Lidhu me ne

Mix

Ora Rolex, fakte interesante …

Historia pas Rolex-it, si lindi “perandoria” e orës

Sot, përveçse një markë e famshme, konsiderohet si një nga organizatat jofitimprurëse më të mëdha në botë.

Historia pas Rolex-it, si lindi “perandoria” e orës

Është fakt që kompania e famshme e orëve Rolex është një nga shembujt më tregues të markave luksoze në mbarë botën.

Lindja e një marke premium

Edhe pse Rolex është një markë zvicerane premium e orëve, ajo u themelua në Britani, konkretisht, në Londër në vitin 1905. Fillimisht quhej Wilsdorf and Davis (W&D), pasi ishte në pronësi të biznesmenit Hans Wilsdorf dhe kunatit të tij Alfred Davis.

Në vitin 1908, Willesdorf donte një emër tjetër për kompaninë e tij. Kështu ai regjistroi Rolex si markën tregtare të biznesit të tij. Në vitin 1910, kompania fitoi për herë të parë, çmimin për aftësi të jashtëzakonshme kronometrike në Vjenë, Zvicër. Marka ka arritur të bëhet një nga më të mirat në fushën e saj, falë epërsisë së saj kronometrike.

Në fakt, sipas asaj që raportohet, ajo u regjistrua si MontresRolex SA në Gjenevë për shkak të taksave të larta të pasluftës të vendosura mbi mallrat e luksit. Në të njëjtën kohë, marka Montres Rolex SA zhvendosi bazën e saj të operacioneve në Gjenevë, Zvicër. Më pas u riemërua, Rolex SA.

Zhvillimi dhe progresi

Kur Hans Wilsdorf themeloi kompaninë e tij, ai kishte një synim të qartë për atë që donte të përfaqësonin orët e dorës që ai krijoi. Filozofia e kompanisë ishte që orët duhet të jenë pjesë integrale e jetës së pronarëve të tyre.

Edhe kur Rolex arriti qëllimin e vendosur, pronari i saj donte më shumë. Ai donte që produktet e kompanisë së tij të famshme të performonin jashtëzakonisht mirë, pavarësisht nga mjedisi në të cilin ndodhen. Ky fakt çoi në krijimin e markës Oyster Rolex, një nga markat e para të orëve dore të papërshkueshme nga uji. Kjo lëvizje ndryshoi lojën për Rolex njëherë e përgjithmonë.

Gjatë 50 viteve të ardhshme, u lëshuan shumë linja të orëve Rolex. Çdo koleksion i firmave Rolex ka qenë i jashtëzakonshëm. Ndërkohë, Wilsdorf gjeti disi kohë për të krijuar një markë binjake, markën Tudor. Marka e re u themelua rreth vitit 1946 me synimin për të zhvilluar një markë orash më pak luksoze, por në të njëjtën kohë me cilësi të lartë, me çmime më të ulëta.

Fondacioni Hans Wilsdorf

Ndërsa ende mund të pyesni veten se si emri jofitimprurës lidhet me një markë si Rolex SA që shet ora luksoze me çmime të shtrenjta, duhet të vini re se Fondacioni Hans Wilsdorf u themelua në vitin 1944 kur vdiq gruaja e Wilsdorf. Pas vdekjes së saj, Wilsdorf transferoi të gjitha aksionet e tij si pronar i vetëm nga Rolex SA te Fondacioni Hans Wilsdorf, i cili është i autorizuar nga qeveria zvicerane për të vepruar si një fondacion bamirësie. Në këtë mënyrë ai përjashtohet nga pagimi i taksave.

Organizatë jofitimprurëse

Rolex mund të konsiderohet si një nga organizatat jofitimprurëse më të mëdha në botë, por kjo nuk do të thotë se kompania e famshme e orëve nuk nxjerr fitim, por se nuk është e interesuar të bëjë fitim. Në fakt, Rolex SA shpenzon pjesën më të rëndësishme të fitimeve të saj për bamirësi dhe jo për pagesa  bonus për aksionerët dhe drejtuesit, ndryshe nga markat e tjera luksoze.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix1 ditë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix1 ditë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar1 ditë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar1 ditë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix1 ditë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook