Lidhu me ne

Mix

Fakte interesante që mund të mos i keni dëgjuar më parë

Foto ilustruese via Pixabay

Lexoni disa kuriozitete dhe fakte aspak të zakonshme që mund të mos t’i keni dëgjuar më parë këtë të diel.

  1. Në një sondazh të vitit 2008, 58% e adoleshentëve britanikë mendonin se Sherlock Holmes ishte një person real, ndërsa 23% mendonin se Winston Churchill ishte një personazh i sajuar.

2.Ishujt Kanarie janë emërtuar pas qenve, jo zogjve.

3.”Njeriu më tipik” shkruan me dorën e djathtë, fiton më pak se $12,000 dollarë në vit, ka një telefon celular dhe nuk ka një llogari bankare.

4.Më shumë njerëz në botë aktualisht vuajnë nga obeziteti sesa nga uria.

5.Michael Jordan fiton më shumë para nga Nike çdo vit sesa të gjithë punëtorët e fabrikës Nike në Malajzi.

6.Së bashku me 5 shqisat tradicionale të dëgjimit, shikimit, prekjes, nuhatjes dhe shijes, njerëzit kanë edhe 15 “shqisa të tjera”. Këto përfshijnë ekuilibrin, temperaturën, dhimbjen, kohën, si dhe shqisat e brendshme si mbytja, etja apo ngopja.

  1. Ju zëvendësoni çdo grimcë në trupin tuaj çdo 7 vjet. Praktikisht, ju nuk jeni ‘aspak’ i njëjti person që ishit 7 vite më parë.

8.Njëbrirëshi është kafsha kombëtare e Skocisë.

9.Bota hedh poshtë rreth 1 miliard tonë ushqim çdo vit.

10.Të gjitha milingonat në tokë peshojnë po aq sa të gjithë njerëzit.

11.Dhitë kanë bebëza syri drejtkëndore.

13.Një fëmijë 4 vjeçar bën mesatarisht 300 pyetje në ditë.

  1. Njeriu mesatar ka 1 deri në 3 kilogramë baktere në trupin e tij.
  2. Fjala angleze me më shumë përkufizime është “set”.

16.Ju keni më shumë gjasa të bëheni President sesa të fitoni lotarinë.

17.Nëse truri i njeriut do të ishte një kompjuter, ai mund të kryente 38 mijë trilion operacione në sekondë. Superkompjuteri më i fuqishëm në botë, BlueGene, mund të menaxhojë vetëm 0,002% të kësaj.

18.Tokio është qyteti më i madh në botë me 37 milionë banorë.

  1. Më shumë njerëz vizitojnë Francën se çdo vend tjetër të botës.

20.Muhamed mendohet të jetë emri më popullor në botë.

21.Njerëzit ndajnë 50% të ADN-së së tyre me bananet.

  1. Dhoma më e qetë në botë ndodhet në selinë e Microsoft-it në shtetin e Uashingtonit.
  2. Ka një vorbull mbeturinash në Oqeanin Paqësor dy herë më të madhe se Teksasi.
  3. Zemra e Balenës Blu është sa një makinë Volkswagen Beetle dhe mjaftueshëm e madhe sa të mund të notosh nëpër arteriet e saj.
  4. 90% e popullsisë së botës jeton në hemisferën veriore.
  5. Katër bebe lindin çdo sekondë.

27.Dy të tretat e Afrikës janë në hemisferën veriore.

28.Vetëm dy vende përdorin ngjyrën vjollcë në flamujt e tyre kombëtarë.

29.Pëllumbat mund të bëjnë dallimin midis një pikture nga Monet dhe Picasso.

30.Delfinët kanë emra për njëri-tjetrin dhe mund të thërrasin njëri-tjetrin në mënyrë specifike.

31.Akullnajat dhe shtresat e akullit mbajnë rreth 69 % të ujit të ëmbël në planet.

32.E gjithë popullsia e botës mund të futet brenda Los Anxhelosit.

33.Temperatura më e ftohtë e regjistruar ndonjëherë ishte -144 gradë Fahrenheit. (-98 gradë Celsius)

34.Kokat në ishullin e Pashkëve kanë trupa.

35.Njerëzit janë të vetmet “kafshë” që skuqen.

  1. Njerëzit që janë aktualisht gjallë përfaqësojnë rreth 7% të numrit të përgjithshëm të njerëzve që kanë jetuar ndonjëherë.
  2. Njerëzit 60 vjeç e lart përbëjnë 12.3% të popullsisë globale.

38.Oqeanet përmbajnë pothuajse 200,000 viruse të ndryshme.

39.Hëna pëson tërmete hënore.

40.Kleopatra jetoi më afër në kohë me zbritjen e parë të njeriut në Hënë sesa me ndërtimin e Piramidës së Madhe dhe ajo ishte greke, jo egjiptiane.

MË TEPËR

Letersi12 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi12 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix12 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix12 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske12 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Temporal1 ditë më herët

Rinoplastika ose rimodelimi i hundës, ja çfarë duhet të dini !

Telefono per konsulte falas 0693608676 Rinoplastika, kirurgjia estetike e hundës përmirëson pamjen dhe funksionimin normal të strukturave të hundës, paraqitjen proporcionale...

Mix2 ditë më herët

A janë njerëzit e martuar më të lumtur se beqarët?

Një jetë si persona të martuar mund të mos jetë si në përralla, ama e sigurt është që ju jeni...

Facebook