Lidhu me ne

Mix

Johnny Depp ndahet përfundimisht nga Jack Sparrow

Ylli 59-vjeçar luajti për herë të fundit personazhin në vitin 2017, në filmin e titulluar “Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales”

After Claiming He Would Turn Down $300 Million Offer From Disney, Johnny  Depp is Secretly Returning as Jack Sparrow in Pirates of the Caribbean,  Shooting Reportedly Starts Soon in UK

Mesa duket, beteja ligjore e Johnny Depp me Amber Heard i ka kushtuar shtrenjtë atij. Një prej tyre ishte e ardhmja e tij në filmin më popullor.

Pas frymës që morën fansat e aktorit hollivudian, kur dëgjuan të lehtësuar se Margot Robbie nuk do të jetë në rolin legjendar, tashmë ata vijnë përballë një goditje edhe më të ashpër.

Lajmi se Depp nuk do të luajë në “Pirates of the Caribbean” filloi të qarkullojë të mërkurën, 23 nëntor, me raporte që tregojnë se aktori nuk do të shfaqet më në ekskluzivitetin e Disney pas largimit të tij në 2018.

Sipas Daily Mail, çdo pritshmëri e fansave për rikthimin e aktorit, zhytet në baltë dhe publiku duhet të kërkojë mbështetje te aktorët e tjerë, për të luftuar trishtimin.

Ylli 59-vjeçar luajti për herë të fundit personazhin në vitin 2017, në filmin e titulluar “Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales” përpara se gjigandi i filmit ta pushonte atë mes akuzave të bëra kundër tij nga ish-gruaja e tij, Amber Heard.

Gazeta britanike vjen në pikën për të mohuar gjithçka që shkruante “The Sun” deri pak ditë më parë, kur një burim theksoi se filmi i gjashtë i titulluar “Një ditë në det”, ishte duke u përgatitur.

“Depp do të kthehet si Jack Sparrow dhe do të fillojë xhirimet në fillim të shkurtit në një vend të pazbuluar në Mbretërinë e Bashkuar. Gjithçka është në fazën fillestare dhe nuk ka ende asnjë regjisor të lidhur me projektin, i cili quhet “Një ditë në det”. Johnny pritet të bëjë një xhirim provë në fillim të shkurtit përpara se të fillojë prodhimi”, shkruante “The Sun”.

Margot Robbie dhe Piratët

Versioni i ri i “Pirates of the Caribbean” me protagoniste Margot Robbie, duket se nuk ka lulëzuar.

Aktorja ka treguar në një intervistë të fundit se ky film ndoshta nuk do të realizohet kurrë. Duke folur për Vanity Fair, 32-vjeçarja pranoi se Disney anuloi xhirimin e “Pirates”, ku ajo do të kishte luajtur.

Që nga viti 2020, Disney ka njoftuar synimet e për të ecur përpara me një xhirim “me gjini femërore” të “Pirates” dhe për të lënë pas Jack Sparrow të Depp, çështja gjyqësore e të cilit me Amber Heard ishte në pritje. Por kjo ide i përket së shkuarës.

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix7 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix7 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix7 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore7 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix7 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix7 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook