës së apelit me pretendimin për të përshpejtuar procesin se kujt i takon partia demokratike. Dash Sula, Andia Ulliri, Arbi Agalliu dhe Saimir Korreshi kërkuan, sipas tyre, që kjo çështje të zgjidhet shpejt sepse zvarritja e saj mban të përçarë opozitën.

Ata konstatuan se ende nuk ka një datë për procesin që pritet të vendosë se kujt i takon ligjërisht vula, selia dhe sigla e PD-së, dhe e raportuan këtë para mediave si një lojë të Edi Ramës për të mbajtur peng PD dhe për të shpënë atë të ndarë drejt zgjedhjeve lokale të majit. 

“Përsa kohë një vendim gjykate mbahet peng, kjo është në dëm te demokracisë sepse ndikon në mbarëvajtjen e punës së PD. Është e padiskutueshme që interesi është i Ramës dhe PS. Persona të caktuar, nuk po përmend emra, kanë interesa që arritur puna e PD-së në këtë pikë” tha Sula para gazetarëve.

Në fakt, po të ndjekësh historinë e përplasjeve ligjore dhe politike në PD, e kupton fare lehtë se gupi i deputetëve që shkuan sot në gjykatë janë një aradhë dordolecësh që luajnë lojën e shpifur të atyre që i komandojnë. Që pasi gjykatësi Agron Zhukri vendosi pas zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit dhe dorëheqjes së Lulzim Bashës ti njihte grupit të Berishës të drejtën e përfaqësimit të partisë, Enkeleid Alibeaj u ankua kundër këtij vendimi. Një tjetër gjykatë e pranoi këtë ankimim, dhe tani jemi në pikën kur çështja ndodhet në apel.

Pra, po ta përmbledhësh me pak fjalë, në PD-në e sotme ka një grup deputetësh që ndonëse nuk kanë vota duan ta marrin drejtimin e partisë jo politikisht, por ligjërisht. Prandaj ata shkojnë në apel se duan të bëjnë presion për të rrëmbyer vulën.

Natyrisht është e drejta e tyre të jenë kundër Berishës, Flamur Nokës, Bylykbashit apo Belind Këlliçit. Këta të fundit nuk kanë shfaqur vokacion demokratik dhe as respektim të kundërshtarëve brenda llojit. Prandaj beteja ka mbërritur në atë pikë sa të gjitha palët janë të gatshme të përdorin edhe mjete ekstra politike për të mposhtur rivalin.

Deri këtu secili është në të drejtën e tij.

Por ama kur grupi i deputetëve që mbështet Alibeajn dhe ankimimin e tij në gjykatë fillojnë e japin argumenta se pse e bëjë këtë, ata duken thjeshtë qesharakë. Ata thanë sot se po kërkojnë përshpejtim të gjykimit për të ribashkuar partinë. Ata pranuan se kjo sorollatje i shërben Edi Ramës dhe orkestrohet prej tij.

Por kur thonë këtë harrojnë një gjë të thjeshtë: A do të tallej dot me këtë dosje kryeministri që kontrollon drejtësinë nëse Enkeleid Alibeaj nuk do të kishte bërë ankimim? A do luanin gjykatat nëse një pjesë e deputetëve do ti këkonin shefit të grupit të tyre të servirte zgjidhje politike dhe jo të kërkonte rrëmbimin e vulës nga gjykatësit e regjimit?

Pra ata duan që ngërçi për të cilin do të marrë vendim Edi Rama të bëhet realitet sa më shpejt. Ata kërkojnë që partia e 5 mijë delegatëve të ulur në 2 mijë karrige të njihet si realitet.

Po u shtrua problemi kështu, ata që Berisha i konsideron si grupi Alibasha dalin shumë keq. Ata duket sikur kërkojnë që të kenë një vulë përpara zgjedhjeve të majit për ta çuar pozitën sërish të përçarë drejt tyre. Ata duket sikur e duan përshpejtimin e vendimit që do merret nga gjykatësit që e pranojnë se janë të Ramës, në mënyrë që ta çojnë PD-në sërish me dy lista përballë tij. S’ka problem se s’kanë vota, boll të prishin punë.

Edhe deri këtu, sërish nuk ka problem. Politika i njeh dhe rastet e harakirit apo ato të hakmarrjes vetëvrasëse. Nëse duan të luftojnë me ç’do çmim Sali Berishën ata mund ta bëjnë.

Por, ama publikisht nuk mund ti shfaqen njerëzve sikur kërkojnë drejtësi naë një drejtësi që vetë thonë se punon për Edi Ramën. Nuk mund as të kërkojnë të mbështesin një proces për marrjen e vulës kur dihet botërisht se janë pakicë. Ky lloj komportimi prej njerëzish pa vota, që hiqen sikur kanë shumë në dorë, i bën ata të ngjashëm me ata deputetët e kërpëratave të sesionit të kaluar që gjithashtu luanin teatrin e opozitës së vërtetë dhe reale.

©Lapsi.al

MË TEPËR

Radar12 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore20 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix20 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook