Lidhu me ne

Radar

Denoncimi i Altin Goxhajt: Delina Fico dhe Klodiana Kapo kontrollojnë censurën mbi mediat


Avokati Altin Goxhaj, në emisionin Armiku i Popullit në Vizion Plus ka treguar skemën se si një rrjet organizatash të krijuara nga Soros kontrollojnë përmbajtjet online në Shqipëri.

Organizata Faktoje.al që drejtohet nga Klodiana Kapo e krijuar në vitin 2019 ka marrë autorësinë për kontrollin e fakteve dhe censurën mbi mediat, tha Goxhaj.

Goxhaj sqaroi se kjo organizatë u krijua me financime të organizatës  “East-West Management Institute” (EWMI) e mbështetur dhe krijuar nga Soros që drejtohet nga Delina Fico.

Goxhaj përmend edhe rolin e Jeton Mehmetit i cili kishte për detyrë të verifikonte nëse Faktoje.al plotësonte kushtet për të kontrolluar censurën dhe mediat.

Avokati thotë se fillimisht Faktoje.al bëri transparencë për fondet por në vitet e tjera nuk deklaron asnjë shifër.

Faktoje.al është një organizatë që është krijuar në vitin 2019. Këta ishin numri 1 që merreshin me bllokimet kur ne flisnim, për vaksinat, maskat Covid.  Klodiana Kapo është patronazhistja jonë, drejtoresha e Faktoje.al.

Në tetor e regjistruan në gjykatë dhe në tetor plotësuan edhe dokumentet që duhet të vërtetonin se mund të bëheshin pjesë e rrjetit.

Jeton Mehmeti themeluesi i shoqatës GAP në Kosovë, i shkolluar në universitetin CEU,  kishte rolin e vlerësuesit të organizatës që do merrej me kontrollin e fakteve.

Raporti financiar i vitit 2019 ku deklarohen paratë e këtyre (Faktoje.al), thuhet se kanë marrë 40 mln lek, te dokumenti tjetër thuhet që kanë marrë 160 mijë euro.

Paratë janë dhënë nga Delina Fico nëpërmjet Qendrës së Zhvillimit Gjinor e themeluar po nga Delina Fico në vitin 1994. Pasi mori paratë në vitin 2017, krijoi një grup pune me Klodiana Kapon që përgatiti punën për të themeluar Faktoje.al.

Në vitin 1992 Fonacioni Soros u krijua në Shqipëri dhe hapi Programin e Gruas me Delina Ficon pastaj në vitin 2001 shpiku një fjalë të re “spin-off” dhe organizoi këtë organizatën që mund të quhet “spin-off i Sorosit”. Në vitin 2017 këta krijojnë programin e Faktoje.al dhe në vitin 2019 bëhen edhe këta “spin-off”. Pas vitit 2019 organizata nuk deklaron sa para ka marrë.

Në vitin 2019 Jeton Mehmeti thotë se organizata është shumë e mirë pasi ka shpenzuar 160 mijë euro. Më pas Mehmeti nuk thotë sa kanë shpenzuar por vetëm se janë shumë të mirë.

Faktoje.al janë trajnuar nga Insituti Shqiptar i Medias që drejtohet nga Remzi Lani. Organizatë e krijuar në vitin 1994 nga Soros dhe në vitin 2001 doli si i pavarur. Dhe kjo organizatë quhet spin-off. Kjo është pjesë e rrjetit Diversity Net. Të gjitha organizatat i ka krijuar Sorosi”-shpjegoi Goxhaj.

Më tej Goxhaj tha se këto organizata kanë bërë plan që të mbyllin disa portale apo profile që janë kundër Erion Veliajt dhe e bëjnë që t’i shërbejnë kryebashkiakut për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në Ballkan 100% Sorosi kontrollon të gjithë atë që themi ne online. Këta kanë plan që brenda 2022 të mbyllin shumë faqe. Këta nëse 20 portale bëjnë të njëjtin lajm duan të mbyllin atë portal që kanë marrë urdhër për vitin 2023 dhe që janë kundërshtar të Erion Veliajt”-theksoi Goxhaj.

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix18 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix18 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix18 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix18 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix18 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix18 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix18 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix18 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar18 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook