Lidhu me ne

Radar

UNICEF: 35 mijë shqiptarë janë zhytur në varfëri ekstreme

UNICEF: 35 mijë shqiptarë janë zhytur në varfëri...

UNICEF: 35 mijë shqiptarë janë zhytur në varfëri…

Rreth 35.4 mijë shqiptarë pritet që ti shtohen numrit të të varfërve në vend si rrjedhojë e ndikimit që do të ketë lufta në Ukrainë në ecurinë ekonomike të vendit.

Shifra është publikuar në raportin e fundit të UNICEF për pasojat e luftës në varfërinë e fëmijëve.

Raporti gjen se nga 35.4 mijë persona që do të bien në varfëri në vend, rreth 9 mijë prej tyre janë fëmijë. Kjo rritje e varfërisë për rreth 6 mijë fëmijë do të përkthehet në 743 vite të humbura shkollimi, vlerëson UNICEF, që është programi i Kombeve të Bashkuara për fëmijët.

Shqipëria dhe Kosova kanë vlerësimin më të lartë për popullsinë që do të bjerë në varfëri si rrjedhojë e pasojave të luftës. Për Kosovën, shifra është akoma më e lartë dhe arrin në 41.5 mijë persona.

Në Serbi pritet t’i shtohen listës së të varfërve 28 mijë persona, në Bosnjë 17 mijë, në Maqedoninë e Veriut 5.5 mijë, Në Mal të Zi me 913.

Në raport me popullsinë e vitit 2021, Kosova kryeson për numrin e lartë të personave që do të bien në varfëri, me 3.7% të totalit të popullsisë, e ndjekur nga Shqipëria me 1.5%, ndërsa më të ulët efektin do ta ketë Mali i Zi (0.1%) dhe Maqedonia e Veriut (0.4) dhe Serbia (0.6).

Raporti i UNICEF thotë se lufta në Ukrainë, dhe rritja e kostos së jetesës si pasojë e saj, ka zhytur miliona fëmijë të tjerë në varfëri në Europën Lindore dhe Azinë Qendrore në muajt e fundit.

Lufta në Ukrainë dhe rritja e inflacionit kanë zhytur katër milionë fëmijë të tjerë në varfëri – një rritje prej 19% që nga viti 2021 – thotë studimi, duke theksuar se fëmijët mbajnë peshën kryesore të krizës ekonomike të shkaktuar nga konflikti.

Raporti thotë se ndërsa fëmijët përbëjnë 25% të popullsisë, ata përbëjnë gati 40% të 10.6 milionë njerëzve shtesë në varfëri këtë vit.

Shqipëria dhe Kosova kanë dhe numrin më të lartë të fëmijëve që do të bien në varfëri në rajon, me përkatësisht 1.2 dhe 2.1% të totalit të fëmijëve.

“UNICEF po jep alarmin për pasojat e kësaj lufte dhe po u bën thirrje qeverive të ofrojnë mbështetje jashtëzakonisht të fortë për mbrojtjen sociale dhe të zbatojnë programe të ndihmës në para për familjet më të rrezikuara me fëmijë”, tha Adeline Hazan, presidente UNICEF France, për AFP.

Pasojat e varfërisë së fëmijëve shkojnë shumë përtej vështirësive financiare të familjeve: sa më e varfër të jetë një familje, aq më e madhe është përqindja e të ardhurave të shpenzuara për nevojat bazë, si ushqimi dhe karburantet.

Dhe kur kostoja e nevojave themelore rritet, paratë e disponueshme për nevoja të tjera si shëndetësia dhe arsimi ulen. Si rezultat, fëmijët më të varfër kanë më pak gjasa të kenë akses në shërbimet thelbësore dhe janë më të prekshëm ndaj dhunës, shfrytëzimit dhe abuzimit, thotë agjencia e OKB-së.

Rritja e varfërisë së fëmijëve në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore mund të rezultojë në 4,500 fëmijë të tjerë që të vdesin para ditëlindjes së tyre të parë dhe 117,000 fëmijë të tjerë të braktisin shkollën vetëm në vitin 2022, paralajmëron UNICEF./ Monitor 

Image
Image
Image
Image
Image

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Çfarë nuk bëjnë njerëzit e suksesshëm në kohën e lirë?

Kur thua njeri i suksesshëm, mendja shkon direkt tek paratë, jeta e luksit, përmbushja e çdo aspekti të jetës, por...

Mix6 orë më herët

Dojna Mema: Nuk bëj shoqe në televizion!

Rikthimi i Dojna Memës në televizion ishte i mezipritur nga dashamirësit e saj. Bukuroshen syklatër e ktheu në ekran programi...

Mix7 orë më herët

Kim Kardashian shfaqet me bikini në shtrat (gati topless)!

Kim Kardashian di gjithmonë se si të rrëmbejë vëmendjen. Së fundmi ajo postoi disa foto në rrjetin e saj social...

Mix7 orë më herët

“Jam larguar mbi 20 herë nga shtëpia”/ Dojna Mema rrëfen prapaskenat e jetës në çift: Valixhja ime ishte gjysmë gati

Vlashent Sata dhe Dojna Mema Vlashent Sata dhe Dojna Mema janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar....

Radar7 orë më herët

Schmitt: Ngjarja në Banjskë tregoi lidhjen e grupeve kriminale me Beogradin

Historiani zviceran, Oliver Jens Schmitt, thotë se ata që kanë interes t’ia ndalojnë aksesin Policisë së Kosovës në veri të...

Mix7 orë më herët

Rikthehet “The Expendables”, filmi aksion që bën bashkë aktorët e preferuar të shqiptarëve (VIDEO)

Filmi i vitit 2010 u krijua në thelb si një lloj akti i punësimit të plotë për një kontigjent më...

Mix7 orë më herët

FOTO: Guxon Emily Ratajkowski, në New York me fustan trasparent

Emily Ratajkowski zgjodhi një nga veshjet e saj më të guximshme deri më tani, teksa po dilte për një darkë...

Mix7 orë më herët

Hapen aplikimet për Llotarinë Amerikane 2023, ja çfarë duhet të dini

Këtë të mërkurë janë hapur aplikimet për Lotarinë Amerikane. Lajmi u bë e ditur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara...

Mix11 orë më herët

Princi Harry xheloz për suksesin e Meghan Markle!

Princi Harry mund të jetë duke përjetuar ndjenja xhelozie dhe pasigurie për shkak të statusit në rritje të gruas së...

Mix11 orë më herët

5 ushqime që mund të parandalojnë çrregullimet e menopauzës

Menopauza mund të jetë një periudhë e vështirë për shumë gra dhe shpesh duhet të durojë efekte të shumta anësore....

Facebook