Lidhu me ne

Mix

7 këshilla nga ekspertët për të jetuar më gjatë

Ekspertja e fitnesit, mirëqenies dhe ushqimit Penny Weston rendit shtatë mënyra për të zgjatur jetën tuaj

“Bëni më shumë se*s”, 7 këshilla nga ekspertët për të jetuar më gjatë

Ka shumë faktorë që ndikojnë se sa do të jetojmë. Ekspertja e fitnesit, mirëqenies dhe ushqimit Penny Weston rendit shtatë mënyra për të zgjatur jetën tuaj, sipas Express.co.uk.

Shëtisni një qen

Sipas saj shëtitjet e gjata dhe të rregullta ditore reduktojnë stresin, të forcojë kockat dhe të rrisë fuqinë dhe qëndrueshmërinë e muskujve. Ecja mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të tilla, si të zemrës, diabeti i tipit 2, osteoporoza dhe disa lloje kanceri.

Hani arra
weston thotë se, arrat janë burime të mira të yndyrës, fibrave dhe proteinave dhe kështu ato do t’ju bëjnë të ndiheni më të ngopur për më gjatë.

Një studim i botuar në NeW England Journal of Medicine zbuloi se ata që hanin më shumë arra kishin një rrezik më të ulët të vdekjes veçanërisht nga kanceri, sëmundjet e zemrës ose sëmundjet e frymëmarrjes.

Mos vdisni urie

Sipas ekspertes, dietat kufizuese mund të jenë të rrezikshme për një sërë arsyesh, siç është fakti se ato mund të çojnë në humbje të muskujve, të shkaktojnë lodhje dhe letargji, si dhe mangësi në vitaminat dhe mineralet thelbësore. Për një periudhë të gjatë kohore ato mund të rezultojnë në ndalimin e menstruacioneve të grave dhe mund të ndikojnë në fertilitetin.

Bëhuni veganë

Veganizmi mund të jetë sekreti për të jetuar më gjatë, sipas ekspertes së fitnesit.

“Një studim i botuar në Journal of Nutrition zbuloi se veganët kanë më shumë antioksidantë në trupin e tyre, ndoshta për shkak të konsumit më të lartë të frutave dhe perimeve.”

Bëni më shumë seks

Weston shpjegoi se, shumë studime të ndryshme kanë treguar se një jetë seksuale aktive është e lidhur ngushtë me një jetë më të gjatë.

“Seksi ka shumë përfitime, duke përfshirë uljen e rrezikut të sulmeve në zemër, goditjeve në tru dhe sëmundjeve të tjera të zemrës.”

Merrni suplemente

“Kërkoni përbërës që të rrisin humorin për të ruajtur shëndetin e mirë mendor”, thotë Weston.

Për shembull, acidet yndyrore Omega 3 shërbejnë për të përmirësuar gjendjen e një gruaje e cila është bërë nënë.

“Kërkoni këshilla mjekësore se cilat suplemente mund të ndihmojnë çdo gjë që po përjetoni, qoftë lodhje, humor të ulët apo mungesë energjie.”

Pini më shumë ujë

Ekspertja e fitnesit sugjeron që pirja e sasive të mjaftueshme të ujit mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë dhe kancerit të fshikëzës.

“Ai gjithashtu ndihmon në lubrifikimin e kyçeve, hidratimin e qelizave dhe largimin e toksinave përmes mëlçisë dhe veshkave tuaja, duke ju ndihmuar të jetoni më gjatë.”

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix1 ditë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix1 ditë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix1 ditë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix1 ditë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix1 ditë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix1 ditë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix1 ditë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix1 ditë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix1 ditë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook