Lidhu me ne

Radar

Gruaja në Shijak: Na kënaqet syri këtu, 500 euro gaz e drita në Belgjikë

Ajo shtoi dhe faktin që në vendin e huaj shqiptarët përbuzen për të qenë më koherente me fjalët e kryeministrit Rama që prej ditësh përplaset me autoritetet britanike për valën e emigrantëve.  

Qeveria i përgjigjet valës së ikjeve me propagandë, gruajaGruaja në Shijak

SHIJAK– Valës së ikjeve nga Shqipëria, qeveria ka vendosur t’i përgjigjet përmes propagandës së inçizuar në Shijak. Ishte një zonjë e pranishme mes qytetarëve që sot presin të tërheqin çelësin e shtëpisë së rindërtuar pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, tha se ishte emigrante prej 30 vitesh në Belgjikë, por me shpirt jetonte në Shijak. Zonja në fjalë u shpreh se është krim të largohesh nga Shqipëria, pasi në Belgjikë paguanin 500 euro çdo muaj, energji elektrike dhe gaz. Ajo shtoi dhe faktin që në vendin e huaj shqiptarët përbuzen për të qenë më koherente me fjalët e kryeministrit Rama që prej ditësh përplaset me autoritetet britanike për valën e emigrantëve.  

“Përshëndetje, unë ju uroj zoti ministër, më falni kryeministër Edi Rama, ju uroj mirëseardhjen. Jemi shumë të lumtur për fjalët që thatë dhe i mbajtët. Falenderoj dhe kryetarin e komunës tonë që ka bërë çdo gjë për Shijakun, unë jam shijakse, apartamenti im është prishur dhe ndërtuar. Unë jam emigrante në Belgjikë dhe me dëshirën time, 30 vite në Belgjikë, por do të isha kthyer në Shijakun tim të dashur. Atje jeta nuk është lule, paguajmë 500 euro në muaj, 300 gaz, 200 korent. Shtëpinë e kam ble me bankë, jemi qiraxhinjtë e bankës. Po të huaj jemi, me një shikim, domethënë që, një oërbuzje, është krim të ikësh nga vendi jot. Unë Shijakun e dua shumë dhe jam e kënaqur që ka lulëzuar nga Rama dhe Arbana. Ky njeri i përsorur i ka qëndruar popullit aq afër, me komunikimin e tij më përfekt, zoti ministër, më fal zoti kryeministër. Të uroj mirëseardhjen sa herë të duan në Shijak, na kënaq syrin, në kënaq vendin, na zbukuron vendin, faleminderit,”- tha zonja.

Mediat britanike vazhdojnë dhe i dedikojnë dhjetra artikuj shqiptarëve që kalojnë Kanalin me gomone për të kërkuar azil në Angli. Gjithashtu disa media kanë zhvilluar edhe reportazhe në Shqipëri, duke zbuluar edhe sesi ikin në Francë e jo vetëm, për të kaluar më pas në Angli me gomone. Por reagimi i kryeministrit Edi Rama erdhi kur sekretarja e Brendshme, Suella Braveman e konsideroi një ‘pushtim’ hyrjen e mbi 40 mijë shqiptarëve në Angli. Rama theksoi se nuk mund ta toleronte reagimin e Braverman, të cilin e konsideroi ‘të çmendur’ dhe një sjellje që ushqen ksenofobinë. Ai i bëri thirrje që të ndalojë ‘diskriminimin’ ndaj shqiptarëve në përpjekje për të justifikuar dështimet e politikave në Britani.

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix15 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix16 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix16 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix16 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix16 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook