Lidhu me ne

Letersi

“Nën qarr po rrinte vasha” nga Anton Pashku

Anton Pashku: Klithma... - ObserverKult

Syni s’e sheh synin matanë hundës
zemra e sheh zemrën matanë bjeshkës
(Thuhej dikur në Has)

1.
Qetësinë, befas, e zhdavariti rrokullisja e një guri.

2.
Mbasi guri theu qafën teposhtë malit, Dila e Marisë desh të çohej për të parë ku i kishte delet dhe a mos ishin trembur, por therra e murrizit, që iu ngul pardje, – kur shkoi ta kthejë një qengj që kishte mbetur prapa grigjës, – e therri në thembër, e cila po i mblidhte qelb. E këputi dhembja e fortë: përsëri u shtri nën qarr. Ballin ia rimuan djersët. U zbeh. Mbylli sytë.
Gjëja e fundit që pa Dila, para se t’i lëshonte këlkatëset, ishte qielli i gjerë ding me bashka të reve që, përtueshëm, udhëtonin dikah…

3.
S’i ndahej dhembja. Therra e therrte pajada. Iu duk se do të mbetej përgjithmonë aty, nën qarrin plak. Se nuk do të mund të çohej kurrë për t’i prekur kryet në krahoshin e varur në rremin e një dege të qarrit më të moçëm, më krahëhapur, më majëlartë se asnjë qarr tjetër në këto anë.
“O Zot, – mendoi, – a e di kush sa asht i vjetër ky qarr – dhetë, njizet, njiqind apo, ndoshta, pesëqind vjet?”

4.
Kur nxente dielli, qarri lëshonte një hije të gjerë e të rrasët që ta flladiste shpirtin. Aty mund të shtrohej sofra për nja, mos i thanshin rrenë, njëzet e katër burra, njëzet e katër cuba. Dhe ndoshta përnjëmend, mendoi kjo tashti, janë ulur ndonjëherë aq burra të dheut, aq cuba të malit – ku e di ti se jo! Por, megjithatë, s’kishte parë a dëgjuar kurrë se në hijen e qarrit të saj të dashur të kishin hëngër e pirë njëzet e katër burra, njëzet e katër cuba me mustaqe vesh më vesh – ku e di ti se po!

5.
Të gjithë e quanin Qarri i Drangonit. “Njâtë kemi!” i thoshin gjyshja e nëna. “Mo’atje, se t’shiton zana!”

6.
Gjyshja e nëna na i ki’n pas kallëzuar se moti, aq moti sa askush i gjallë nuk e dinte kur, një Drangua kishte pas rënë në dashuri me Zanën, shtatselvinë e katundit të tyre.
Mirëpo
që në djep
në djepin me kaptell të shkruar me brisk për mrekulli.
Drangonin na e ki’n pa’ fejuar me një tjetër. E tjetrën, të cilën kurrë s’e kishte parë, s’ia donte e s’ia donte zemra.
Po edhe Zanën
që në djep
në djepin që përkundte gjyshja si gjithmonë në zi
na e ki’n pa’ fejuar me një tjetër. E tjetrin, të cilin kurrë s’e kishte parë, s’ia donte e s’ia donte zemra.
Kur ki’n pa’ marrë vesh
vrer i zi na ish bërë babai i Zanës
mullan plot qelb e gjak të keq na ish bërë babai i Drangonit
kurse
një ditë prej ditësh
Zana e Drangoni ki’n pas bërë fjalët për të ikur në mal – tinëz. Dhe ata ki’n ikur – tinëz. Dhe te qarri na i ki’n pas parë pëllumbat e zogjtë krahëshkruar – të lumtur. Pëllumbat e zogjtë, mbasandej, kishin fshikur krahët në ajrin e pastër të qiellit të kthjellët si loti, dhe ki’n fluturuar gjithë ditën e lume përmbi katund për t’u kallëzuar njerëzve se Zana e dashka Drangonin – si ara e shkrumuar shiun. Por, askush s’i dëgjonte.
Se
katër burra
katër rrotela të kërleshur
babai i Zanës, babai i të fejuarit të Zanës, babai i Drangonit, babai i së fejuarës së Drangonit
haheshin. E kishin shkrehur: përshesh të bëheshin. Dhe pëllumbat e zogjtë krahëshkruar u trembën
nga krisma e martinave, plasja e kobureve, tym i zi i barotit, tym i zi i luftës fis me fis – flaka përlau shtatë copë katunde.
E u kthyen pëllumbat e zogjtë, e u kallëzuan Zanës e Drangonit për çdo gjë që kishin parë. Zana e Drangoni ishin pikëlluar shumë, dhe ki’n thirrur pëllumbat e zogjtë e ki’n thënë:
“Amanet, o more pëllumba! Amanet, o more zogj! Kur t’na shihni se jemi shtri njani pranë tjetrit, ejani dhe ngjyeni nga nji pupël në gjakun e varreve tona dhe shkoni e i lëshoni katund m’katund, shtëpi m’shtëpi…”
Një qyqe e ngratë pat kukatur tri herë midis dy degëve të një lisi shumë të thatë.

7.
Vashës që rrinte nën qarr, Dilës së Marisë, iu duk se ishte shtrirë mu në vendin ku, Zana e Drangoni, kishin ndërruar jetë. Zemrën ia kaploi një nderim fort i thellë. Bile, luajti pakëz vendit, ashtu si luante edhe babai i saj kur përmendej emri i pajtorit të oxhakut të tyre.

8.
Heshtte.

9.
Tinëz, ngadalë, e zuri dëshpërimi. Kurrnjëherë s’i ishte dukur vetja më e vetmuar, më e ngratë, se tashti. Çdokush e kish harruar – iu duk. Iu bë se s’kishte njeri të lemë që mendonte për të. E, pra, aq shumë dëshironte që të mendonte dikush për të.
10.
E mori gjogu i ëndrrave, i cili, si duhia, e çoi në trok drejt njëfarë vendi të panjohur, në një copë toke në midisdisit të detit. Eu, po kjo ishte njajo toka e çuditshme, për të cilën i kish kallëzuar Delia i Ndreut, i Ndre Delisë. Ç’mos i kishte kallëzuar:
atje, në atë farë toke të bukur, të cilën e kishte parë kur kish qenë në “ushtrinë e detit”, dielli nxen gjithë ditën e lume
kurse nata
nata s’është natë, si këtu

hëna, sa një kallamboçe e çerepit, del nga deti dhe zdritë tokën midis ujit të njelmët, të cilit
s’i dihet skaji.
“A kurrë s’bie shi?”
“Bie, por nuk asht si ky i yni, që t’ban gozhdar!”
“Po thue?”
“Jo, për këta dy sy! Tekembrama, do ta shohësh…”
“Kush…unë?!”
“Ti”.
“Unë?!”
“Unë ti”.
“Bashkë?!”
“Pojzi”.
“Po a je ti në mend? A s’e ditke hiç se m’kanë dhanë?!”
“Si s’e ditkam, moj Dilë…”
“Ani edhe ty ta kanë zanë nji tjetër!”
Delia i Ndreut, i Ndre Delisë, e kish shikuar drejt në sy, të cilët Dila, prej turpit, i kish paluar. Delia, mbasandej, ia kish kapur krahun dhe ia kish shtrënguar aq fort, sa Dila s’pat duruar pa i thënë:
“Uf, djalë, djalë… ç’je tu’ ba kështu?”
“Mos u tremb, moj Dila e Marisë, mos u tremb!” – kish thënë Delia i Ndreut, i Ndre Delisë. “Mos u tremb, ani që deti asht i gjanë e i fellë! Do të dalim matanë dhe do të mbërrijmë në tokën e midisdisit të tij”.
Dila pâ se Delia ish burrë që s’i vetëtonte ashkja e syrit.

11.
Dëgjoi shushurimën e gjetheve, që zuri t’i fërkonte një erë e lehtë, e cila sillte pika shiu të ftohtë. Çeli sytë: qielli ish ngrysur në të katër anët. U çua, mezi u çua: pa delet e tubuara në një rogë – krejt të frikësuara nga murmurimat dhe vetëtimat. I ndolli, dhe ato u nisën mbas Dilës së Marisë që ecte duke shqepuar, që mbahej me të vështirë: therra në thembër e therrte pajada. Kurse mali ushtonte. Nëpër ushtimën e tij të mnershme iu bë se dëgjoi një zë njeriu, i cili e thërriste. U ndal. Delet ikën para saj dhe, me krye teposhtë, tretën në shtegun e ngushtë dredha-dredha që të shpjente në katund. Mbeti vetëm. Pa kur një si tojë e zjarrtë, tojë rrufeje, u rrek për ta zdritur malin. U dëgjua një murmurimë e hatashme; si me dorë, diçka e preku në zemër dhe e lëshoi për dhe. Mbasi u rrëzua, mendoi se e vrau rrufeja.
“E pata!” – tha dhe zuri të priste për të vdekur. Priste. Por, ama, nuk vdiste. Bile, si në kllapi, diktoi se dikush po e bante. Ngutshëm.
“Aman, o Zot, ty t’kofsha true, a m’kallzon – kah je tu’ m’çue?”
“Kah deti… Në midisdisit të detit…”
“Ani me therrë në thembër?”
“S’asht gja therra… Therrën do ta qërojë deti…”
“Aman, o Zot…”
“O, s’jam Zoti, s’jam moj Dila e Marisë, po jam Delia i Ndreut, i Ndre Delisë!”
Një kalë i bardhë, ama më i bardhë se korja e borës, që sall zjarr nuk villte prej gojës, kaptoi Brinjën e Lisit të Gjatë dhe doli e treti në Bjeshkë të Lagamirit…

12.
Bash kur kafexhiu po ia thoshte me zë të ulët “po bjen shiu sixhim-sixhim, ç’po i qet vegshit bytha tym”, në kafenenë e vogël të katundit – krejt i përlloçur e me shpirt në fyt, – u rras Biba i Lleshit, Llesh Bibajt.
“N’kambë, sokola!” – bërtiti. “N’kambë, bre trima me fletë, se për qiell e për dhé na u nxi f’tyra për jetë!… A s’paske ndie?… Nji Drangue, nji thi karathi, na e muer Dilën nëpër shi… Turr mbas meje!” – tha Biba i Lleshit, Llesh Bibaj dhe turravrap e theu qafën përjasht.
Kurse Leka i Gjonit, i Gjon Gjolekajt, tha:
“Çudë, çudë e madhe!”
“Hë, çka polli?” – pyeti Deda i Gjinit, i Gjin Gjidedajt.
“S’e di hiç, bre burrë i dheut, pse njani sy nuk sheh tjetrin?”
“Dihet he burrë!” – ia kthei Deda i Gjinit, i Gjin Gjidedajt. – “Fajin ma të madh e ka hunda!”
“Hunda e ka fajin, pojzi!” – ia priti Leka i Gjonit, i Gjon Gjolekajt. – “E di, por s’po di ç’duhet të bajmë me këtë hundë?”

Qershor, 1959

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook