Lidhu me ne

Mix

Nga tharja e gojës tek marramendja, ja shenjat kronike që tregojnë se jeni të dehidratuar dhe keni nevojë për më shumë ujë

Nga tharja e gojës tek marramendja, ja shenjat kronike që

Dehidratimi është një simptomë e thjeshtë e njerëzve të cilët nuk marrin mjaftueshëm lëngje për të ushqyer trupin e tyre.

Uji përbën 60-80% të të gjithë organizmit ndaj kjo substancë është shumë e rëndësishme për të mbajtur një balancë të shëndetshme të organizmit. Ekspertët rekomandojnë të konusmoni të paktën 8 gota ujë në ditë, por lëngjet mund t’i merrni edhe nga ushqime të ndryshme.

E gjitha kjo për të mbajtur larg dehidratimin e trupit që mund të kthehet në një gjendje kronike dhe të ndikojë në jetën tuaj pa e kuptuar. Shenjat e kësaj mungese jo gjithnjë janë të dukshme madje ndonjëherë mund t’ju konfuzojnë për ndonjë sëmundje apo problem tjetër.

Nëse ndjeni se koka juaj dhemb apo pulson kjo mund të jetë një tregues i qartë i mungesës së ujit. Kur nuk merrni mjaftueshëm lëngje, trupit i mungojnë minerale si sodium dhe kaliumi të cilat më pas çojnë në disa reaksione të pakëndëshme të trurit.

Sa më shumë ujë apo lëngje të humbisni aq më shumë do të shtohet dhimbja e kokës, pasi niveli i oksigjenit në gjak bie dhe truri nuk mund të kryejë të gjitha funksionet e tij.

Kur mungon uji në organizëm, ushqimi e ka më të vështirë të lëvizë dhe të tretet. Kështu do të keni probleme edhe me zorrët ku ushqimi nuk do të jetë në gjendje të lëvizë normalisht.

Mungesa e oksigjenit në trup, pra e ujit do ju shkaktojë marramendje në pjesën më të madhe të kohës. Një nga shenjat e para të dehidratimit të trupit është marramendja pasi ngriheni menjëherë në këmbë.

Shenjat e hershme të mungesës së ujit mund të vihen re edhe tek uria e tepërt. Nëse keni konsumuar shumë ushqim dhe sërish e gjeni veten duke kërkuar për më shumë ushqim atëherë kontrolloni sasinë e ujit që merrni.

Nepsi i tepërt në këto raste vjen zakonisht për ushqime që përmbajnë lëng siç janë frutat. Në vend të kësaj konsumoni një gotë me ujë të freskët.

Uji rregullon presionin e gjakut dhe e normalizon atë, ndaj nëse ndiheni shumë të lodhur shkak mund të jetë pikërisht kjo mungesë. Kur pini pak ujë presioni i gjakut bie duke e qetësuar më shumë nga sa duhet trupin tuaj e duke e mbajtur të lodhur e thuajse në gjendje gjumi gjatë gjithë kohës.

Trupit i duhet uji për të rregulluar temperaturën e brendëshme të tij. Kjo është arsyeja përse djesrisim kur temperature e trupit tonë ngrihet, por kur keni mungesë uji ky proces nuk mund të kryhet.

Pra sa më pak të djersisni aq më shumë vapë do të ndjeni pasi trupi nuk mund të rregullojë temperaturën e brendëshme të tij.

Fryrja e gjuhës dhe tharja e gojës treogjnë se keni nevojë urgjente për ujë. Prandaj filloni konsumoni pak nga pak disa gota uji.

Kur në trup mungojnë elektrolitet dhe mineralet do të ndjeni dhimbje dhe spazma të muskujve. Hidratimi është një nga mënyrat më të mira për ta larguar këtë problem.

Tashmë dihet që lëkura e mirë kërkon hidratim të mirë dhe kjo nuk mund të fillojë vetëm nga jashtë, por edhe nga ajo çfarë fusni brenda trupit tuaj. Nëse ndjeni ndryshime në lëkurë dhe e ndjeni atë të tërhequr e të thatë filloni dhe hidratohuni pak nga pak në mënyrë që të mos e trondisni trupin tuaj.

/AgroWeb.org

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook