Lidhu me ne

Mix

Këto janë 5 arsyet përse femrat akumulojnë të gjithë dhjamin në zonën e barkut

barku

Dhjami i akumuluar në zonën e barkut nuk është vetëm një problem estetik që ju bën të ndiheni të pasigurtë kur ekspozoni trupin në plazh ose kur ju duhet të provoni veshje në një dyqan. Studime të shumta sugjerojnë se madhësia e belit është më e rrezikshme se e gjithë pesha trupore kur bëhet fjalë për shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme. Dhjami në pjesën abdominale dëmton organet dhe enët e gjakut, duke rritur kështu rrezikun për tension të lartë të gjakut, nivele të larta të kolesterolit, goditje në tru, sëmundje të zemrës, diabet, disa lloje kanceri, madje edhe demencë. Ja e pranuam se dhjami përreth belit është i rrezikshëm, por çfarë mund të bëjmë për të? Fillimisht duhet të shmangen ushqimet e përpunuara dhe me përmbajtje të lartë të sheqerit. Të gjithë mund të përfitojmë duke ndjekur dietën mesdhetare, të pasur me produkte të freskëta, fruta, perime, drithëra, yndyra të shëndetshme, dhe duke limituar mishin e kuq. Lëvizja me shpesh nga kolltuku gjithashtu nuk do t’ju bëjë keq. Çfarëdo që mund të bëni për të hequr dhjamin në bark, sikur edhe pak centimetra, ju bën më të shëndetshëm. Megjithatë, disa njerëz e kanë më të vështirë se të tjerët kur bëhet fjalë për sheshimin e belit, dhe nuk ndodh vetëm për shkak të fatit të keq. Ja cilat janë disa nga arsyet të vërtetuara shkencërisht përse vini bark:


Nëna ka formë të trupit ‘mollë’: Pjesa e trupit ku depozitohet yndyra lidhet shumë me gjenetikën. Me një vështrim të shpejtë tek pema e familjes mund të zbuloni nëse keni prirje për të pasur formë të trupit si “mollë” apo “dardhë”. Ata të cilët gjenet i lidhin më shumë me formën e trupit “mollë” duhet të jenë më të zellshëm për t’u stërvitur dhe të limitojnë kaloritë nëse nuk duan që të vënë bark.

Ndryshimet hormonale: Gjatë periudhës së menopauzës, edhe gratë të cilat kanë formë të trupit “dardhë”, ku pjesa më e madhe e peshës trupore përqendrohet tek kofshët, fillojnë të vënë bark. Rënia e niveleve të estrogjenit, së bashku me ngadalësimin e metabolizmit me rritjen e moshës janë disa nga arsyet përse mund të vini bark.

Vuani nga sindroma policistike e vezores: Sindroma policistike e vezores prek rreth 10-20% të grave gjatë viteve riprodhuese. Këto gra kanë nivele më të larta të testosteronit dhe shpesh e gjejnë veten duke shtuar peshë, sidomos rrethe belit. Duke qenë se meshkujt kanë zakonisht formë të trupit “mollë”, mendohet se nivelet e larta të testosteronit mund të shkaktojnë këtë formë tipike “mashkullore” të shtimit në peshë. Simptoma të tjera të kësaj sindrome janë çrregullime të ciklit menstrual, qime të shumta në trup dhe akne.

Nuk po flini sa duhet – ose po flini më shumë seç duhet: Si pagjumësia (kur flini më pak se 6 orë), ashtu edhe kur e teproni me fjetjen mund të çojnë në shtim të dhjamit në pjesën e barkut. Nëse e privojmë gjumin, metabolizmi fillon të ngadalësohet për të ruajtur energjitë, dhe fillojmë të hamë ushqime të pashëndetshme. Prandaj trupi fillon t’i ruajë kaloritë si dhjam, sidomos përkthe pjesë së belit. Sa i përket vënies së barkut për shkak të fjetjes për orë të zgjatura, shkencëtarët nuk janë të sigurt përse ndodh një gjë e tillë. Megjithatë mund të ndodhë sepse më shumë kohë në shtrat përkthehet në pak kohë të qenët aktivë.

Stresi: Kur jeni i stresua, trupi fillon të prodhojë kortizol, një hormon që bën kërdinë në trup të paktën në dy mënyra. Së pari, ai ju shton dëshirën për të ngrënë ushqime me yndyra dhe sheqer. Kortizoli gjithashtu alternon metabolizmin e trupit, kështu digjni më pak kalori dhe depozitoni më shumë dhjam në trup.

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix7 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix7 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix7 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore7 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix7 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix7 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook