Lidhu me ne

Letersi

Poezi nga Ervin Hatibi

HYRJE

pjesëmarrje vullnetare
e fytyrave nëpër
dekore qytetare
faqe që përtërihen
faqe vajzash, fasada dekadash
që përhihen në
fizarmonikime
kolibrore
ditarësh
të një
(dy, tre, katër, pesë…)
adoleshence
me afat të parashikuar skadence

(AGENDA)

të hapësh derën, të mbyllësh derën
të presësh me syze dielli verën
të ndërrosh parfumin
dekorin
kostumin
të bësh maksimumin
të përdorësh telekomandën
të shtypësh tetën
dyshin
gjashtën
të kujdesesh për tonin kur ngre telefonin
-të dielën votonin
të zhysësh kartonin
për një emër
mashkull a femër-si herën tjetër
të ndërrosh fenë, ndoshta dhe seksin
të gjesh pretekstin

(BREAKING NEWS) (BBCNN)

prapë luftë dhe prapë
makinat
e refugjatëve nën avionë
kanë targat perse të
Afganistanit

mjekë pa kufij
të parruar
tymosin
jashtë vdekjes pop të Bob Marlit

(CHORUS)

kinezë, francezë, senegalezë
hieroglife me bojë kine të zezë
njëlloj të gjithë ndryshe ngjajmë
po na shpove njëlloj na del gjak
dhe kokakola
në xhinse gri na del boja
dhe e njëjtë është jehona
pop që lëshojnë fort rrugët tona
(por edhe aroma)
e njëjtë fytyra
përsëritet rruar nëpër pasqyra
si a-të e rrumbullakëta
në fundet e vakëta
të emrave italianë
të grave
të fqinjëve tanë
(me rimë)

2002-3

THIRRORE KORRIDORI

Goca t’buk’ra të rinisë sime të parë
Për ju më hapen e më bien përduarsh
Freskoret kineze të enumeracionit
Me ju hapen e mbyllen afresket
Përgjithësisht bardhezi
Të arkivave të tranzicionit
“…Sonila Sopi u gjet e therur
Në Milano, në plehra e hedhur”
Gocat e buk’ra të rinisë sime të parë
Ju ishit pa e ditur dhe pa faj
Bija të luleve të San Franciskos oqeanike
Por shampot ju vinin nga Bullgaria
False dhe ballkanike
Ju vetëm liri, liri kërkonit
Dhe mëshirë nga motoristët e palarë të Babrroit
Goca të mira të Tiranës së parë
Burrat tuaj janë reporterët italianë
E ju më dukeshit të gjitha të mira
Kurse unë isha thjesht i pakrehur
Dhe nuk kam pasur kurrë Sida
Thjesht më pëlqenin legjendat dhe Stigma
Si kafshë shtëpiake, por e egërsuar
Ju vrojtoja
Përtej Bob Marlit biond të flokëve të mi
Goca të mira, të njohura, të Tiranës së natës
Me zhargonin tuaj të zhdukur tashmë
Bashkë me baret efemere
Në Jug t’Unazës
Bashkë me pseudonimet romantike të spaçatorëve të
Vjetër
Që në fakt e nxirrnin bukën
Me ndonjë zanat tjetër
Zhdukur zërat tuaj si mente në mitingun e opozitës
Që zgjaste sa besimi ndaj politikës
Zhdukur përfundimisht silueta juaj e mirë
Nëpër palestra
Ku sot fabrikojnë një tip femrash të tjera
(pak më të lehta)

Shënim: Cikël i marrë nga vëllimi “Pasqyra e Lëndës”, shtëpia botuese “Ora”, 2004

MË TEPËR

Mix7 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix7 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix7 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix7 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix7 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix7 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook