Lidhu me ne

Mix

5 hapa të vegjël për të kursyer para

kursimi 1 1280x720

Në një kohë si kjo që po përjetojmë, me inflacion në nivele historike dhe çmimet e gjithçkaje, nga faturat e deri te fluturimet ajrore, të cilat janë në rritje, është thelbësore të dini se si t’i menaxhoni paratë tuaja, duke i ndarë ato në mënyrë të drejtë midis shpenzimeve dhe parave të hequra mënjanë.

Të mësosh artin e kursimit nuk është aspak e lehtë, kërkon këmbëngulje dhe vendosmëri. Por ndonjëherë pjesa më e vështirë është vetëm fillimi.

Po  ju sjellim një udhëzues me një strategji të thjeshtë dhe realiste që do t’ju mësojë se si të kurseni në afat të shkurtër dhe afatgjatë.

1. Mbani shënim të gjitha shpenzimet

Hapi i parë për të filluar kursimin është të kuptoni se sa po shpenzoni. Filloni duke shënuar të gjitha shpenzimet që keni; dmth çdo kafe, sende shtëpiake dhe pazar në supermarket. Pasi të keni mbledhur të gjitha të dhënat tuaja, organizoni numrat sipas kategorive. Për shembull, shpenzime thelbësore si farmaci, ushqime dhe kredi apo qira, apo shpenzime të panevojshme si darka në restorant, ose shpenzime kulturore, nëse për shembull keni blerë një libër të ri. Çdo fundjavë, mblidhni shumat dhe reflektoni mbi zakonet tuaja.

2. Krijoni një buxhet për shpenzimet

Pasi të keni një ide se sa do të shpenzoni në një muaj, mund të filloni të organizoni financat tuaja, të shkurtoni disa kosto shtesë dhe të vendosni një buxhet të saktë. Ky buxhet duhet të llogaritet bazuar në të ardhurat tuaja dhe shpenzimet thelbësore fikse. Duke bërë këtë, ju mund të planifikoni daljet dhe të kufizoni kostot e panevojshme. Sigurohuni që të merrni parasysh shpenzimet që ndodhin rregullisht, por jo çdo muaj, siç është edhe mirëmbajtja e makinës.

3. Mundohuni të shkurtoni disa shpenzime

Nëse shpenzimet tuaja janë aq të larta sa nuk mund të kurseni sa të doni, mund të jetë një kohë e mirë për të ulur kostot. Identifikimi i gjërave jo thelbësore për të cilat mund të shpenzoni më pak nëse dëshironi (si benzina ose vaktet jashtë shtëpisë) do t’ju ndihmojë të mbani nën kontroll shpenzimet tuaja. Por jo vetëm kaq, ju mund të kërkoni mënyra për të kursyer në shpenzimet mujore fikse si plani tarifor i telefonisë celulare; ose anuloni abonimet që nuk i përdorni, veçanërisht nëse ato rinovohen automatikisht.

4. Vendosni qëllim kursimin

Një nga mënyrat më të mira për të mësuar se si të kurseni para është të vendosni një qëllim. Filloni duke menduar pse mund të dëshironi të kurseni. A keni nevojë të blini një makinë, të planifikoni një pushim ose të kurseni për një pallto të re? Pasi të kuptoni se për çfarë dëshironi të kurseni, zbuloni se sa para do t’ju nevojiten dhe sa kohë mund të duhet për t’i kursyer ato.

Këshilla është që të vendosni një objektiv të vogël dhe të arritshëm afatshkurtër për ju për diçka që aktualisht nuk keni si ta paguani, si për shembull një ditë në SPA me masazh, një çantë të re ose një fundjavë larg. Arritja e qëllimeve më të vogla dhe shijimi i shpërblimit për të cilin keni kursyer mund t’ju japë një nxitje psikologjike që e bën kursimin më të lehtë dhe e përforcon këtë zakon.

5. Bëjini të qarta prioritetet tuaja

Pasi të keni llogaritur të ardhurat dhe shpenzimet fikse dhe të keni përcaktuar sasinë e parave që dëshironi të lini mënjanë çdo muaj, përqendrohuni në mënyrën e shpërndarjes së kursimeve tuaja. Sigurohuni që të mos harroni qëllimet tuaja afatgjata si psh dalja në pensikon të mos kalojë në plan të dytë ndaj nevojave afatshkurtra. Sugjerimi është që të fokusoheni në dy ose tre objektiva me afate të ndryshme. Kjo do ta bëjë më të lehtë planin tuaj të kursimeve dhe do t’ju ndihmojë të mbani nën kontroll qëllimet tuaja.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar19 orë më herët

Rama i dhuron 16 mijë m2 tokë dhe ndërtim Arbër Hajdarit të “Fundjavë Ndryshe”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar vite më parë nga qeveria...

Mix19 orë më herët

Fakte interesante/ 100 vjet Hugo Boss!

Hugo Boss ishte një stilist dhe biznesmen gjerman, i cili themeloi kompaninë me të njëjtin emër plot 100 vjet më...

Mix19 orë më herët

A ju ndihmon vërtet të humbni peshë, pirja e 2 litra ujë në ditë?

A ju bën vërtet të humbni peshë pirja e ujit? Hulumtime të ndryshme konfirmojnë lidhjen mes ujit dhe humbjes së...

Aktualitet19 orë më herët

Çmenden Tatimet/ Masakër me profesionet e lira, u llogarisin tatimin mbi 30 për qind të xhiros

Nga Klodian Tomorri Mijëra profesionistë të lirë po përballen këto ditë me një masakër të vërtetë fiskale, teksa në adresat...

Kryesore19 orë më herët

A është çmendur Ilir Meta? – Koment nga Armand Shkullaku

Nga Armand Shkullaku Peisazhi mediatik i ditëve të fundit është përmbytur nga titujt e komentet e një çështje, e cila...

Mix19 orë më herët

Çdo dhimbje koke sinjalizon një problem shëndetësor – Çfarë duhet të dini

Në shumë raste, dhimbjet e kokës rrëfejnë mesazhe të fshehura të organizmit. Ato mund të paralajmërojnë edhe praninë e një...

Mix19 orë më herët

6 lodrat e seksit që do i aprovonte edhe ikonikja Samantha Jones

NETFLIX Nëse ka një mësim që e morëm nga “Sex & The City”, është ai i të jetuarit seksin dhe...

Radar20 orë më herët

Shitet investimi i parë strategjik/ Mentor Mezini shet Drymades Beach Resort për 12 milionë euro

Bluebay shpk, kompania që po realizon investimin strategjik Drymades Beach Resort në Gjilek të Himarës, ka ndërruar pronar. Mentor Mezini...

Mix20 orë më herët

50% e sëmundjeve vdekjeprurëse parandalohen nga dieta mesdhetare

E kuqe, jeshile, e bardhë, portokalli dhe lejla: këto janë pesë ngjyrat që nuk duhet t’i mungojnë asnjëherë tryezës. Në...

Temporal20 orë më herët

I vetmi geg mes toskëve! Çfarë shkruante New York Times për udhëheqësin e ri shqiptar, Ramiz Alia

Si u ngjit në karrierë Ramiz Alia nën udhëheqjen e Enver Hoxhës derisa iu besua detyra e lartë në prillin...

Facebook