Lidhu me ne

Radar

Rama: Fshatrat në Shqipëri janë ndryshe nga ato që paraqiten në televizor ( Janë bosh )

Rama: Fshatrat në Shqipëri janë ndryshe nga ato që paraqiten

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë një takimi me banorët e Bulqizës vuri theksin në zhvillimin e fshatit. Ai theksoi se fshatrat në Shqipëri janë ndryshe nga ato që paraqiten në televizor apo që dalin nga gojët e disa politikanëve të cilët vetëm shajnë dhe fyejnë.

Sipas tij sot qeveria dhe bashkitë i kanë dhënë një tjetër imazh fshatit.

“Do të më lejoni që të përmend këtu disa të dhëna nga zona sepse është vërtetë e jashtëzakonshme puna jua edhe janë vërtetë të jashtëzakonshme të dhënat e kësaj zone të cilën askush përveç jush dhe nesh që e kemi për shkak të të detyrës nuk di gjë.

Po të pyesësh njerëz që nuk jetojnë këtu dhe që nuk kanë lidhje me zonën por që e ndjekin jetën shqiptare dhe ekonominë , punën, fshatin nga televizori me siguri do të thonë që në Bulqizë ka vetëm ca skllevër që mbledhin krom nëpër kodra. Sepse ky është realiteti i televizorit.

Fatkeqësisht gjithmonë e më shumë televizori po bëhet vendi ku shpërndahen gënjeshtra, sajesa, manipulime me helm.

Faktikisht në këtë zonë ne kemi 1144 hektarë të mbjellë me drithëra, kemi 136 hektarë me perime, 160 hektarë patate, 34 hektarë fasule, 266 me pemëtore, 35 hektar vreshta dhe kemi 146754 rrënjë mollë, kumbull, dardhë qershi, që zënë një sipërfaqet të konsiderueshme dhe do të investojmë edhe me financimet.

Faktet e Shqipërisë në fshat janë ndryshe nga çfarë njerëzit që nuk e jetojnë fshatin dinë. Për fat të keq gjithë ajo që thuhet jo vetëm që krijon idenë që fshati është në mjerim, por çdokush duhet të informohet dhe të mos përdoret nga dezinformomi, të cilat për fat të keq janë pjesë e të bërit politikë.

Një pjesë e atyre që bëjnë politikë nuk pushojnë se helmuari njerëzit, nuk pushojnë së gënjyeri së shpifuri me fjalë që vetëm na largojnë nga traditat, doket dhe zakonet”, tha Rama.

Ndërkohë kryeministri ftoi bujqit, fermerët dhe blegtorët që të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe me bashkitë në mënyrë që prodhimet e tyre të marrin më shumë vlerë.

Ndërsa shtoi se qeveria do të jetë gjithmonë në krahë të njerëzve punëtorë.

“Sa u përket atyre që u thanë këtu, unë besoj se kryetari i Bashkisë meriton të përgëzohet për faktin se është ndër të paktit kryetarë bashkie që ka kuptuar se jo vetëm me reformën territoriale bashkia nuk është vetëm qyteti por i gjithë territori, por edhe se Bashkia në raport me fshatin nuk mund të jetë thjeshtë një autoritet që merret vetëm me rrugë, ujësjellës por duhet të futet më thellë në bashkëpunimin për prodhimin, grumbullimin dhe shitjen e prodhimit.

Edhe ky treg edhe projektet e tjera janë provë e kësaj. Foli dikush për stallat, po ju them që është e gjitha në dorën tuaj edhe në dorën e bashkisë”, tha Rama.

MË TEPËR

Radar7 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore8 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook