Lidhu me ne

Mix

Marramendja/ Cilat janë shkaqet e kësaj simptome

marramendja

Simptomat e marramendjes janë të vështira për tu përshkruar, pasi përbëhen nga një perceptim i lëvizjeve përreth personit, sikur gjithçka rrotullohet rreth ose brenda kokës.

Marramendja dhe nazueat janë mes arsyeve më të shpeshta për të cilat shkojmë tek doktori. Vlerësohet se rreth 40% e personave që kanë kaluar moshën 40 vjeç konsultohen me mjekun pikërisht për këtë arsye.

Përgjithësisht kjo ndjesi lidhet me një ndryshim të sistemit të ekuilibrit. Ky sistem merr emrin nga aparati vestibular që ndodhet në brendësi të veshit. Shqetësimet që lidhen me këtë organ janë të shpeshta dhe mund të shfaqen në çdo moshë.

Në këtë artikull do ju shpegojmë gjithçka që duhet të dini për marramendjen dhe cilat janë simptomat që e shoqërojnë. E rëndësishme është të njihni simptomat e marramendjes, pasi bëhet fjalë për një ndjesi të vështirë për tu përshkruar dhe diagnostikuar.

KU KONSISTON MARRAMENDJA

Veshi i brendshëm ka aparatin vestibolar që na ndihmon të ruajmë ekuilibrin. Përveç kësaj, na bën të vetëdijshëm për posturën tonë dhe të krijojmë lidhjen e saktë me hapësirën përreth nesh.

Në pjesën më të madhe të rasteve marramendja provokohet nga ndryshime të këtij aparati. Kjo do të thotë që percepton një ndjesi lëvizjeje sipas vetes sonë ose asaj që na rrethon në mungesë te realitetit. Disa njerëz thonë se kanë një ndjesi “sikur bien në hapësirë”

Një shqetësim i tillë mund të prekë çdo moshë. Sidoqoftë, siç e kemi thënë tashmë, më e shpeshtë bëhet pas moshës 40 vjeç. Marramendja mund të klasifikohet në lloje të ndryshme:

Marramendje periferike: Shkaktohet nga ndryshimet në aparatin vestibolar. Bëhet fjalë për një lloj më të shpeshtë e që lidhet në përgjithësi me lezione të veshit. Për këtë arsye, ndodh shpesh që ata që vuajnë të kenë dhe humbje të dëgjimit.

Marramendje qendrore: Në këtë rast, dëmtohet qarqet nervore përgjëse për transportin e interpretimit të informacioneve nga ana e veshit. Ky interpretim zhvillohet në trungun encefalik (të trurit).

Pozicional: Shfaqet në formën e episodeve të shkurtra. Është një përgjigje ndaj ndryshimit të pozicionit të kokës, e në përgjithësi është beninj.

Cervikale: provokohet nga një ndryshim në vertebrat e qafës

Ekzistojnë shumë lloje të marramendjes pasi funksioni i ekuilibrit dhe posturës varet nga një qark nervor kompleks, ku ndërhyjnë pjesë të ndryshme të trupit. Megjithatë të gjitha llojet provokojnë të njëjtën ndjesi të lëvizjes.

CILAT JANË SIMPTOMAT E TJERA TË MARRAMENDJES?

Përveç perceptimit të gjithçkaje rreth nesh sikur është në lëvizje, ka disa simptoma të marramendjes që mund të njohim. Për shembull, ndodh shpesh që veç saj të kemi nauzea apo të vjella. Për më tepër, është e lehtë të humbësh ekuilibrin dhe të biesh.

Në bazë të llojit të marramendjes, është më e lehtë të gjesh disa simptoma të tjera. Në rastin e marramendjes periferike, zakonisht ka një dobësim të aftësisë së dëgjimit. Një tringëllimë të vazhdueshme gjithashtu e dëgjon në mënyrë konstante në vesh.

Në raste të tjera mund të shohim dhe një shikim të dëmtuar. Shumë persona shohin dyfish apo nuk arrijnë të rregullojnë si duhet fokusin. Të tjerë humbin aftësinë e të folurit pa gabime.

Nga ana tjetër, marramendja mund të shoqërohet me paralizë faciale apo një ndjesi dobësimi dhe lodhjeje të këmbëve. Në përgjithësi, personat që vuajnë kanë një ndjesi ankthi, pasi e ecura dhe lëvizja bëhen më të vështira.

Është e rëndësishme të theksohet se pjesa më e madhe e rasteve të marramendjes ndodhin në episode të shkurtra, disa mund të zgjasin dhe me ditë. Gjithashtu mund të shfaqen si tek tër rriturit dhe tek fëmijët.

SI DIAGNOSTIKOHEN DHE TRAJTOHEN MARRAMENDJET?

Për të diagnostikuar marramendjen, para së gjithash duhet përshkruar tek mjeku në mënyrë specifike ndjesia e përjetuar. E rëndësishme është të shpjegoni dhe simptomat shoqëruese.

Në përgjithësi është mejku ORL që bën eksplorimin e veshit dhe pjesës tjetër të aparatit të ekulibrit. Trajtimi është i ndryshëm sipa shkakut që provokon marramendjen. Mund të përshkruhen ilaçe apo nëse është e nevojshme ndërhyrje kirurgjikale, por zgjdhja varet nga një rast specifik.

Në rastin e marramendjes duhet ti drejtoheni mjekut edhe nëse shfaqen disa nga simptomat e tjera që shpjeguam më lart. Bëhet fjalë për një shqetësim kompleks që ka shkaqe të ndryshme; për pasojë, është e rëndësishme që të përballohet me përgatitjen e duhur.

/MeMjekun.com

MË TEPËR

Mix8 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix8 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix8 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix8 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix8 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix8 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix20 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix21 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix21 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix21 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook