Lidhu me ne

Aktualitet

Rama shpërthen dhe e quan Britaninë “çmendinë”, por nuk shpjegon dot qeverisjen e tij, që ka “çmendur” shqiptarët!

Rama shpërthen dhe e quan Britaninë "çmendinë",

Edi Rama ka qenë mjaft i ashpër në reagimet e tij, pas deklaratave të Sekretares së Brendshme në Mbretërinë e Bashkuar, Suella Bravernman, e cila foli në parlament për emigracionin e paligjshëm, ku shqiptarët po spikasin për kalimin me gomone nga Franca në Britani, duke u renditur të parët. 

Rama e ka quajtur Britaninë një vend që po kthehet në “çmendinë”, gjatë një intervistë për BBC, ndërkohë që ka akuzuar autoritetet se deklaratat e tyre nxisin ksenofobi. 

Kryeministri kishte një ton agresiv, ku në disa momente dukej sikur ishin britanikët ata që po dyndeshin drejt Shqipërisë me gomone…

Është një turp për civilizimin tonë, të dëgjosh fjalë të çmendura që hidhen në ajër si normalitet. “Pushtimi” ishte kulmi.  Nuk ka lidhje me një person, por me një klimë që është krijuar, gjetja e deleve të zeza dhe fajësimi i të tjerëve edhe kur është shumë e qartë se edhe nga Tirana, që nuk është afër Londrës, që bëhet fjalë për politika të dështuara, jo për shqiptarët, alienët apo gangsterët.  Kjo gjuhë nuk vjen për mirë. Kjo gjuhë nuk është program apo politikë, i hedh benzinë ksenofobisë dhe targeton komunitetet, duke dalë jashtë traditës britanike për integrimin e minoriteteve. 
Britania ka qenë model për këtë, tani po kthehet në çmendinë!”, deklaroi Rama. 

Megjithatë, përtej ulërimave të Edi Ramës, cilat janë faktet e emigracionit të paligjshëm që shqetësuan britanikët? 

Vetëm në vitin 2022, në këtë vend kanë ardhur rreth 12 mijë emigrantë shqiptarë me gomone. Në vitin 2021, kjo shifër ishte vetëm 800 ndërsa në vitin 2020, vetëm 50 persona kaluan kanalin për të ardhur drejt Britanisë. 

Shifrat në fakt janë vërtetë shqetësuese dhe Shqipëria rendit e para, me numrin më të lartë të personave që vijnë me gomone, duke kaluar kështu Afganistanin, Sirinë, Egjiptin, etj. 

Shqetësimi i politikanëve britanikë, duket legjitim, veçanërisht nëse marrim parasysh se Shqipëria është një vend i sigurtë, ku nuk ka luftë dhe i cili nuk është përfshirë nga ndonjë katastrofë natyrore. Atëherë përse emigrojnë shqiptarët? 

Përgjigja e kësaj pyetje, më shumë ka të bëjë me mënyrë se si qeveriset Shqipëria, me humbjen e shpresës së të rinjve, papunësinë, krimin e organizuar, që ka kapur çdo qelizë të vendit dhe pastron paratë (së shpejti ndoshta edhe me ligj) dhe politikat e qeverisë së Edi Ramës, që është në pushtet prej më shumë se 9 vitesh. 

I pyetur nga gazetarja e BBC, lidhur me politikat e Shqipërisë dhe mos ndoshta ato kanë lidhje me fenomenin që ka habitur britanikët, këtu Rama e uli pak tonin dhe akuzat për “çmenduri” britanike. Ai deklaroi se Shqipëria ka korrupsion, por tentoi të shfajësohet duke thënë se njerëzit gjithmonë kërkojnë mundësi më të mira, duke e krahasuar edhe me migrimin e brendshëm në MB, ku qytetarët zhvendosen nga zonat periferike drejt qendrave. 

“Jam i neveritur nga kjo politikë, që në fund të fundit do të dështojë”, deklaroi Rama, por nuk shpjegoi dot përse shqiptarët janë të neveritur nga politika në vendin e tyre dhe po largohen masivisht, duke u kthyer në problem për vendet e tjera. 

Po kështu një tjetër shifër shqetësuese për britanikët, është fakti se shqiptarët përbëjnë popullësinë më të madhe të huaj, që popullon burgjet britanike, duke kaluar edhe polakët, të cilët kanë një përqëndrim shumë më të madh në këtë vend. 

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook