Lidhu me ne

Mix

13 gjërat që të gjithë burrat duhet të dinë për gratë shtatzëna

pregnnat
Është shumë e rëndësishme që gjatë muajve të shtatzënisë, bashkëshorti të dijë të sillet siç duhet me gruan, e cila, për shkak të ndryshimeve trupore, mund të ndryshojë edhe “karakterin”.
1. Ushqejeni bashkëshorten tuaj vazhdimisht
Të gjithë e dinë se ushqimi është i rëndësishëm për një grua shtatzënë. Ajo që mund të mos dini është se koha është shumë e rëndësishme. Nëse gruaja juaj ka uri, kjo do të thotë se e ka seriozisht, e mbi të gjitha kërkon të ushqehet në atë çast. Mos hamendësoni se shprehja e dëshirës për të ngrënë diçka, është një plan afatgjatë, përkundrazi sa më shpejt t’ia plotësoni dëshirën, aq më mirë do të jetë.
2. Ushqimi s’do të ketë limit
Ka shumë mundësi që gjatë viteve të mëparshme të martesës të jeni kuptuar shumë mirë për ushqimet që pëlqeni të konsumoni së bashku. Por gjatë shtatzënisë, nuk do ta njihni më “stomakun” e saj. Ajo do të kërkojë dhe do të konsumojë gjithçka. Mos e gjykoni për gjërat që preferon të hajë, nuk është diçka që mund ta kontrollojë. Për më tepër mos kërkoni t’u vini limit ushqimeve që kërkon.
3. Bëhuni gati për shtim në peshë
Çdo bisedë mes jush do të përfshijë nga pak ushqim dhe ky nuk është një ekzagjerim i juaji. Fakti interesant është se gjatë shtatzënisë, femrat nuk janë të vetmet që shtojnë në peshë. Edhe bashkëshortët e tyre shëndoshen gjithashtu. Me shumë gjasa sepse ju pëlqen ta shoqëroni gjatë kohës që ajo ushqehet.
4. Mos i tërhiqni vëmendjen për shtimin në peshë
Nëse ka ndonjë shkak përse bashkëshortja juaj po shëndoshet, ai shkak gjendet brenda saj. Mos merrni mundimin t’ia vini në dukje që kilogramët e saj sa vijnë e rriten. Asnjë femër nuk do t’i humbë linjat, por gratë shtatzëna janë të shëndosha dhe e dinë, por kjo nuk përbën ndonjë ndryshim.
5. “Truri i shtatzënisë” është i vërtetë
“Truri i shtatzënisë” është i vërtetë. Fillon të shfaqet çdo ditë kur ajo kërkon për syzet që i ka mbi kokë apo për gjërat që nuk mund t’i gjejë, por që janë aty. Kjo situatë mund të ndodhë prej mungesës së proteinave dhe prej zhvillimit të fëmijës.


6. Lamtumirë sens humori
Lajmi i mirë është se do të bëheni me një fëmijë, ndërsa lajmi i keq është se nuk ka mjaftueshëm vend për një fëmijë dhe për sensin e humorit. Jo vetëm prej gjendjes shëndetësore me të përziera, dhembje koke, lëkundje të humorit të përgjithshëm, por edhe prej ndjeshmërisë së tepërt, do ta keni më të thjeshtë ta bëni gruan të qajë sesa të qeshë.
7. Lamtumirë marrëdhënie seksuale
Do ta keni të vështirë të jepeni seksualisht pas dikujt që çdo mëngjes do të ketë të vjella apo do të përjetojë ndryshime që s’do t’i kuptojë as vetë. Megjithatë duhet të mendoni të mirën e përgjithshme dhe të sakrifikoni pak nga dëshira seksuale.
8. Trupi i saj po zmadhohet, por jo për ju
Një grua shtatzënë fillon të zmadhohet gjithnjë e më shumë. Këtu përfshihen edhe pjesët tuaja të preferuara tek ajo. Por kjo nuk do të thotë se jeni i lejuar t’i “përdorni” ato pjesë. Është një e vërtetë e trishtë, por gjithçka ju duhet është durim.
9. Ju nuk mund ta lëndoni bebin
Sapo të gjeni pozicionet e duhura për të kryer marrëdhënie seksuale ashtu siç është më e përshtatshme për të, asgjë nuk do të jetë më problem. Shumë meshkuj tremben se mos organi i tyre dëmton fëmijën, por nuk ka asnjë arsye për këtë. Ndihuni të lirë të përjetoni kënaqësinë e merituar me bashkëshorten tuaj.
10. Do të zëvendësoheni ngadalë nga jastëkët
Një grua shtatzënë ka një mik të ngushtë, ose më saktë shumë miq të ngushtë, këta janë jastëkët. Do të shpenzoni shumë para për të blerë jastëkë sa më të rehatshëm për të, por jo vetëm kaq. Jastëkët do të jenë më pranë saj sesa vetë ju.
11. Mos e trajtoni atë me delikatesë të tepruar
Shumë meshkuj priren ta tejkalojnë kujdesin që duhet të tregojnë ndaj grave të tyre. Kjo është një gjë e mirë, por teprica nuk është kurrë pozitive. Lëreni të bëjë punë të vogla, të cilat nuk do të rrezikojnë fëmijën, por mos e bëni të ndihet si qelq që mund të thyhet nga çasti në çast.
12. Femrat shtatzëna bëhen përtace.
Mos prisni shumë nga gruaja juaj, a nuk është një fëmijë një “punë” e mjaftueshme për disa muaj? Mësohuni me përtacinë e saj, jo prej dëshirës, por prej ndryshimeve trupore që po pëson dhe prej peshës së madhe që i duhet të mbartë në barkun e saj. Është koha që ju të kontribuoni në punët e shtëpisë.
13. Mos u ankoni.
Mos merrni as mundimin më të vogël, të ankoheni te bashkëshortja juaj për periudhën jo të mirë që po kaloni. Një gjë është e sigurt, ajo po heq më keq sesa ju, ndaj bëni pak durim dhe silluni në mënyrë bashkëpunuese.

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook