Lidhu me ne

Mix

10 sjellje që karakterizojnë njerëzit me shumë vetëbesim!

Të kesh vetëbesim padyshim të bën të dukesh më i zoti, por kjo gjithmonë nëse është në nivele të justifikueshme.

Më poshtë do të gjeni 10 sjellje që karakterizojnë njerëzit me shumë vetëbesim:

1-Ata nuk kërkojnë vëmendje dhe lëvdata

Në fakt, njerëzit me vetëbesim të lartë kërkojnë mundësi për të festuar për suksesin e të tjerëve. Sa më shumë lëvdata të jepni, aq më shumë lëdata do t’ju kthehen edhe juve.

2-Ata refuzojnë që të nxjerrin justifikime

Justifikimet janë një përpjekje për t’iu shmangur përgjegjësisë dhe fajit. Njerëzit me vetëbesim e pranojnë përgjegjësinë dhe nuk shqetësohen se mos fajësohen.

Ata i zotërojnë gabimet e tyre dhe nuk fshihen pas rrethanave. Këta njerëz nuk përdorin mugesën e burimeve si argument për të justifikuar moskryerjen e diçkaje.

3-Ata nuk përdorin gjithmonë argumente mbrojtëse.

Argumentet mbrojtëse janë thjesht një mënyrë tjetër për të shmangur fajin – madje, një mënyrë akoma më e keqe, sepse shpesh në këto arguemente nuk përfshihet vetëm shmangia e fajit, por edhe projektimi i tij te dikush tjetër.

Njerëzit me vetëbesim janë mendjehapur për gabimet e tyre dhe për gjërat që mund të kishin bërë më mirë, duke shmangur kështu nevojën për të projektuar fajin te dikush tjetër.

4-Ata nuk i shmangin konfliktet

Konflikti sjell konflikt, por njerëzit me vetëbesim janë të aftë për të përballuar situatat me tension të lartë. Ata madje i presin me padurim këto situata, duke i parë ato si një mekanizëm për të kapërcyer dallimet dhe mosmarrëveshjet, e për të ecur drejt zgjidhjes.

5-Ata nuk fshihen nëpërmjet pavendosmërisë

Të zgjedhësh që të mos vendosësh, është gjithsesi një zgjedhje, madje një zgjedhje shkatërruese. Pavendosmëria shpesh lind nga pasiguria, nga frika se mund të marrësh vendimin e gabuar dhe se mund të dukesh keq.

Njerëzit me vetëbesim të lartë nuk shqetësohen për faktin se kush ka të drejtë – ata shqetësohen për atë që është e drejtë. Dhe, nëse ata bëjnë zgjedhjen e gabuar, atëherë kështu qoftë! Me ngjitje dhe me zbritje. Jeto dhe mëso.

6-Ata nuk friksohen nga përshtypjet e të tjerëve.

Në fakt, liderët me besim të lartë e kërkojnë mendimin e të tjerëve. Ata i shohin këto përshtypje si një dhuratë; fakti që dikush po investon kohën e tij për t’i ndihmuar ata që të mësojnë dhe të rriten profesionalisht, duhet vlerësuar sinqerisht.

Ata e dinë se nuk janë perfekt dhe kështu, janë në rrugëtimin për t’u bërë një version më i mirë i vetes.

7-Ata nuk ndihen sikur janë në konkurrencë me të tjerët.

Liderët me vetëbesim janë të përqendruar që të bëhen një version më i mirë i asaj që ishin dje dhe nuk ndalojnë për t’u krahasuar me të tjerët.

Ata e mirëpresin konkurrencën kur ajo vjen, por e shohin si një mundësi për ta shtyrë veten përpara dhe për t’u përmirësuar, jo si një shans për të vendosur dominancë.

8-Ata nuk kanë frikë që të mbajnë qëndrime

Të mbash një qëndrim do të thotë që të dallosh nga pjesa tjetër. Kjo nuk është për të gjithë, por është për ata që kanë shumë besim dhe që e dinë se autenticiteti është më i rëndësishëm se miratimi.

Ata duan rezultate, jo siguri. Nëse qëndrimi i tyre krijon përplasje mendimesh, atëherë nuk ka problem, kështu është më mirë, thonë personat me vetëbesim.

9-Ata nuk tërhiqen pas dështimeve dhe pengesave

Liderët me vetëbesim të lartë e shohin dështimin si diçka që e krijon suksesin, jo si diçka që e pengon atë. Liderët e tillë kanë mjaftueshëm besim te vetja e tyre për ta ditur se janë më të mëdhenj se çdo gabim që mund të bëjnë.

10-Ata nuk përhapin energji negative

Kur njerëzit negativë projektojnë gjendjen e tyre të padobishme në univers, kjo shpesh ndodh për shkak se ata nuk ndihen mirë me veten apo me diçka në jetën e tyre, dhe kështu duan ta projektojnë atë ndjenjë diku tjetër.

Personat me vetëbesim nuk e kanë këtë tipar, sepse ata nuk kanë nevojë të ndërtojnë veten e tyre duke shkatërruar njerëz të tjerë.

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook